Home » Lajme, Vendore » Nexhat Behluli emërohet koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë komunës së Bujanocit

Nexhat Behluli emërohet koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë komunës së Bujanocit

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Nexhat Behluli, është emëruar në pozitën e koordinatorit për ndërmarrje të vogla dhe të mesme pranë komunës së Bujanocit.

Behluli gjatë fushatës parazgjedhore në kuadër të PD-së kishte udhëhequr pjesën e cila kishte të bënte me programin ekonomik si dhe ishte koordinator dhe përpilues i planit zgjedhor në këtë drejtim.

“ Menjëherë ju kemi qasur formimit të ekipit profesional me të cilin do ta hartojmë programin e detajizuar të zhvilimit ekonomik. Sapo të jet i kryer, programin do ta bëjmë publik për qytetarët “, pohon Behluli, pas emërimit në këtë pozicion.

Nexhat Behluli, me profesion komercialist, ka udhëhequr shumë ndërmarrje private në të cilat ka qenë vet themelues.Gjatë përvojës 30 vjeçare në sektorin privat, ai njihet si njëri ndër ndërmarrësit më eminent jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe më gjërë.

Behluli është pjesë e Partisë Demokratike që nga themelimi i saj.

7 Responses

  1. Abdylazizi thotë:

    Ce sa e sa vite une e di ky Z.Nexhati vecse ka kritiku pushtetin, e tani po shifshmi cka do te boje dhe a do te kete suksese se paska hy ne pushtet, nga hajri ishalla.

  2. nagipi thotë:

    a fet e ka bo me do organizata tjera, paska me ja kajt nenen edhe opstines ki behluli sikur qe e blejti ballkan briskin e vlladiqki honit, kabllovikin e spektrin e kejt tjeret.ku u perzi ki ska dal bari mo, qish i kish thon sevdaili, kur te ja nisin me keshillu hajni, mshili dirt pa u bo akshami…

  3. rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Kur shkon, shkon !!!
    selam

  4. baja gajlen ti “nagipi” baja, e aj shoci ngadal por me hapa te sigurt po hec, e ti shkruj sa te mundesh, moti,moti ju shkruni per to vec aj nuk e rrun hic cka shkrun ti, mall bile nuk juv bon, hallall i koft.

  5. Jetoni thotë:

    Nexhat Behluli, me profesion komercialist, ka udhëhequr shumë ndërmarrje private në të cilat ka qenë vet themelues.Gjatë përvojës 30 vjeçare në sektorin privat, ai njihet si njëri ndër ndërmarrësit më eminent jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe më gjërë.

    Mjafton vetem kjo te lexohet per ket njeri dhe do ta keni te kjart se per kend behet fjal, ju te tjeret flisni nga xhelozia se nuk mund te jeni si ai dhe nuk mund ta mbrrini 600 vite. Jetoni.

  6. Per Jetonin thotë:

    jeton ki tipi nuk osht e verte qi ka qen me i sukseshmi ne lugine mos e harro sababellcen edhe fluidin, veq kta dy e tjert spo ti numroj vete sa borxhe ja ka puntorve veq ne tv spektri commerc ajde tung e bofsh

  7. Jetoni thotë:

    Nivel shumë i ulët qenke por po të përgjigjem, së pari mësoje drejtëshkrimin e pasandej meru me fuqinë dhe borxhet e ndërmarjeve në të cilat ti nuk mundesh me qenë as rojtar e leje më dicka tjetër, unë kam thënë se Nexhat Behluli është njëri ndër më të suksesshmit e jo më i suksesshmi, është në të mirë tuajën të miresh me veten sepse po supozoj që e ke gjendjen aq të mjerueshme, mos u mer me të tjerët që nuk mundesh as të ju ofrohesh ndash patën borxhe ndaj puntorve të vet e ndash nuk patën, tek e fundit ata vet miren me ato probleme e ti dhe të tjerët sikur ty vetëm se mundeni me ja mar nëpër gojë kështu përmes komenteve edhe ate pa e pasur guximin ta shkruash emrin, flej,flej. Jetoni.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch