Home » Lajme » Nëser, pa Medvegjën, Presheva dhe Bujanoci mban tubim gjithpopullor për flamur dhe kundër dhunës serbe

Nëser, pa Medvegjën, Presheva dhe Bujanoci mban tubim gjithpopullor për flamur dhe kundër dhunës serbe

Edhe pse tana t’zezat regjimi serbë i bënë në Medvegjë, pa ket qytet nesër  shqiptarët e Preshevës e Bujanocit, organizojnë  një miting gjithëpopullor  për flamur dhe kundër dhunës, diskriminimit serbe që regjimi i Beogradit ka ngulfatur viteve të fundit.

Me vendimin e Kuvendit të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës ishte vendosur që me 28 Nëntor, pikërisht në ditën e flamurit të mbahet një protestë gjithpopullore e shqiptarëve të Luginës së Preshvës, e cila do të mbahet të hënën në Bujanoc dhe në Preshevë por jo edhe në Medvegjë edhe pse në ket te fundit dhuna, diskriminimi dhe spastrimet etnike janë më të theksuara. Organizatorët e  protestave (OVL e UCPMB-së dhe gjitha subjektet poltike shqiptare)  kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duke folur për qëllimin  e kësaj proteste  kanë pohuar se “papunësia në komunën tonë, diskriminimi, dhuna periodike ka nxitur popullatën tone për të protestuar duke shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë për kërkesat tona legjitime, përkatësisht të drejtën e përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar, gjithashtu do të shprehim edhe shqetësimet tona se i njëjti flamur ka qenë i lejuar që të përdoret para tri dekadash…” Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Kosovës Lindore nën adminsitrimin serbë kanë vlerësuar  se protesta është një vendim i marrë nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës dhe se janë zotuar se do të respektojnë atë vendim, duke apeluar njëzëri njëkohësisht që popullata shqiptare të mbështesin masovikisht në këtë protestë për të kërkuar liri dhe barazi e përdorimit të simboleve kombëtare.Sipas tyre këtë protestë do ta mbajnë për qëllim të mirë, ku do të bëhet një presion jo vetëm ndaj qeverisë së Serbisë, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtare, që sipas tyre, protestuesit  emlefosur me situatën e mjerë në Preshevë, nuk kërkojmë asgjë më shumë se atë që po e kërkojnë pakiuca serbe në Republikën e Kosovës.

Bujanoc, 27 Nëntor / PJ

www.preshevajone.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch