Home » Lajme, Vendore » Nexhmedin Saqipi: Shqiptarët e Luginës, duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Nexhmedin Saqipi: Shqiptarët e Luginës, duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Nexhbedin Saqipi 2016Lidhur me mospajtimet e spektrit politik shqiptar të Luginës së Preshevës, rreth daljes apo bojkotit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i tha ternocipress-it:

 

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Në këto procese zgjedhore ato kanë dalë, të organizuar, që nga vitet e 90-ta. Mirëpo, pas vitit 2002, me të përfunduar konfliktet e armatosura, kur lindën shumë parti politike në Luginë, dolën disa prej tyre për t’i kundërshtuar zgjedhjet parlamentare në Serbi, por jo edhe ato lokale. Është e pakuptimtë, e paarsyeshme, madje e palogjikshme të jetosh në një shtet e të zgjedhësh në cilat zgjedhje do të marrësh pjesë. Tashmë i ka dalë boja kartës patriotike se të dalësh në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është tradhti kombëtare. Kjo mesele ka pirë ujë me përfaqësimin e shqiptarëve në Trupin Koordinues e Këshillin Nacional institucional. Subjektet politike, disa prej tyre, t’i lënë mënjanë veprimet e tyre naive dhe qesharake, duke u thirrur në parimet se “nuk duhet të jemi pjesë e një parlamenti, që diskriminon shqiptaret”, a në anën tjetër bëhen copa, dukë ngarë për pushtet lokal, i cili administrohet nga Serbia.

Sa i përket zërave se duhet një Listë unike për spektrin politik shqiptar, në zgjedhjet parlamentare, Myftiu Saqipi, u deklarua: “Prej se e mbaj mend, në skenën politike shqiptare të Luginës së Preshevës, gjithmonë, është kërkuar unitet, unifikim, bashkim etj. Pavarësisht këtyre sloganeve, te ne përherë kemi pasur mungesë të unitetit, sa i përket zgjedhjeve për pushtet, por jo edhe për çështje madhore kombëtare si Referendumi, lufta etj. Thirrja në unitet, i ka shkuar për shtati subjekteve më të mëdha politike, të cilat duke u thirrur në këto veprime, kanë fituar pushtet qendror, me vota të manipuluara dhe të vjedhura, duke mos përjashtuar edhe subjekte serbe. Pavarësisht këtyre mospajtimeve, inateve, shantazheve, elektorati shqiptar duhet të dalë në zgjedhjet parlamentare, ashtu siç del në ato lokale, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim në organet komunale dhe shtetërore”.

Në fund, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, apeloi te subjektet politike shqiptare, në kohën kur po afrohen zgjedhjet lokale dhe parlamentare, të përmbahen nga akuzat, aferat, dezinformatat e format e tjera shantazhuese, në mënyrë që ky proces zgjedhor të zhvillohet sa me më dinjitet. Elektorati shqiptar është i mrekullueshëm, ai, e ka treguar veten në çdo proces zgjedhor, që nga Referendumi i para 24 vjetëve e deri te zgjedhjet e fundit, ku në Preshevës, fitoi një kuvend krejtësisht me këshilltarë shqiptarë, në në Buajnoc, siguroi 30 këshilltarë shqiptarë nga 41 sish sa ka në përbërjen e tij Kuvendi Komuna dhe dy deputet në Kuvendnin Republikan të Serbisë. Prandaj, subjektet politike duhet të kenë kujdes me elektoratin, mos t’i iritojnë ata me deklarata të pamatura politike rreth zgjedhjeve parlamentare dhe rreth disa koalicioneve të listave fantome, u prononcua për ternocipress-in, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch