Home » Lajme, Vendore » Nesër merret vendimi për nëntë shqiptarët e Luginës- familjarët në ankth

Nesër merret vendimi për nëntë shqiptarët e Luginës- familjarët në ankth

Gjykata e Apelit në Beograd ka përfunduar seancën e sotme për rastin e nëntë të rinjve shqiptarë të njohur si “Grupi i Gjilanit”.Gjatë kësaj seance pala mbrojtëse ka dorëzuar disa ankesa dhe gjykata ka kërkuar që deri në nesër të shqyrtohen ankesat e parashtruara. Zëdhënësja e gjykatës Mirjana Pisljiç ka thënë seanca do të vazhdojë nesër dhe më pas gjykata do të tërhiqet , dhe pa pranin e publikut do të shpall verdiktin për të akuzuarit.

Avokati mbrojtës Ilija Raduloviç i ka thënë rtp se ,edhe pse aktpadia ka 27 faqe dhe është detajuar , mirëpo prapë se prapë ajo është e zbrazët. Ai është optimistë se të akuzuarit shqiptarë do të lirohen.

Ndërkaq dita sotme ka qenë me ankth për familjarët të cilët nga momenti në moment prisnin lajmin për lirimin e djemve të tyre.

Ata presin që djem tu kthen në shtëpi. Gjykata e lartë për krime lufte në Beograd më 19 shator 2012 11 rë rinjtë shqiptar të njohur si Grupi i Gjilanit , i ka dënuar me 116 vite burg , nën akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë se kishin kryer krime lufte ndaj civilëve serb në zonën e Gjilanit.

Kryetari I LKSH-së Orhan Rexhepi ka dal me një njoftim për media lidhur me shtyrjen e vendimit për shqiptarët e Luginës.

Gjykata e Apelit në Beograd, sot më 13 Maj 2013, ka filluar seancën dyditore për shqyrtimin e Aktgjykimit prej 116 vjetësh, të shpallur pas gjykimit të dytë nga ana Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, kundër 17 djemve Shqiptar të Luginës së Preshevës, si pasojë e ankesës nga ana e palës mbrojtëse. Aktakuza e ngritur qysh në datën 25 Qershor 2009, i ngarkon ata të kenë kryer krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun në Gjilan e rrethinë, në periudhën nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999. Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e lexoi sot pikë për pike rrejdhën e ngjarjeve të parashtruara nga të dyja palët, derisa nesër pritet të thuhet edhe fjala përfundimtare, përkatësisht vendimi i kësaj Gjykate, e që do të duhet të jetë lirimi i djemëve Shqiptarë nga burgu i Beogradit, aq më parë kur e njejta kjo Gjykatë, në mungesë të fakteve e ka rrëzuar Aktgjykimin e parë dhe me arsyetimin se nuk mund të konsiderohen krime lufte aktet e kryera pas përfundimit të Luftës.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch