Home » Lajme, Politikë, Vendore » Nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje, LVV-LDK

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje, LVV-LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se është arritur një marrëveshje me Vetëvendosjen pas një kohe të gjatë këtë mëngjes.

“Ne kemi arritur marrëveshje dhe vlerëosjmë se është e mirë në dhe në dobi të Kosovës dhe në dobi të ndyrshimeve që duhet ndodhin në vendin tonë”.

“Kjo marrëveshje është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të gjatë me Kurtin, por edhe me bashkëpunëtorët e tij.

Kemi ardhur në një zgjidhje që vlerëojmë se është në dobi të Kosovës. Mendojmë që kjo qeveri të jetë në të mirë tonë”.

Ai tha se për postin e presidentit do të merremi vesh me Kurtin kur të vijë koha.

“Presidenti të mos jetë pjes ë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar por të dakordohemi me Kurtin dhe ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme. Në këshillin e përgjithshëm vendosim për kryetar të Kuvendit”.

“Nesër do të shkojmë në Kuvend, për dallim nga hera e kaluar, tashmë me marrëveshje për të votuar qeverinë e re. Jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në VV kanë nisur përgatitjet për referendum, sepse kështu e kërkojnë statutet e dy subjekteve tona”, tha Kurti .

“Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka thënë se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

“Konjufca s’do të japë dorëheqje, por ai do të vijë në ekzekutiv”, ka thënë Kurti, i cili nuk ka bërë të ditur se çfarë posti të ri do të marrë Konjufca.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch