Home » Lajme, Ndërkombëtare » Nesër në ora 16:00 në Bruksel do të takohen Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me Presidentin e Serbisë Aleksanadër Vuçiq

Nesër në ora 16:00 në Bruksel do të takohen Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me Presidentin e Serbisë Aleksanadër Vuçiq

Nesër në Bruksel do të takohen kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.

Siç është konfirmuar në një komunikatë për media nga zyra e BE-së në Prishtinë, takimi i nivelit të lartë do të fillojë në orën 16:00.

“Pas takimit virtual, dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i ndërmjetësuar nga BE, do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në komunikatë, derisa tregohet se takimi do të nisë pasdite në orën 16:00.

Para takimit do të flasë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, derisa pas takimit do të flasë emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

 Derisa për shkak të sitautës me pandeminë, qasja e gazetarëve në ndërtesën ku do të mbahet takimi do të jetë e pamundur.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch