Home » PDSH » Më 18 nëntor 2012 me fillim në ora 10 mbahet Kuvendi i V-të zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare

Më 18 nëntor 2012 me fillim në ora 10 mbahet Kuvendi i V-të zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare

Elektori i PDSH-së në të gjitha nëndegët ka mbështetur kandidaturën e Ragmi Mustafës për kryetarë partie duke u bazuar në përkushtimin dhe rezultatet që ka treguar në zgjedhjet e fundit lokale në Preshevë. PDSH tani ka bëtë gati çdo gjë për mbajtjen e kuvendit të pestë zgjedhorë për datën 18 nëntorë. Për më pak se një muaj PDSH ka vizituar të gjitha nëndegët në territorin e komunë së Preshevës dhe ka organizuar zgjedhjet për forumin rinorë dhe të gruas. Është arritur që në çdo nëndegë të themelohen kuvendet e nëndegëve të PDSH- së duke u zgjedh kryesitë e nëndegëve dhe duke përcjell kandidatët për delegat në kuvendin e pestë zgjedhorë dhe propozimet për anëtarët këshillit qendrorë. Kryetari i partisë, Ragmi Mustafa konsideron se zgjedhjet kanë qenë shumë solemne dhe masive që tregon se PDSH është e mobilizuar mirë dhe e organizuar siç duhet ku njëherit po hyn në këtë kuvend me statutin që është i rregulluar zgjedhjet të bëhen në të gjitha nivelet. Do të ketë zgjedhje edhe për anëtarët e këshillit qendrorë, për zgjedhjet e anëtarëve të kryesisë dhe nga 143 delegat që numëron kuvendi i degës ës Preshevës do të zgjidhen vetëm 73 për tu propozuar në këshillin qendrorë. Prej tyre do të zgjidhen me vota të fshehta 48 anëtarë të këshillit qendrorë. Lideri i PDSH- së Mustafa ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva se subjekti që ai drejton duhet të jetë mostër e të gjitha strukturave politike në vend sa i përket zgjedhjeve brenda partiake në mandate të rregullta. Kuvendi i pestë zgjedhorë do të shënohet në dy pjesë ku pjesa e parë është pjesë solemne që do të marrin pjesë një varg autoritetesh të ftuar në cilësinë e mysafirëve ndërsa pjesa e dytë do të ketë karakter zgjedhorë./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch