Home » Lajme, Vendore » Nga dita e nesërme edhe Bujanoci me përfaqësi

Nga dita e nesërme edhe Bujanoci me përfaqësi

Oda Ekonomike e Serbisë –Oda Rajonale Leskovc

      Informatë për Media

 

Nga dita e nesërme edhe Bujanoci me përfaqësi

 

Jugu i Serbisë  nga 24 prilli  do të jetë i pasur edhe me një përfaqësi tjetër institucionesh, rezultatet e së cilës do të jenë prezente në sipërfaqe brenda pak koësh.

Komuna e Bujanocit  në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Serbisë dhe Odën Ekonomike Rajonale të Leskovcit, nesër, në ora 12:00 inagurojnë ekspoziturën e Odës Ekonomike edhe në këtë qytet.

Në fakt, fushëveprimi i kësaj përfaqësie të Odës Ekonomike do të jenë komunat e Bujanocit dhe Preshevës.

Zyra akademike Bujanoc

Udhëheqës i përfaqësisë në fjalë është emëruar, Blerim Kamberi, menaxher i diplomuar, i cili ka përvojë të gjatë në afarizmin privat, përfshirë edhe eksperiencën e arritur gjatë kohës që punonte në inspektoriatin e tatimeve në kaudër të Ministrisë së Financave.

Përfaqësia e Odës Ekonomike në Bujanoc do të ketë një vizion të qartë të arritjes së lidershipit në mesin e asociacioneve ekonomike dhe do të shërbejë si  vend i bashkimit të njohurive dhe përvojave të ekspertëve të njohur, me qëllim të dhënies së kontributit në drejtim të zhvillimit ekonomik në jug të Serbisë. Poashtu, kjo përfaqësi do të përpiqet të paraqes në mënyrë sa më të suksesshme potencialet e këtij rajoni në tregun e Serbisë por edhe atë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të misionit të saj, përfaqësia e Odës Ekonomike pretendon të bëhet qendër e potencialit zhvillimor të Jugut të Serbisë, të avancoj afarizmin, të ofrojë informacione dhe përkrahje në drejtim të zhvillimeve të biznesit, ngritjen e aftësive konkuruese, etj.

Qëllimet e Odës Ekonomike, përfaqësisë së saj në Bujanoc do të jenë  përparimi i ambientit ekonomik dhe ngritja e konkurrencës,  përfaqësimi i interesave të bizneseve, zhvillimi i menaxhmentit, ngritja e kualilitetit, kultivimi i traditave dhe moralit afarist.

Krahas punëve të cilat i janë besuar me Ligj dhe me Marrëveshje, Përfaqësia e Odës ekonomike do të kryej  edhe punë dhe detyra të cilat janë me interes të përbashkët për ekonominë e rajonit dhe anëtarët e saj, duke  marrë  pjesë në debatet publike mbi strategjinë e zhvillimit ekonomik, masave të politikës ekonomike, ligjeve dhe të rregullave të tjera nga sfera e sistemit ekonomik, marrjen e  qëndrimeve  dhe dhënien e vërejtjeve, propozimeve ndaj  organeve kompetente, etj.

Kështu që, duke u bazuar në këto predispozita do të angzhohet për nxitjen dhe zhvillimin e nismave të e ndërmarrësisë, aplikimin e zbulimeve, përparimeve teknike dhe inovacioneve në ekonomi, lidhjen  anëtarët të  Odës me partner  në Serbi dhe jashtë vendit,  organizimin dhe  promovimin e anëtarëve të saj në panairet dhe manifestimet tjera bredna dhe jashtë vendit , si dhe kryen punë tjera me interes për anëtarësinë e brendshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch