Home » Opinione » NGROHJA POLITIKE DHE KAMXHIKU FINANCIAR

NGROHJA POLITIKE DHE KAMXHIKU FINANCIAR

Opinione nga Komuna e Bujanocit

 

NGROHJA POLITIKE DHE KAMXHIKU FINANCIAR

 

 

Tërnoci PRESS

 

Akoma, pa u mbushur një javë nga seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit, për këtë fillimvit, kur këshilltarët serbë braktisën këtë institucion komunal për shkak iniciativës për ndërrimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, Qeveria e Beogradit filloi masat represive kundër kësaj komune, e cila përbëhet nga shumica shqiptare.

 

Masat

 

Hapi i parë represiv është kamxhiku financiar. Beogradi ka bllokuar mjetet buxhetore për këtë komunë, në sigurimin e lëndëve djegëse, duke paralizuar institucionet nga të ftohtit, i cili po mbretëron këtyre ditëve të acarta të dimrit siberian, në këtë rajon.

Qeveria e Beogradit, ka përgatitur edhe hapa të tjerë represiv për t’i disciplinuar shqiptarët, që të heqin dorë nga iniciative për t’i ndërruar emrat e rrugëve dhe shesheve në llogari të personaliteteve të shquara të kulturës shqiptare.

Kjo Qeveri, jo më larg se në qershorin e vitit të kaluar, kur nuk merreshin vesh partnerët e koalicionit qeverisës, shpiku problemin e bërllokut, i cili i shkaktoi shumë telashe Komunës së Bujanocit.

Bërlloku politik dhe masat e tjera represive financiare i bindën krerët institucionalë të Komunës së Bujanocit, që të lëshojnë pe në participimin e serbëve në qeverisjen lokale, duke i bërë ata edhe pjesë të koalicionit qeverisës.

Kjo qeveri, gjithashtu, ka kërkuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të jap pëlqimin e këtij institucioni, i cili administrohet nga Serbia, të jap pëlqimin për ndërrimin e rrugëve dhe shesheve.

 

Paradoksi

 

Është indikative se si ky Këshill, i cili nuk gëzon përkrahjen e shumicës së subjekteve shqiptare të jap pëlqim për vendimin e Kuvendit Komunal, ashtu siç jep për emërimin e drejtorëve të shkollave dhe projekteve, të aplikuara në ministritë e ndryshme të Qeverisës së Serbisë.

Si do të rrjedhin gjërat në prag të shpalljes së zgjedhjeve të reja lokale dhe parlamentare, mbetet të shihet, por një është e qartë se spektri politik shqiptar i kësaj komune duhet të jetë unik rreth deklaratave lidhur me vendimin e Kuvendit Komunal për ndërrimin e emrave të rrugëve e shesheve, e jo të bëhen cirk para mediumeve me deklarata kontraverze siç po ngjet me deputetin jolegjitim shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe veprimet e  Këshillit Nacional artificial.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch