Home » Lajme » Nënshkrimi i Memorandum Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në mes të AKB-së dhe Komunës së Preshevës e Bujanocit ka filluar me aktivitetet e saja

Nënshkrimi i Memorandum Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në mes të AKB-së dhe Komunës së Preshevës e Bujanocit ka filluar me aktivitetet e saja

Nënshkrimi i Memorandum Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit në mes të Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Komunës së Preshevës e Bujanocit, para dy dite në Prishtinë, sot edhe zyrtarsihtë ka filluar me aktivitetet e saja, pikërishtë në 4 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës. Me këtë rast sot kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, me delegacionet tjera bashkëorganizatore të projektit mbarë kombëtarë “100 vjet shtet shqiptarë” nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, dhe Mali i Zi , është duke qëndruar në Prishtinë, ku në aktivitetet e projektit “Java e Biznesit Kombëtarë 2012 – 100 vjet shtetë shqiptarë” kanë bërë homazhe para varrit të ish presidentit të parë të Kosovës Ibrahim Rugova në Prishtinë, të heroit të kombit dëshmorit dhe legjendës së luftës komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, si dhe tek heroi më i ri i kombit, Oficerit të policisë së Kosovës Enver Zymberi në Dubovc. Vlen të theksohet se i tërë delegacioni i bashkëorganizatorëve të projektit madhështorë do të qëndrojnë në Preshevë më 5 Mars në kuadër të konferencës së tretë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch