Home » Lajme, Rajonale, Vendore » Ngrehin zërin Kosovarët – Kur Jahjhaga të vijë në Luginë edhe Nikolliq mund të shkojë në Kosovë

Ngrehin zërin Kosovarët – Kur Jahjhaga të vijë në Luginë edhe Nikolliq mund të shkojë në Kosovë

Institucionet e Kosovës i janë përgjigjur negativisht kërkesës së presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq për ta vizituar Kosovën gjatë Krishtlindjeve ortodokse. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrja  e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku kanë thënë se vizitat e liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi I ka thënë  RTK-së se kërkesa është refuzuar  me arsyetimin se vizitat e liderëve serb mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ky vendim, tha Kuçi është marrë edhe pas konsultimeve më partnerët ndërkombëtarë. Pas deklarimit të tillë të  Kuçit , ka pasuar edhe reagimi i Vlora Çitakut – ministres së Integrimeve Evropiane Në një postim në rrjetin social Twitter, Çitaku ka konfirmuar edhe një herë deklarimet e Kuçit, transmeton Telegrafi.“Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për të lehtësuar vizitën e president të Serbisë në Kosovë. Ne vetëm duam t’i vizitojmë shqiptarët në Preshevë!”, ka shkruar ajo.Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjell autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative./H.H/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch