Home » Lajme, Politikë, Vendore » Nënshkruhet marrëveshje koalicioni mes kryetarëve të APN-së dhe LRPDSH-së

Nënshkruhet marrëveshje koalicioni mes kryetarëve të APN-së dhe LRPDSH-së

Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicion mes kryetarit të APN-së, Shqiprim Arifit dhe të LR-PDSH-së, Sami Salihut.

Këto dy subjekte politike kishin arritur një marrëveshje koalicioni pas përfundimit të zgjedhjeve lokale me 24 dhjetor ku kishin siguruar së bashku 20 këshilltarë ndërsa tani, pas rivotimit në vendëvotimin nr. 5 në Preshevë, përbëjnë 18 ulëse në kuvendin komunal të Preshevës kurse për të qeverisur i nevojiten së paku 20 këshilltarë.

Jo zyrtarisht mësohet se këtij koalicioni mundë t’i bashkëngjiten edhe 2 këshilltarë nga lista serbe e cila arriti që ti siguroj votat për ta kaluar pragun ligjor mbi zgjedhjet prej 5%, në rivotimin e vendëvotimit numër 5 me q’rast ku subjektet politike pjesë e këtij koalicioni (APN dhe LRPDSH) e humbën nga një këshilltarë.

Arrihet marrëveshja politike në mes Alternativës për Ndryshim & Lëvizjës për Reforma -PDSH

Arrihet marrëveshja politike në mes Alternativës për Ndryshim & Lëvizjës për Reforma -PDSH

Posted by Rtv Aldi on Tuesday, February 6, 2018

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore