Home » Lajme, Vendore » Nga “ angazhimi “ familjar deri tek “ mobilizimi “ partiak

Nga “ angazhimi “ familjar deri tek “ mobilizimi “ partiak

Reagim në Komunikatën e kryesisë së Partisë Demokratike me seli në Bujanoc të datës 06 janar 2016

Nexhat BehluliKur gati para një muaji u mblodh kryesia e Partisë  Demokratike në takim urgjent për të “ diskutuar “ personalitetin tim dhe më pas nxorri një komunikatë “ me shkas “ mu desht të reagoj shkurt, për të demaskuar “ parëndësinë time “ që kisha për 3 vite në parti, kurse edhe tash me pak fjal do ti demaskoj humbësit e rrugës në pafundësi.

Kryesia e kësaj  partie “ serioze “ u tubua në natën e Bozhiqit për ti “ gjykuar “  “shpifjet dhe etiketimet”  e mia ndaj kryetarit të saj Nagip Arifi dhe familjarëve të tij. Por shtrohet pyetja se cilat etiketime, cilat njollosje dhe cilat shpifje i paskam bërë unë ndaj këtij zotëriu dhe familjarëve të tij ?

Këtë pyetje e kanë bërë sot në vetvete edhe 95 % të anëtarëve të PD-së por nuk kanë guxuar ta shprehin për shkak të frikgës së kanosjes së vendit të punës, dy orëve mësim në shkollë, ndonjë honorari të vogël në kuvend, këshill drejtues, këshill komunal, ndonjë premtimi bosh etj.

Edhe po të egzistonte guximi për ti bërë këto pyetje përgjigje nuk do të kishin marë asnjëherë sepse akuza ishte e inskenuar .

Nuk do të kishin marë sepse ajo as që egziston, sepse nuk ka aspak të vërteta, sepse kryetari I PD-së dhe I komunës ka dashur të inskenoj “ problem “ familjar për të më zbrapsur mua nga kritikat e mospunës së tij.

Kërcënimi I tij ndaj familarëve të mi ka pas një mesazh të më “ fus ndër burra “ që mos ta kritikoj kryetarin, por edhe në reagimin tim të kaluar e kam thënë se përvoja 30 vjecare mi ka mësuar shumë gjëra, përfshirë edhe taktikat të demoduara të atyre që I ka shkel koha.

Kështu që miq të dashur nga PD mos u hamendni se një dit zotëriu në fjal do ta tuboj edhe koalicionin multietnik për tu mar me mua.

Por unë nuk frigsoj dhe kërcnoj njerëz ,unë ballafaqohem me fakte. Faktet e mia tani më vetëm se ua kam prezentuar  grupit tim të avokatve dhe nga nesër ata do të ken punë me organe kompetente. Ata do të kërkojnë se cfar kam shpifur unë, integritetin familjar të kujt e kam cenuar dhe cka është më e rënda, cfarë po dëshiroj të destabilizoj unë në prag të zgjedhjeve ? E kur të dëshmohen këto do ta shohim se kush shpifi e kush inskenoj ?

Të shtoj edhe dicka: se për ato gjëra që dikush I quan trillime nuk do të ndalem asnjëherë të flas: Premtimet parazgjedhore, 2000 vende pune, rasti Gumoplastika, rasti Ushtria amerikane, etj.

Ndërsa nuk është në moralin tim as personal e as në traditën familjare të cenojm privatsin apo dinjitetin familjar të ndokujt.

Veprimin e kryetarit të komunës Nagip Arifi që në gjysmë të natës mi ka shqetsuar familjartë e mi e konsideroj tejet të ulët dhe të them të drejtën se më vie turp kur ti prezentohem dikujt nga cila komunë vi tu e pas parasysh se për këtë gjest kanë marë vesh gjitha trojet shqiptare.

Për fund edhe një porosi: Nuk ka nevoj Nagip Arifi në cfardo lloj cilsie, qoft si kryetar komune apo si personalitet privat ti kërcnoj familjarët e mi kur lëvizjet e mia janë mëse transparente.

Andaj  le të përballemi me fakte në organet kompetente , e së fundi edhe në Gjykatë, ose unë do të dalë shpifësi ose Ju inskenuesi  i barjtes të garës politike në probleme  familjare.

Letra duron çka do që i jepë,kurse  Gjykata i kërkon faktet, shpifësi duhet të gjindet, jo me komunikata por me argumente !

Bujanoc 6 janar 2016

Nexhat Behluli

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch