Home » Lajme, Ndërkombëtare » Nesër në Bruksel protestohet për shqiptarët në Maqedoni dhe Luginë

Nesër në Bruksel protestohet për shqiptarët në Maqedoni dhe Luginë

Komuniteti shqiptar i diasporës në Belgjikë dhe Evropë nesër do të mbajë një protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel në shenjë proteste për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Ballkan, me theks të veçantë siç thuhet në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Protesta është e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Beneluks, ndërsa bëhet thirrje për përkrahje masive të kësaj proteste, nga ana e shqiptarëve që jetojnë në Evropë. Organizatorët përmes një njoftimi publik kanë theksuar se protesta mbahet rreth orës 14.00 në Place Schuman para hyrjes së ndërtesës së Parlamentit Evropian./Indeksonline/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch