Home » Lajme, Opinione » NEOKOMUNIZMI I PASSOCIALIZMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI

NEOKOMUNIZMI I PASSOCIALIZMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri Komunizmi ngriti sistemin komunist  të socializmit shtetëror praktiko-eksperimental dhe ekstremisht radikal. Pas vetëshëmbjes së atij regjimi, Shqipëria realisht ka kalur gjatë kësaj periudhe 28 vjecare në  një  regjim  si të një neokomunizmi  demokratiko-kapitalist , pasi ishkomunistët më komunistë  dhe agjentët  e ishsigurimit të shtetit kapën politikën, ekonominë, pushtetin , drejtësinë, shoqërinë civile, mediat dhe pluripartitizmin. Pra komunizmi dhe pushteti  tij vetëm ndërroi maskën dhe ngjyrën .

Më i mirë është një regjim diktatorial ku sundon ligji, se sa një demokraci spekulative dhe manipulatore  ku sundon kaosi, paqëndrueshmëria, anarkia  dhe ku ligjin, drejtësinë  dhe shtetin i përdor korrupsioni, vjedhja, padrejtësia dhe vetëgjyqësia e mafiooligarkisë. Demokracia e praktikuar dhe e zbatuar keq dhe së prapthi është një e keqe shumë pak më e vogël se sa komunizmi dhe qeverisjet e sistemet e tjera para saj, dhe pse jo në ndonjë rast  ndoshta edhe më e keqe se ato. Demokracia po te përdoret si ideologji , po të zbatohet si korrupsion  dhe po të keqkuptohet publikisht ajo do të ishte pastaj  një gënjeshtër e madhe  publike dhe si një thashethemnajë mashtrimi. (Nga Libri“MORALOKRACIA”, AUTOR Skënder Sadri KAPITI)

Duke iu referuar  realiteteve gjithdimensionale si shoqërore, juridike, politike, ekonomike, mjedisore, intelektuale si dhe të krimeve gjithfarëshe: të krimit  të korrupsionit, te krimeve gjyqesore, të vjedhjeve , të abuzimeve me paranë publike, të krimeve mjedisore, të krimeve me pronat shtetërore dhe me ato të qytetarëve , të krimeve  ordinere, të prostitucionit dhe të trafikimit të qënieve njerëzore, të krimit të kultivimit e të trafikimit të drogave, të krimit të shitblerjes se dijeve dhe të diplomave, të papunësisë e varfërisë si dhe të largimit të pandërprerë e të vazhdueshëm të popullsisë më aktive dhe të rinisë shqiptare nëpër shtetet e BE-së; dhe pra duke bërë një bilanc  krahasimor të këtij realiteti a nuk rezulton se paskomunizmi  mashtrimdemokratik i këtij Tranzicioni është shumë më traumatik se sa ishdiktatura?!

Nuk bind dhe nuk besohet më justifikimi i këtij dështimi të madh të demokracisë në Shqipoëri me akuzat sa për shfajësim që i bëjnë politikanët dhe qeveritarët e këtyre viteve të paskomunizmit duke ia veshur të gjitha aresyet dhe fajet regjimit komunist të së shkuarës. Shqipëria si shtet ka rreth 30 vite që mbijeton falë ndihmave, kredive, borxheve dhe donacioneve të huaja. Shqipëria shpëtoi nga katastrofa ku e solli komunizmi në vitet e agonisë së tij në vitet 1990 falë bollëkut  dhe tepricave te ndihmave humanitare të perëndimit, falë asaj të largimit dhe të  strehimit e të punësimit  të shqiptartëve në vendet e Europës Perendimore pasi në Shqipëri nuk mbeti asgjë nga komunizmi përvec depove të armatimit  e të barutit të cilat edhe ato u shpërthyen, u vodhen dhe u grabitën dhe u kontrabanduan nga regjimet demokratike paskomuniste.

Shqipërinë dhe familjet shqiptare edhe sot shumica prej tyre i kanë sytë dhe mbahen nga remitancat dhe dergesat valutore të emigrantëve shqiptarë të punësuar në perendim.

Politika dhe pushteti dështak i këtyre viteve të tranzicionit e shikon perendimin si valvov shkarkimi të papunësisë, të varfërisë, të pasigurisë ekonomike dhe të punësimit për shqiptarët , pra si politikë që si zgjidhje ua imponon shqiptarëve largimin nga atdheu, pra eksodin, ku Shqipëria renditet e para në Europë dhe e dyta në botë për braktisjen nga atdheu sidomos prej rinisë shqiptare. Po kështu dhe aspak më mirë nuk është as gjëndja në Kosovë.

Prej kësaj elite të keqe dhe të papërgjegjshme , korruptive dhe të kriminalizuar Shqipëria  ka sot  imazhin e një vëndi të krimit të organizuar dhe të korrupsionit , dhe si te një narkoshteti.Dështimi tjetër  i  madh demokracisë dhe shtetit demokratik e ligjor në Shqipëri i ka ardhur nga padrejtësia dhe falimentimi i sistemit të drejtësisë, ku si pasojë e këtij dështimi ndërhynë SHBA dhe BE për miratimine VETTING-ut, të kësaj reforme jetike për Shqipërinë dhe për shqiptarët. 

Disave, atyre , sidomos atyre apo asaj kaste politiko-korruptive dhe përfituesve të politikës dhe të drejtësisë ndoshta nuk u pëlqen ky konstatim pasi ata janë shumë herë dhe pakrahasimisht më shpirtzinj, më antihumanë dhe më të dëmshëm se sa sunduesit e pushtetarët e diktaturës.

Nuk mund të krahasohet vjedhja, krimi ekonomik, papëgjegjshmëria, privilegjet , as pasuria që kanë vënë politikanët shqiptarë të tranzicionit  paskomunist vetëm për meritën dhe faktin se ata janë  politikanë e pushtetarë,  dhe duke krahasuar  neonomenklaturën e kësaj elite politike të sotme  me nomenklaturen dhe me pushtetaret e ishdiktaturës nuk  mund të krahasohet abuzivizmi, krimi dhe korrupsioni i politikanëve  dhe  i qeveritarëve të tranzicionit  as me ishministrat e ishbyroistët komunistë.Nuk mund të krahasohen abuzivizmi , zullumet dhe hajnitë e vulëmbajtësve dhe e pushtetit të  kryebashkiakëve  e kryekomunarëve  të paskomunizmit me atë se cfarë kishin dhe trashëguan kryetarët e komiteteve eksekutive dhe kryetarët e këshillave popullore të kohës së diktaturës,  dhe nuk mund të krahasohen me atë zullum, hajdutëri dhe korrupsion të administratorëve dhe të drejtorëve të paskomunizmit  as me ish kryetarët e kooperativave bujqësore, as me ishdrejtorët e dikastereve të  regjimit komunist.

Nuk mund të krahasohen pëfitimet, vjedhjet, korrupsioni,  dhe as paraja e pasuria,  dhe as privilegjet, rrogat e djetat, makinat lluksoze , vilat dhe rezortet, pronat dhe trojet  e deputeteve e të pushtetarëve  të sotëm me ato se cfarë kishin deputetët dhe pushtetarët e komunizmit.

Kjo erdhi në Shqipëri pasi së pari klasa politike e paskomunizmit ishte dhe vazhdon të jetë e të funksionojë si nje klasë e kastë bastardokomuniste.

Bastadokomunizmi është shkalla më e ulët e degradimit të komunizmit. Kjo ndodhi kështu  pasi komunistët më bastardë e më servilë të  ishdiktaturës u konvertuan  dhe dolën si antikomunistët më të flaktë. Prej këtij lloji bastardokomunistësh  dhe ishagjentësh të diktaturës u instalua në Shqipëri nje neokomunizëm liberalkapitalist, ku po ata u bënë politikanët dhe pushtetarët ”e rinj” në rrethanat e reja demokratike, po ata dhe pinjollët e tyre u bënë pronaret  dhe kapitalistët më grabitqarë.

Pra Komunizmi në Shqipëri u luftua dhe u cmontua nga komunistët dhe po komunistët e bastardizuan komunizmin duke se shndërruar atë jo në një sistem demokratiko-ligjor  por në një sistem korruptivo-juridik   vjedhjeje e grabitjeje

Ishkomunistët më bastardë dhe  më të lig, pinjollët dhe trashëgimtarët e tyre  e kapën përsëri  edhe politikën, pushtetin , ekonominë, financat, mediat, drejtësinë dhe shoqërinë civile, pra ata e kapën demokracinë dhe pluralizmin politiko-juridik dhe pluralizmin hajduto-mafioligarkik. Ata e kapën shtetin, e privatizuan atë dhe pasuritë kombëtare, shkatërruan dhe vodhën pasuritë dhe ndërmarrjet strategjike kombëtare, rrënuan ekonominë shqiptare dhe monopolizuan krimin, korrupsionin, vjedhjen , ligjin dhe drejtësinë, shoqërinë dhe shtetin.

Në Shqipëri, klasa politike sot është elita më e keqe politike që ka parë historia e shtetit shqiptar.

Kemi të bëjmë me një elitë politike thellësisht të kriminalizuar dhe të korruptuar , tradhëtare, e pabesë dhe antikombëtare që vetëm fatkeqësi dhe trauma i shkakton për ditë qytetarëve shqiptarë. Një elitë politike që prodhon vetëm politika dhe problematika hajnije, grabitje, korrupsioni; problematika  antishoqërore  dhe antikombëtare; një elitë politike spekulatore dhe manipulatore e madhe, mashtruese e gënjeshtare deri në paturpësi dhe me amoralitet politik dhe demokratik  të paimagjinueshëm.

Ka ardhur koha që shqiptarët duhet të ndahen njëherë e mirë me këtë elitë politike, duke e ndëshkuar ashpër atë me votë, duke e larguar nga pushteti  këtë kastë mafiooligarkike  politiko-juridike, hajdutokrate dhe të kriminalizuar e të stërkorruptuar  si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch