Home » Lajme » Nesër, 25 OJQ protestojnë para qeverisë

Nesër, 25 OJQ protestojnë para qeverisë

Shoqëria civile është alarmuar me dhunën policore të shfaqur një ditë më parë kundër qytetarëve në protestën e “Vetëvendosjes”. 25 Organizata Jo-qeveritare janë bërë bashkë për të organizuar një protestë paqësore, nesër para ndërtesës së qeverisë kundër kësaj dhune, ne oren 12.

Shqipe Pantina, drejtoreshë e Qendrës për Politika dhe Avokim ka dënuar ashpër dhunën e së shtunës. OJQ-të kanë shprehur revolten e tyre edhe ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se përmes deklaratave të tyre ata kanë legjitimuar dhunën e qeverisë ndaj qytetarëve.

Në mesin e organizatave që do të protesojnë nesër janë edhe FOL, KIPRED, GAP, KPJ, KDI dhe Qendra Politike për Avokim. /indeksonline/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch