Home » Sport » Trajnerët e Arsenalit kanë përzgjedhur 10 vjeçarin Preshevar Nexhat Halimi

Trajnerët e Arsenalit kanë përzgjedhur 10 vjeçarin Preshevar Nexhat Halimi

Quhet Nexhat Halimi, dhe është vetëm 10 vjeçarë. Ai është talenti i ri nga Presheva, i cili është përzgjedhur nga trajnerët e shkollës së Arsenalit në Kosovë, shkollë e cila është në kërkim të talentëve të rinjë, të cilët do të udhëtojnë drejtë Anglisë, që tu jepet mundësi të ecin më përpara në karrierën futbollistike. Në shkollën e Arsenalit në Prishtinë ishin paraqitur 1600 djem deri në moshën 16 vjeçare, mirpo prej tyre janë përzgjedhur vetëm dy. Nexhat Halimi talenti i KF Tati, kontaktin e parë që ka pasur me trenerin e akademisë së Arsenalit Cameron Moya, nga vetë ai është quajtur Andrey Arsxhavin, kjo për shkak të pozitës së tij në lojë, pore dhe nga pamja dhe fiziku, ngjajnë shumë me Arshavinin. Mirpo si ka filluar karriera e tij prej futbollisti. Për të lodra e parë që ka pasur ishte futbolli, ndërsa deri këtu e ka pasur përkrahjen e familjes dhe tash trejnerit të vetë Haki Jahiu. Mirpo edhe pse shumë i ri Nexhati ka edhe synimet dhe ëndrrat e veta. Haki Jahiu, ka 20 muaj që merret me Nexhatin. Ai, thotë se në Londër aspak nuk do ta kenë trenerët e Arsenalit të punojnë me të pasi që është një djalë me një ardhme të ndritur. Jahiu ushtron shumë lojtarë në KF Tati, por talenti që ka Nexhati e mahnitë atë. Mirëpo, të përzgjedhet si më I miri lojtarë në mesin e 1600 të tjerëve, për Besnikun, babain e Nexhatit, nuk ka ndjenjë më të mirë si prindë. Ai, si baba do ta përcjellë edhe Nexhatin për në Angli, pasi që është në moshë shumë te re. Për të arritur deri këtu, dhe për hapat në të ardhmen sigurishtë se talenti i ri preshevar, ka nevojë edhe për përkrahje. Atij deri më tash në çdo hap të karrierës i ka dalur në ndihmë dhe ka pasur përkrahjen edhe të kompanisë “Fluidi”. Kjo kompani, pasi që ka përkrahur deri më tash atëherë sdo të hamendet që edhe më tej ta përkrah, sepse sështë e drejtë që talentë të tillë të shuhen.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch