Home » Lajme, Vendore » Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e fabrikës në Preshevë

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e fabrikës në Preshevë

Sot në zyren e Kryetares së Komunës u nënshkrua marrëveshja për fillimin e punës së fabrikës për prodhimin e materialit elektrik në Preshevë. Marrëveshja u nënshkrua në mes të Drejtorit të ndërmarrjes “Majurka”, Kryetarit të Odës ekonomike shqiptaro-serbe dhe pushtetit lokal në Preshevë.Palët u dakorduan që fabrika të starton me punë ka mesi i muajit maj kohë kjo e mjaftueshme për akomodimin e ndërmarrjes në hapsirën që do të përcaktohet për zhvillimin e afarizmit të sajë, kurse qysh të enjten pritet të kuptohet lokacioni i saktë i fabrikës prodhuese. Fillimisht do të punësohen 50 puntore, që të gjitha të gjinisë femërore, kurse në fazën e më vonshme pritet të dyfishohet numri i të punësuarve. Ndërmarrja “Majurka” është nga qyteti i Jagodinës dhe veprimtarija e sajë ka të bëjë me prodhimin e materjalit elektrik. Prodhimi nga Presheva do të jetë i dedikuar për tregun e Shqipërisë.
Vlenë të theksohet se pas formimit të shumicës qeverisëse mes Pvd dhe Apn në Preshevë, nënkryetari i degës së Pvd-së dhe zavendës kryetari i Komunës Xhelal Mehmeti pati inicuar hapjen e kësaj fabrike, por kjo atëher nuk ndodhi pasi që, siç patë deklaruar z.Mehmeti, pengesë e kësaj iniciative ishte ish kryetari i Komunës Shqiprim Arifi. Tani pas ndryshimeve që ndodhën në pushtetin lokal në Preshevë erdhi edhe deri te finalizimi i këti projekti shumë domethënës për qytetarët e komunës sonë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch