Home » Kulturë, Lajme » Nexhmedin ef. Saqipi, takon Amzën e Shqiptarëve të Vojvodinës

Nexhmedin ef. Saqipi, takon Amzën e Shqiptarëve të Vojvodinës

N Saqipi - Nikoliq - Demo BerishaDita e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, ka mbledhur në Beograd, personalitete të shquara nga jeta politike e diplomatike, brenda dhe jashtë shtetit.

Në këtë ceremoni shtetërore, me ftesë të presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, mori pjesë edhe Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi.

Në festën shtetërore të Serbisë, merrnin pjesë edhe shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituara në Beograd, ku Myftiu Saqipi, pati rastin të përshëndetet me disa prej tyre në një koktej rasti.

N Saqipi - Nikoliq - Demo Berisha - Bajram DemajNë ditën e dytë të qëndrimit të tij, në Beograd, Myftiu Saqipi, pati privilegjin të takohet me përfaqësuesit e Amzës Shqiptare, të kryesuar nga kryetari i saj Demo Berisha dhe nënkryetari Bajram Demaj.

Takimi u zhvillua në Xhaminë “Bajrakli”, duke i falënderuar Myftiut Muhamet Jusufspahiq dhe Nyftiut të Vojvodinës Muhamed Zilkiq.

Përfaqësuesit e Amzës së Shqiptarëve në Serbi, njoftuan Myftin Saqipi, rreth aktiviteteve të tyre, duke i falënderuar kësaj organizate e cila ka ndikuar shumë në mbrojtjen e identitetit të rreth 4600 shqiptarëve në Vojvodinë.

Në këtë takim të përbashkët të tri Meshihateve të Serbisë, Vojvodinës dhe BIPBM-së, u pru vendimi, që të ngritet një Qendër sportive për të rinjtë në Lagjen Adica, në pronën e Mexhlisit të Novi Sadit. Ky projekt do t’i motivoj edhe më shumë udhëheqësit e Amzës Shqiptare, për punë dhe aktivitete.

N Saqipi - Bajram Demaj etjMyftiu Saqipi, i falënderoi për mikpritjen vëllazërore dhe bashkëpunimin, që do të kenë në të ardhmen, për të biseduar lidhur me zgjedhjet e paralajmëruara, të cilat shqiptarët duhet të dalin me një Listë unike.

Udhëheqësit e Amzës Shqiptare, në Serbi, së shpejtoi do ta vizitojnë Bujanocin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress