Home » Lajme, Vendore » Nga 1 korriku 2019 Presheva mbeti edhe pa shërbimin tatimor

Nga 1 korriku 2019 Presheva mbeti edhe pa shërbimin tatimor

Nga data 01 korrik të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime të Administratës Tatimore, ata do të duhet të udhëtojnë deri në Vrajë për të kryer punë. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes së shërbimit tatimor nga komuna e Preshevës.

Në dokumentin që PreshevaPRESS ka siguruar thuhet se nga data 01 korrik punët e shërbimit tatimor të seksionit të Preshevës do të munden të kryhen në Vrajë.

Shërbimet që ofron seksioni në Preshevë i shërbimit të administratës tatimore janë vetëm: tatimi për bartjen e automjeteve dhe pasurisë së patundshme, tatimi në trashëgimi dhe dhurata, dhe tatimi në armët e regjistruara. Të gjitha të tjerat shërbime janë bartur në Vrajë. Edhe pse kjo është edhe një pengesë për zhvillimin e jetës normale të qytetarëve dhe pengesë për zhvillimin ekonomik të Preshevës, nga Komuna e Preshevës ende askush nuk është prononcuar për këtë gjë. Deri sa qytetarëve nga ana e pushtetit u premtohet kthimi i gjykatës, prokurorisë e hapja e kufirit, premtime këto që asesi nuk po realizohen, Presheva po vazhdon të humbë institucione të tjera të rëndësishme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch