Home » Lajme, Vendore » Nesër me fillim në ora 10.00 mbahet seanca e IV e Kuvendit Komunal në Preshevë

Nesër me fillim në ora 10.00 mbahet seanca e IV e Kuvendit Komunal në Preshevë

Seanca e IV e Kuvendit Komunal në Preshevë është konvokuar për ditën e nesërme që do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit Komunal prej orës 10:00. Sipas fjalëve të kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës Ramiz Latifi dhënë për Radiotelevizionin Presheva ndër pikat më kryesore që janë paraparë të diskutohen në seancën e ditës së nesërme janë shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2012, emërimi i anëtarëve të trupave të përhershëm punuese – pleqësi dhe komisionet e Kuvendit të komunës së Preshevës , emërimi i zëvendësdrejtorit në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, dorëheqja sekretarit dhe emërimi i ushtruesit të detyrës së sekretarit të në Organizatën për Kulturës Fizike. Si pika tjera që janë paraparë të diskutohen në seancën e radhës të Kuvendit Komunal në Preshevë janë edhe konstatimi i dorëheqjes së këshilltarit Riza Halimi nga funksioni i këshilltarit të Kuvendit Komunal e njëherit verifikimi i mandatit të ri si dhe vendimi mbi hartimin e Planit strategjik detal rregullativë për kompleksin e pishinës në Leran./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch