Home » Opinione » Neve , kemi shtet !

Neve , kemi shtet !

Gazeta franceze “ Journal des Debats” (25.09 1848) i jepte në atë kohë miliona franka të Francës si shpërblim për  atë që do të definonte (përkufizonte) në mënyren më të mirë dhe më intelegjente  se Çka është shteti?

Shteti? Çka është ky? Ku është ky? Çka bën ky? Çka duhet të bën ky? Pra ishte gjysma e parë e shekullit të 19-të dhe francezet ende kërkonin të dhe donin të dinin më tepër më qëllim të përmbarimit( perfekcionimit) të definicionit të shtetit  e me këte edhe punës së tij.

“Shteti e ka për detyrë të ndriqon,të zhvillon,të rritë ,të forcon të shpirtëron dhe hyjnon shpirtin e poullit të vet”

Kjo ishte një përgjegje e kohës. A thua ku jemi ne sot në shtetit tonë të ri ?  A kishte me qenë e ndershme për një popull të përvuajtur që me të vërtet t`ia hyjnonim shpirtin ? A po mundohemi t`a bëjmë këte?

Çka është shteti? “ Shteti duhet të jep falas shkollimin,mësimin profesional të përshtëshëm për nevojat dhe kapacitetet e çdo qytetari ,të zhvillon ndjenjen e dashurisë ndaj njeriut që  ai t`i ipet shkenca e punës dhe inteligjenca e drejtave të tija, që të iu bëhet të gjithëve e mundur të kenë qasje në art e letersi, trashegimi në trezorët  e shpirtit dhe të të gjitha gëzimeve intelektuale që e nxisin e ngrisin dhe e forcojnë shpirtin. Shteti duhet të nxitë tundjen e shpirtëbardhësisë dhe të përkrahen të gjitha burimet që të bëjnë që qytetari të fitoj.”

Shteti duhet të trason rolin e tij sipas nevojave të kohës, që në mënyrë të tërthortë të themi”Atdheu është një nënë e butë që të rritë”. Shteti i formuar prej ministrave dhe funkcionarëve,tek e fundit prej njerzëve të cilët si të gjithë njerzit  e botës  nuk duhen të mbrojnë vetëm kërkesën e zemrës që të përfitojnë nga çdo rast i mundur

për të rritur pasurinë dhe ndikimine tyre. Është e mirë qe nuk dijmë të gjithë latinisht ,se në latinishte fjala ministër do te thotë shërbëtor. Pra, shërbëtorë i atyre që e kanë zgjedhur.

Shteti i ri (si Kosova) nuk është hiq më pak i shqetësuar se sa një shtet i vjetër kur  nuk mundet që çdo gjë të premtuar që  edhe  sadopak ta kryen. Por ndryshimi është që shteti i ri kërkon të fiton në kohë që planet e projektimet e gjëra të “piqen” .

Ndërveprimet (interakcionet) shoqërore , ekonomike dhe teknologjike në bashkesinë tonë të Kosovës bashkëkohore e bën të domoesdoshëm sajimin e mendimeve të reja për marrëdhënjet nderqytetare dhe plotësimin apo ndërrimin e praktikave të përdorura . Një shtet perendimor edhe pse me trashigimi te veten qindra vjeqare të udhëheqjes së shtetit mundohet të i ndërron gjërat të cilat shihen se janë të tejkaluara. Ne, në një Kosovë të re si shtet dhe shumë të vjetër në mendësi , të ngjeshur nga kulturat shumëshekullore turke e serbe , kapitaliste e socialiste , anarkiste e mospergjegjësie qytetare, neve na duhet një freski institucionale për të ndriquar të ardhmen tonë. E kualara e errtë na ka lëne shumë veti dhe shprehi , urrejtje dhe lavdërime të cilat pushtuesit tonë me menqurinë më të madhe i kanë përdorur për qëllimet e tyre .

 

Çka është shteti ? Neve kemi shtet

 

Neve kemi shtet dhe kemi heshtje nga shteti . Neve kemi shtet dhe kemi “ideolog” fetar që përzihen në punët e shtetit . Neve kemi shtet dhe shteti heshtë ndaj këtyre: “Por çka më pas?! Shuplaka ju erdhi nga Ai që sheh dhe dëgjon, nga Ai që hidhërohet kur nënçmohet, fyhet dhe përulët feja e Tij. A mendojnë njerëzit se Zoti i lë rehat gjersa ata sulmojnë aq keq fenë e Tij? Vjellin vrer kundër Tij, bile edhe atë në muajin e shenjtë, bile në prag të Bajramit? A nuk u pata thënë se Zoti është i madh, o njerëz, mos luani me fenë e Tij e të fyeni ndjenjat e besimtarëve se Zoti ju ndëshkon në këtë botë para se të ju ndëshkojë në botën tjetër?(Sh.K)

 

Nuk ia jep Zoti të mbarën atij që e lufton identitetin dhe fenë e vet. Fatkeqësia qëndron pikërisht në atë se disa njerëz në këtë vend po mundohen të ngritën duke fyer e sulmuar fenë e vet, duke u bërë ‘më katolik se Papa’, ani le të vazhdojnë e ta shohim në zgjedhjet parlamentare.” (Sh.K.)  .

Të na mbrosh o zot , nga predikimet e tokësorëve!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fahri Xharra,

One Response

  1. Felix D. Hunter thotë:

    Rimëkëmbja e shtetit ilir Shumë shpejt pasi pajtoi fqinjët veriorë dhe Greqinë, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lënë të qetë shtetin ilir. Fqinjësia me Maqedoninë nuk përbënte më atë rrezik serioz dhe ilirët u munduan ta shfrytëzonin gjendjen e krijuar për rimëkëmbjen e shtetit të tyre. Rufi njofton për trazira të reja në Iliri, por duket se ato nuk patën sukses, sepse në vitin 323 p.e.sonë, kur u bë ndarja e perandorisë së Aleksandrit, një pjesë e ilirëve ishte ende nën sundimin e Antipatrit, që u bë mbret i Maqedonisë, i Greqisë, i Ilirisë, i Epirit dhe i popullsive të tjera të pushtuara në Ballkan. Gjendja e turbullt që u krijua në perandori pas vdekjes së Aleksandrit dhe shthurjes së perandorisë së tij krijoi kushte më të përshtatshme për çlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtë e Maqedonisë, Glaukia, mbret i taulantëve, arriti t’i çlirojë këto toka dhe t’i bashkojë me mbretërinë e tij. Duket se pas kësaj ai mori edhe titullin “mbret i ilirëve” në vend të titullit të mëparshëm “mbret i taulantëve”. Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimëkëmbi shtetin ilir, Glaukia u përpoq të dobësonte ndikimin maqedon në Epir. Për këtë qëllim ai u afrua me mbretin e molosëve, Ajakidin dhe u martua me Berojën, një bijë nga dera mbretërore molose. Në këtë politikë ai u ndesh me të birin e Antipatrit, Kasandrin, që pas shumë përpjekjesh ishte vendosur në krye të Maqedonisë. Në vitin 317 p.e.sonë, Kasandri rrëzoi nga froni molos aleatin e Glaukisë, Ajakidin, i cili kishte ndërhyrë në grindjet e brendshme për fronin maqedon, duke marrë anën e Olimbisë, nënës së Aleksandrit. Në këtë kohë Glaukia mori nën mbrojtje dhe mbajti në pallatin e tij birin e mbretit të rrëzuar, Pirron dyvjeçar. Me gjithë kërkesat këmbëngulëse të Kasandrit, Glaukia nuk e dorëzoi Pirron; ai nuk e bëri këtë as kur mbreti maqedon i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kërcënoi me luftë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch