Home » Lajme » NËNSHKRUHET MARRËVESHJA EKONOMIKE KOSOVË-SHBA

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA EKONOMIKE KOSOVË-SHBA

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar marrëveshje ekonomike me kryeministrin Avdullah Hoti.

Prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë edhe presidenti Hashim Hashim Thaçi dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani.
Kujtojmë se pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakiq, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.
Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, ka nisur edhe takimi brenda ndërtesës së Qeverisë.
Kryeministri Hoti thotë se prezenca e amerikanëve sot në Kosovë, tregon edhe njëherë seriozitetin më të madh të Presidentit Trump, drejt normalizmit të marrëveshjes finale mes të të dyja vendeve.

Ndryshe, me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Thuhet edhe se Kosova dhe Izraeli e pranojnë njëra tjetrën, dhe se Serbia do ta zhvendos ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch