Home » Lajme » Ngjet edhe kjo në Kosovën Lindore – E PABESUESHME, POR E VËRTETË…!

Ngjet edhe kjo në Kosovën Lindore – E PABESUESHME, POR E VËRTETË…!

Këshilli Kombëtar Shqiptar, i të të ashtuqujaturës Luginë e Preshevës, mban të drejtën ekskluzive për regjistrim të studentëve në Universitetet e Republikës së Shqipërisë.

Këtë lajm “blic”, të parat e publikuan portalet më të afërta më këtë institucion inekzistent, i cili është pjellë e Partisë për Veprim Demokratik dhe krahut të saj të majtë UDSH (Unioni Demokratik Shqiptar).

Ky Këshill Kombëtar Shqiptar, që administrohet nga Serbia, lëre që po merr kompetenca për t’i regjistruar studentët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dhënien e pëlqimit për drejtorët e shkollave shqipe, por edhe merr guxim të shuaj mediumet e këtij rajoni për të marrë para nga Ministria e Kulturës së Serbisë në emër të informimit shqip “Nacional”, organ partiak i këtij institucioni jolegjitim.

Pushteti lokal në Preshevë hesht para këtyre dukurive, kurse atij në Bujanoc i është mbushur koka bërllok dhe nuk po i shkon mendja të përballet edhe me veprimet e një Këshilli, përbërja e të cilit është për t’u vajtuar.

Lufta për pushtet në Bujanoc i ka dhënë komoditet një Këshilli joprofesional, i cili me pa të drejt e quan veten Kombëtar, duke përçarë dhe bllokuar çdo proces që qojnë drejt progresit dhe integrimeve evropiane.

Nuk ka të drejtë një Këshill Nacional si ky i Riza Halimit të vendos për fatin e qindra studentëve shqiptarë, të cilët do të kalojnë nëpër filtrat partiakë të këtij institucioni non grata, pastaj injorimi i shumicës së partive politike dhe dhjetëra shoqatave jashtpartiake, për t’i përmbushur apetite e një klani partiak allapvd.

Nga Tërnoci PRESS

Encouraging students to read books over the summer http://pro-academic-writers.com can help prevent this backslide before school starts again in the fall

6 Responses

  1. mixha thotë:

    hhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  2. I padituri thotë:

    PO ky trnoci press na lujti mend krejt,po kush je ti o njeri qe po dashka met pyt per punte e Lugines,a hala po mendoni se jeni qendra e botes,ti edhe disa te tjere.
    Per shqiptaret e Shqiperise e te Kosoves eshte legjitim kurse per ty koka i paligjeshem.Nuk eshte i serbise por eshte ne serbi,edhe njerez si ti nuk i dihet ku i kane rrenjet dhe kush i jep DINAR,sepse cdo organizim institucional i shqiptareve eshte i mireseardhur,kurse per juve i disa MAHALLAVE nuk koka.Mos shkruaj me se jni bo te bajatshem sa qe me detyrove te shkruaj.Koke bere eshte agjencion i lajmeve TRNOCI PRESS,nc nc nc nc
    pershendetje te gjithe atyre qe nuk perqajne por sado kudo kontribojne per nje te ardhme me te mire

  3. Sherifaliu thotë:

    Ky tekst , nga tërnociPRESS (kuptoje Sevdail Hyseni) me këtë titull është shkruar vetëm për një qëllim, dhe esenca e përgjithshme dhe vetme e këtij shkrimi nga autori i vërtet Sevdail Hyseni është kjo fjali të cilën po e citoj:

    Ky Këshill Kombëtar Shqiptar, që administrohet nga Serbia, lëre që po merr kompetenca për t’i regjistruar studentët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dhënien e pëlqimit për drejtorët e shkollave shqipe, por edhe merr guxim të shuaj mediumet e këtij rajoni për të marrë para nga Ministria e Kulturës së Serbisë në emër të informimit shqip “Nacional”, organ partiak i këtij institucioni jolegjitim.

    Nuk po e kuptoj deri kur do të heshtet para këtyre marrinave, pse një her e përgjithmon nuk vendos Këshilli nacional dhe PVD të bëjnë publike shkaqet e vërteta të mbylljes së revistës javore “PERSPEKTIVA”
    Është then shum her se udhëheqsit e kësaj gazete në krye me Sevdail Hysenin kan vjedhur dhe keqpërdorur më shum se 200 mij euro, askush kët gazet nuk e ka mbyllur përvec atyre që vjodhën parat.
    Deri sa të vendosni për kët veprim ju të këshillit nacional dhe ju matrapazt e PVD pirolla ju qofshin këto akuza, dhe nëse vazhdoni të heshtni leni përshtypjen se edhe ju vet jeni të njejt sikur ata qw ju akuzojn. Sherifali Musliu Bujanoc.

  4. fehmi thotë:

    O Sherifali po i ke vënë kapak he burrë. Hallall të qoftë.

  5. mixha thotë:

    Intersant dhe shume e cuditshme si mund te jet inekzistent dicka qe ekziston? Ndoshta ky Keshil nuk po punon sa duhet e si duhet, por se ekziston kjo eshte e vertet. Se kete institucion kombetar e perbejne shqiptaret qe jetojne ne serbi ku jeton, vepron e ndoshta merr rroge edhe ky ternocalija press.
    Ky keshill nuk eshte pjelle e vetem dy partive, por e pjeses me te madhe te shqiptareve qe jetojne ne Lugine e ketu nuk kane hy vetem “Patriotet” te cilet me fjale moti na kane bashkuar me trojet e tjera shqiptare. Mendoj se shqiptaret “patriote” te ciftit te terconalija presit e kane harruar se shqiptaret kane nevoje per udheheqes qe ecin per toke e jo ne lartesi, neper qiell. Ata duhet te njohin realitetin dhe te pranojne se edhe vetem nje person ka te drejte te shpreh lirshem mendimin e vet e ketu bejne pjese edhe shqiptaret e renditur ne partite politike si pvd e udsh, kete te fundit akoma edhe kosovalindore nuk e njeh si parti dhe nuk i jep hapesire fare, kjo cenon drejteperdrejte shprehjen e lire te mendimit, e qe eshte moto kryesore, mendoj, edhe e kosovalindores.
    Dhe ne fund krejt Keshilli nacional eshte krejtesisht Keshill nacional i perbere nga shqiptaret e nese ternocalija press mendon se keta nuk jane shqiptare le te mbetet ne ndergjegjen e tij, por e kisha lutur te mos behet shume patriot dhe te mos brengoset per studentet e ardhshem dhe regjistrimin e tyre ne Univerzitet shqiptare ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.

  6. selami thotë:

    selamiu Presheve
    sa po me vjen keq more per keta te mjere te cilet hala me ondrrat e Ragmi Mustafes po hahen se nese e kritikojme keshillin nacional fitojme ma shume poena politik,
    kjo pune ka marre fund i dashur artikullshkrues pa emer. keshilli e ruan kete te drejt se mu paskon ndr(i)yshe nuk i dergon perdite, komuna e presheves kerkesa per marrjen e pelqimit gjegjesisht mendimit per emrimin e keshillave te shkollave apo te drejtoreve te saj arbitrar.
    me keqardhje Selamiu, Presheve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch