Home » Lajme, Vendore » Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës per demarkacionin, Vetevendosja e kundërshton

Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës per demarkacionin, Vetevendosja e kundërshton

Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbahet gjatë ditës së nesërme në orën 11:00. Në senancë pritet të hidhet në votim demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi,

Edhe pse janë mbledhur për ta proceduar në Kuvend, çështja e procedimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi i ka gjetur të ndarë deputetët e Republikës të Kosovës.

Kundër procedimit të projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, u deklarua anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili tha se kjo marrëveshje nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim, pasi që tha se në këtë mënyrë i hedhet ‘hi syve’.

“Në kuadër të këtij debati, po dëshmohet se Kosova ka humbur territor, por po gënjehet publiku. Konsideroj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdorët një gjuhë e njëjtë për të dyja palët nënshkruese, pasi që tek pala kosovare thuhet se do të ketë korrektime. Kjo marrëveshje nuk do të duhej fare që t’i paraqitej Kuvendit”, tha ai.

Anëtari Dukagjin Gorani e quajti përpjekjen për këtë marrëveshje si improvizim.

“Përpjekja e sanimit të dëmit, me improvizime duke u munduar të futen në deklaratën e dy presidentëve vetëm sa e bënë më të madh dëmin… Sot jemi ardhur në një situatë kur kjo çështje ka dalë jashtë kornizave. Sot gjithkush duhet ta rezervojë të drejtën e vet në mënyrën sesi voton”, theksoi ai.

Anëtari Elmi Reçica tha se tash kemi mundësinë të gjejmë argumente për atë që është territor i Kosovës, për ta ndarë kufirin me Malin e Zi.

“Marrëveshja e dy presidentëve me 16 shkurt ka pasur ndikim pozitiv tek qytetarët e Kosovës dhe unë mendoj se duhet ta procedojmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Për anëtaren Time Kadrijaj është e rëndësishme që kjo punë ka ardhur deri këtu, pasi edhe për Malin e Zi nuk ka qenë e lehtë të pranojë të korrektohen paqartësitë se ku gjendet kufiri.

“Nëse kjo marrëveshje do të kishte ardhur pa këto unë nuk do ta kisha votuar”, u shpreh ajo.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se nesër është rasti i bashkimit të politikës së Kosovës për ta votuar projektligjin për Demarkacionin.

Sipas tij ky vendim u hap rrugë Kosovës dhe qytetarëve të saj për lëvizje të lirë.

Shënjimi i kufirit sipas Veselit duhet të ndodhë ndërsa tha se nuk duhet të sajohen gjëra të paqena.

Veseli beson se shumë shpejt do të ketë liberalizohen vizat.

Një deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se më së miri do të ishte sikur marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi mos të nënshkruhej në vitin 2015.

Muharrem Nitaj në një postim në Facebook ka shkruar se nesër nuk do të jetë një betejë e lehtë në Kuvend, por e realizueshme.

Ja postimi i Nitajt:

DEMARKACIONI

E mira e se mires do te ishte qe Kosova të mos e kishte nenshkruar asnjehere marrveshjen e demarkacinit te vitit 2015, por ja qe e ka nenshkruar.

E mira e se mires do te ishte qe demarkacioni e liberalizimi te mos kushtezoheshin njera nga tjetra, por ja qe jane lidhur.

Nga projektligji qe do te nxirret neser ne Kuvend, pashe qe nje Qeveri e pergjegjshme ka baze te mjaftueshme ligjore qe ta korrektoje kufirin.

Sigurisht se kjo nuk do te jete aspak e lehte, por eshte krejtesisht e realizueshme.

Prandaj une do ta votoj kete ligj, sepse besoj se kjo eshte “e mira” e vetme e mbetur!

MN

NISMA Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kryesisë, ku u bisedua për zhvillimet aktuale politike në vend.

Në mbledhjen e sotme me theks të veçantë u diskutua për Aneks -marrëveshjen mes dy vendeve për Demrakacionin, e cila i hap dyert ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si një ndër kushtet e fundit të BE-së për liberalizimine vizave.

Kryetari Limaj tha se është momenti i fundit për t’i dhënë epilog kësaj çështje, përmes votimit të saj në Parlament.

Kryesia Qëndrore i dha përkrahje kësaj iniciative duke marrë vendim për të votuar pro ratifikimit të marrëveshjes në seancën e nesërme të Kuvendit.

Nesër në seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, deputetët e NISMËS Socialdemokrate do të votojnë pro këtij projektligji.

NISMA Socialdemokrate kërkon nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë pro, në mënyrë që të ratifikohet ky projektligj, i cili është në interes të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch