Home » Lajme » Nesër në qendër të Bujanocit në ora 12.00 do të mbahet protestë gjithëpopullore kundër arrestimit të shqiptarëve në Luginë

Nesër në qendër të Bujanocit në ora 12.00 do të mbahet protestë gjithëpopullore kundër arrestimit të shqiptarëve në Luginë

Bujanoc – Sipas informacioneve tona, nesër në orën 10.30 do të mbahet Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ku pritet të dilet me konkluzione rreth arrestimeve që po bëhen në vazhdimësi ndaj ish-ushtarëve të UÇPMB-së dhe pastaj në orën 12.00 do të mbahet një protestë gjithëpopullore e shqiptarëve të këtyre tri Komunave në sheshin e Komunës së Bujanocit.
Me këtë rast, liderët politik u bëjnë ftesë gjithë shqiptarëve të Luginës që të dalin për të shprehur zërin popullor kundër terrorit shtetëror serb që padrejtësisht po e bën ndaj shqiptarëve autokton të kësaj treve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch