Home » Lajme, Vendore » Nesër nga ora 10 deri në ora 12, nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës do të protestojnë për mungesë të teksteve në gjuhën Shqipe

Nesër nga ora 10 deri në ora 12, nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës do të protestojnë për mungesë të teksteve në gjuhën Shqipe

Abetarja gjithshqiptareNxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë paralajmëruar se të hënën, ditën e parë të vitit të ri shkollor, do të pezullojnë mësimin nga ora 10 deri në orën 12, për shkak të mungesës së librave në gjuhën amtare.

Kështu kanë vendosur përfaqësuesit e shqiptarëve në pushtetin lokal dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Ata kanë thënë se, në këtë mënyrë, duan t’u dërgojnë mesazh autoriteteve në Beograd, të cilat përsëri kanë shkelur premtimet e tyre se për nxënësit shqiptarë do të përgatiten me kohë tekstet për ato lëndë që mungojnë.

Megjithatë, siç raporton REL në gjuhën serbe, nga Ministra e Arsimit e Serbisë ka ardhur informacioni se ministri Srxhan Vërbiq, ditën e parë të shkollës, nga ora 8 deri në 10, filloristëve serbë dhe shqiptarë në Bujanoc, do t’iu ndajë libra falas.
Pwrkitazi me kwtw edhe kryeministri serb Aleksandar Viçiq, sipas Shërbimit tw Ballkanit tw Radios Evropa e Lirë ka deklaruar se nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të hënën do t’i kenë librat në gjuhën shqipe.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch