Home » Lajme, Ndërkombëtare » Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Serbi

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Serbi

Bruksel, 19 prill  –
Serbia e ka quajtur pikërisht ndryshimin e kësaj pike si dëshmi se janë përfillur kërkesat e saj dhe se Kosova ka hequr dorë nga insistimi që në tekst të thuhet se “palët nuk do ta bllokojnë njëri tjetrin,e  as të inkurajojnë të tjerët të bllokojnë aplikacionet në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare”.   Në Bruksel është arritur marrëveshja Prishtinë-Beograd. Zyra e baroneshës Ashton thekson se tashmë ka një marrëveshje të nënshkruar mes dy kryeministrave, transmeton KTV .
Paraprakisht, kryeministri Hashim Thaçi e ka quajtur marrëveshjen të mirë për Kosovën, me të cilën, sipas tij, Kosovës do t’i hapen rrugët për anëtarësim në OKB.
Shtypi serb thekson se pika 9, e cila i referohet policisë, ka mbetur e pandryshuar, kurse pika 14, për të cilën pohohet se ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është modifikuar.
Siç mëson “Koha Ditore” nga burimet diplomatike në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër Rasmussenit, përmes së cilës në emër të qeverisë së kosovës zotohet se Forcat e Sigurisë së Kosovës, çfarëdo veprimi në veri të vendit do të ndërmarrin vetëm në koordinim dhe me pëlqimin e KFOR-it.

Përfundon dialogu Kosovë – Serbi, parafohet marrëveshja
Bruksel, 19 prill – 16:44
 – (E plotësuar) Dialogu i Prishtinës me Beogradin ka përfunduar dhe kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë e kanë parafuar marrëveshjen, ka kumtuar Catherin Ashton.
Sipas informatave të B92, gjatë katër orëve të raundit të dhjetë, bisedimet nuk ishin të lehta, sepse për palën serbe kontestet kishin të bënin lidhur me policinë (pika 9) dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare (pika 14).
Siç tonë burime serbe nga delegacioni, mesazhi i ekipit të Beogradit ka qenë se nuk dot heqë dorë nga kërkesat as nga pika dhe as nga definimi më i qartë i pikës 14.
plotësuar:
Arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuam edhe ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Vlora Çitaku. “Tymi i bardhë doli, kemi marrëveshje!”, ka shkruar Çitaku në Twiter.
Marrëveshja është arritur rreth orës 16:00, me të dyja palët që më në fund kanë arritur akordin për të gjitha pikat e draftit të propozuar nga baronesha Catherine Ashton.
Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pritet që t’i hapë rrugë Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova pritet që të fitojë Marrëveshjen për Stabilizim Asociim.

Pesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes  Kosovë-Serbi
Bruksel, 19 prill
 – 11:31 – “Koha Ditore” në Bruksel  ka pasur qasje në planin e marrëveshjes prej 15 pikave, që thuhet  t’ua ketë propozuar palëve në takimin e fundit përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politike të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Këtë plan thuhet ta ketë pranuar pala kosovare, por jo edhe ajo e Serbisë, për shkak të pikës 14, e cila flet për mospengimin reciprok të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Këto janë elementet kryesore të këtyre 15 pikave të marrëveshjes.

1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.

3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror  dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore,  e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.

8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës.  Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.

9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.

10: Sipas marrëveshjes së propozuar  “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.

11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill.  Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.

13: Sipas pikëts 13 palët do të duhej të arrinin  marrëveshje për energji  dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.

14:  Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk  do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë  të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.

Pika 14 sipas variantit të fundit është se “palët janë në pajtim se asnjëra nuk do ta bllokojë, e as të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë rrugën përkatëse drejt BE-së”, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli. 

15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet  një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch