Home » Lajme » NGADALË BEG SE KA HENDEK!

NGADALË BEG SE KA HENDEK!

Përplasje të reja midis Këshillit Nacional dhe pushtetit lokal në Preshevë

 

Një lajm i mirë për maturantët e Kosovës Lindore, doli këto ditë të nxehta korriku, si një fllad pranvere, se do të pranohen të gjitha kërkesat e studentëve për regjistrim në universitetet e Shqipërisë

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë ia kanë dërguar kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, një shkresë Lidhur me regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2011/2012’

 Pas kësaj shkrese nga Ministria e Arsimit, kandidatët e interesuar për regjistrim në Universitetet e Republikës së Shqipërisë, të gjitha informatat e mëtutjeshme rreth regjistrimit të tyre në fakultete mund t’i marrin në kabinetin e kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Nacional jolegjitim Galip Beqiri i deklaroi agjencisë “Presheva Jonë” se : ” Ne kemi pasur takime dhe biseda telefonike me zyrtarë nga Shqipëri, të cilët na kanë konfirmuar se duke e njohur Këshillin Nacional Shqiptar do ta njohin edhe listën e studentëve të cilën e dërgon ky Këshill, megjithëse them se ne nuk do të jemi problem për qytetarët e Luginës,ne këtu jemi që t’i zgjidhim problemet e tyre dhe jo t’i shtojmë ato.  Ju them të gjithë studentëve përmes Agjencisë tuaj se, është e rrugës që dorëzimi i dokumenteve të dorëzohet tek Këshilli Nacional, por nuk do të jetë gabim edhe nëse ata i kanë dërguar tek kryetari i komunës pasi që ato lista të cilat i dorëzon kryetari i komunës prapë do të kthehen tek ne që t’i konfirmojmë duke i nënshkruar dhe do të kthehen prapë në Shqipëri.

Mjegullirat rreth asaj se kush është kompetent që të dorëzojë listën e studentëve në Universitete e Shqipërisë, i tejkaloi pushteti lokal në Preshevë, i cili e mbajti fjalën e dhënë vitin e kaluar kur u themelua Këshilli Nacional, duke u shprehur publikisht se nuk do t’i bindet vendimeve të tij. Me këtë veprim pushteti lokal i dha një shuplakë të fortë Këshillit Nacional gjysmak, i cili i fut hundët edhe atje ku nuk e ka vendin.

Kështu duhet të veprojë edhe pushteti lokal në Bujanoc, në mënyrë që dy pushtetet lokale t’i thonë stop një Këshilli Nacional jolegjitim, i cili dihet se kujt i jep llogari, me çka merret dhe cili është misioni i tij për shqiptarët e Kosovës Lindore.

 

Nga Tërnoci PRESS

Plus, sites gives you the opportunity to http://www.writemyessay4me.org/ collaborate and share within your grade level teams or with your students

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch