Home » Histori, Lajme » NGA ARKIVI SHTETËROR I MAQEDONIS NË SHKUP FORMIMI I BATALIONIT TË PARË SHQIPTAR NË PRESHEVË

NGA ARKIVI SHTETËROR I MAQEDONIS NË SHKUP FORMIMI I BATALIONIT TË PARË SHQIPTAR NË PRESHEVË

Xhemaledin SALIHUNë urdhëresën e Shtabit të Divizionit të Kumanovës të  Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë nr. 7, të datës 7 dhjetor 1944, në mes të tjerave thuhet se nën flamurin e Ushtrisë Nacional Çlirimtare u mblodhën të gjithë popujt e Jugosllavisë, nën udhëheqjen e Titos, Marshall i Jugosllavisë.

Në komentim do të kisha cekur se përmenden vetëm popujt e ish-Jugosllavisë, por jo edhe pakicat, sigurisht jo Shqiptarët.

Pastaj vazhdihet nw Urdhëresë nën vuajtjet e shumta të Luftës së Dytë Botërore, nën sakrificat e mëdha, në luftën heroike lindi edhe Ushtria e Jugosllavisë, ushtria e Titos.

Në situatën e fitores së Ushtrisë jugosllave, me ndihmën e Armatës së Kyqe, armatave të Aleatëve, në kohën kur e gjithë Jugosllavia është e lirë nga Gjermania fashiste si dhe në momentin kur u shkatërruan edhe bandat shqiptare/ është fjala për Rezistencën e Armatosur Shqiptare/ formohet Bataloni i Parë Shqiptar i Ushtrisë Nacional Çlirimtare në Preshevë. Ky Batalon i përbërë prej Shqiptarëve të ndershëm, të këtij rajoni, ashtu thuhet në Urdhëresë-vërejtje e autorit, të cilët sëbashku me popujt jugosllavë mbanin zgjedhën e regjimeve reakcionare dhe ë cilët tri vjet e gjysmë u mashtruan nga tradhëtarët e popullit shqiptar, sikur shërbëtor të pushtuesve të jashtëm.

Më tutje në Urdhëresë thuhet se i jipet mundësia shqiptarëve të ndershëm të radhiten në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, nën flamurin e saj, i cili fortë mbahet në duartë nga çlirimtarët në Jugosllavinë Federative, demokratike dhe të lirë.Sot, pra iu dha shansi që hiqet hija e tradhtisë, të cilën popullit shqiptar ia vuan tradhtarët vendasë, ata që për shkak të interesave vetanake dhe plaçkitjes nuk panë interesat e popullit shqiptar, vëllazërim-bashkimi i tyre me popujt të tjerë të Jugosllavisë.

Pastaj në Urdhëresë shkruhet për batalionin shqiptar.

Batalioni i Parë Shqiptar do të formohet më 7 dhjetor 1944 në Preshevë, në frymën e sistemit të formacioneve të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë.

Batalioni do të përbëhet prej 4 çetave dhe në to duhet të bëjnë pjesë luftëtarët pre 18 deri 30 vjet vjetërsi.

 

 

Për udhëheqës të Batalionit zgjidhen:

a/

1.Për Komandant : shoku Skender Hasani

2.Për komesar politik : shoku Muharrem Ibrahimi

3.Për zëvendës komandant  shoku Todor Kukinski, officer i zbulimit i brigadës së XVII

4.Për zëvendës komesar : Hamit Hamiti/Thaçi/

b/

1.Për komandant të Çetës së Parë : shoku Ibrahim Murati

Për komesar politik : shoku Rexhep Bajra

2.Për komandant të Çetës së Dytë : shoku Haki Liça

Për komesar politik : shoku Baki Ajdini

3.Për komandant të Çetës së Tretë : shoku Raif Ejupi

Për komesar politik : shoku Riza Selimi

4.Për komandant të Çetës së katërtë : shoku Faredin Asllani

Për komesar politik : shoku Refik Shaqiri

Udhëheqësia tjetër do të zgjidhet më vonë.

Pas shpalljes, Urdhëresa menjëherë hyn në fuqi.

Në fund janë të nënshkruar Kryeshefi dhe Komandanti i Shtabit.

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

Preshevë, më 13 mars 2016

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch