Home » Lajme, Opinione » NËSE QYTETARËT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME PREARDHJE SERBE MBËSHTESIN BEOGRADIN, A DUHET TË KENË ATA NËNSHTETËSI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?

NËSE QYTETARËT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME PREARDHJE SERBE MBËSHTESIN BEOGRADIN, A DUHET TË KENË ATA NËNSHTETËSI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?

Sot në portalin ”Blic” të Serbisë, Ministri për Punë të Jashtme i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daqic, ka deklaruar dhe bërë pyetje:
”Nëse qytetarët e Serbisë me prejardhje malazeze mbështesin Podgoricën, a duhet të kenë ata nënshtetësi serbe”? Po shtrohet pyetja për z. Daqic:
Nëse qytetarët e Republikës së Kosovës me prejardhje serbe mbështesin Beogradin, a duhet të kenë ata nënshtetësi të Republikës së Kosovës?
Ne mërgata shqiptare reagojmë ndaj kësaj deklarate raciste me qëllime për spastrime etnike të pakicave kombëtare në Serbi.
Për këtë bëjmë apel të reagoj menjëherë Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës dhe e Shqipërisë për t’a njoftuar botën për mendimin zyrtar të Qeverisë Serbe. Kjo pyetje nuk ka dalur rastësisht nga z. Daqic, por e menduar mirë dhe është pyetje zyrtare. Të tilla mendime të Daqicit që kanë pretendime për spastrime etnike në Serbi, janë plan i ish-Qeverisë së diktatorit të Evropës Juglindore Sllobodan Milloseviqi. Mos reagimi i dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, don të thot se nesër do të vjen në shprehje e njejta pyetje nga Daqici edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe pakica të tjera në Serbi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch