Home » Lajme, Vendore » Nëse rrënohet lapidari, Mustafa jep dorëheqje

Nëse rrënohet lapidari, Mustafa jep dorëheqje

Prishtinë, 10 janar – Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se është i gatshëm që të japë dorëheqje nëse më 17 janar largohet lapidari i UÇPMB-së. “Dorëheqja ime është e pakontestueshme dhe nuk diskutohet, megjithatë, do të shqyrtohet dorëheqja e tërësishme nga politika institucionale në Luginë të Preshevës”, ka thënë Mustafa në Rubikon të KTV-së. Ai, gjithashtu, ka shtuar se nëse vije deri te largimi i lapidarit në mënyrë të dhunshme nga ana e Ivica Daçiqit, atëherë, ai do të duhej që të jetë i gatshëm të heqë dorë nga Lugina e Preshevës. “Pas kësaj do të hapet një situatë tjetër”, ka shtuar Mustafa.

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar të bëjë presion për lapidarin, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që t’i bindë shqiptarët për ta larguar atë. “Unë dua zgjidhje paqësore, nëse shqiptarët kanë problem, le të vijnë të bisedojnë me kryeministrin e qeverisë së tyre, e ky jam unë”, ka thënë Daçiq për mediet serbe. Sipas tij, Beogradi nuk dëshiron t’i provokojë shqiptarët, por kjo që kanë bërë shqiptarët është provokim./Koha/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch