Home » Lajme » Nga nesër fillon marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë – Serbi

Nga nesër fillon marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë – Serbi

Nga e marta, shtetasit e Kosovës e Serbisë duhet të jenë në gjendje që të udhëtojnë përtej kufirit të përbashkët, falë një marrëveshjeje të re. Kosova e Serbia pritet të zbatojnë pjesë të një marrëveshje të lëvizjes së lirë të njerëzve më 1 nëntor.

Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve të verës të ndërmjetësuara nga BE në Bruksel. Kreu i ekipit të Kosovës në ato bisedime, Edita Tahiri, ka thënë se mbështetur në marrëveshjen, targat e paligjshme të makinave do të zëvendësohen me targa RKS ose KS.

Homologu serb i Tahirit në bisedimet e Brukselit, Borko Stefanoviq, thotë për SE-Times se makinat që mbajnë targat RKS nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi. Zbatimi i pjesës tjetër të marrëveshjes deri më 20 nëntor mund të jetë më shumë sfidues, pasi përfshin çështjet delikate të lëshimit të letërnjoftimit, lejeve të qarkullimit e sigurimit të makinave.

“Këtë herë kemi diçka që nuk e kishim më parë dhe ky është reciprociteti. Nëse shqiptarët marrin karta identifikimi nga serbët në Kosovë, është e mundshme për pushtetin serb që të marrë kartat e identifikimit të shqiptarëve kur të jenë në Serbi” ka thënë Stefanoviq.

RTV Presheva

I love that this one takes some practice to get right writemypaper4me.org/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch