Home » Opinione » Nexhat Behluli: Po ju vie fundi mashtruesëve dhe manipuluesëve të popullatës Shqipëtare të Komunës së Bujanocit !

Nexhat Behluli: Po ju vie fundi mashtruesëve dhe manipuluesëve të popullatës Shqipëtare të Komunës së Bujanocit !

A egziston edhe dikund tjetër popull më i urtë, më i durueshëm, më i ndëgjueshëm dhe më i disciplinuar se Shqipëtarët e Komunës së Bujanocit?

Përgjigje e qartë, me siguri se jo. Ja vetëm disa argumente dhe fakte…

 

  1. Shembulli i parë: I ftojmë të dalin dhe të votojnë sepse po e humbim pushtetin nga Serbët, Përgjigje pozitive, i madhë e i vogël, pleq dhe të sëmurë, masovikishtë nëpër vend-votime, ka raste edhe nga ata që gjinden me punë të përkohshme në diasporë e që enkas kalojnë aq rrugë të gjatë dhe vinë e hudhin votën për neve Shqipëtarët, i arsyeshëm  mundimi i tyre, pushteti asesi nuk duhet të ju lëshohet shkaut.
  2. Shembulli i dytë: I ftojmë në protesta “me arsye e pa arsye ” Përgjigje pozitive, i madhë e i vogël dalin masovikisht në protesta.
  3. Shembulli i tretë: I ftojmë ta bojkotojnë regjistrimin e popullatës (egziston rreziku se do të ketë edhe dënime) Përgjigje masovike, nuk e pranojmë regjistrimin.

 

Mjaftonë, nuk po numërojë shembuj të tjerë.

 

E pse pra këta Liderë dhe Politikanët tanë po e keqëpërdorin urtësinë, ndëgjueshmërinë dhe disciplinën tonë? A jemi ne aq naivë apo cka është në pytje!!??

A duhet t’i durojmë më kështu, normal që JO. Do t’i ndëshkojmë që në zgjedhjet e ardhshme që vetëm sa nuk janë shpallur. Do t’i themiBOLLMO, largohuni.

– Para 4 Muajve Këshilltarët e Subjektit më të ri në Komunën e Bujanocit por edhe më shpresdhënëse “PARTIA DEMOKRATIKE” në Kuvendin Komunal ku shqipëtarët e kemi shumicën {falë popullatës shumë të ndëgjueshme dhe të disciplinuar) e inicuan ndryshimin e emrimeve të rrugëve dhe Sheshit të qytetit i cili është katastrofal dhe nënçmuesë në disfavorë të Shqipëtarëve, 99 % e emrimeve identifikojnë Serbët, vetëm     1 % identifikojnë Shqipëtarët. Bile këta 4 Këshilltarët Shqipëtarë të “PARTISË DEMOKRATIKE” të cilët edhe propozuan këtë iniciativë, në mënyrën më gjentëllmene i thanë këtyre të PVD.së LPD.së dhe UDSH.së “të cilët bartin pushtetin” lirishtë përshkruane si iniciativë dhe meritë tuajën, nuk është me rëndësi, më e rëndësishmja e kësaj është t’i emërtojmë rrugët e qytetit të Bujanocit me domethënie Shqipëtare. Por e kotë ishte edhe kjo ofertë, ata po e prolongojnë këtë iniciativë, po taktizojnë deri në maksimum edhe pse kjo e nismë ka mundur të kryhet për më shkurtë se një Muaj…

A e dini PSE nuk po bëhet ndryshimi!!??  “Patriotët” tanë po thonë se kjo iniciativë do të ja prish qejfin dhe do t’i revoltojë partnerët e tyre të koalicionit , e ata janë Subjektet Serbe.  Poafrohet 28 Nëntori, dita e flamurit, simbolit tonë kombëtarë. Këta “Patriotët” tanë përsëri do të na ftojnë në protestë sepse edhe më tejë nuk e kemi të drejtën e përdorimit legal. Gjatë tërë vitit as që e kanë kërkuar ndonjëherë seriozisht nga organet kompetente që të na lejohet përdorimi i Flamurit tonë.

Nuk kanë fytyrë ta bëjnë kërkesën, përderisa nuk e bëjnë ate e cila është në kompetenca të tyre. Ndryshimi i emrave të rrugëve të qytetit të Bujanocit është në kompetenca të Kuvendit Komunal, aty ku ne Shqipëtarët e kemi shumicën, kurse legalizimi i përdorimit të simbolit kombëtarë është në kompetenca të Organeve Qendrore Republikane….

I kuptoni pra mashtruesit dhe manipuluesit, Ate cka munden vetë ta bëjnë i ikin, kurse për ate cka nuk është në kompetencat e tyre na ftojnë në protesta!

 

Nexhat Behluli

Vazhdon…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch