Home » Lajme, Vendore » Nikolici: S’lejoj të komandohem nga Prishtina

Nikolici: S’lejoj të komandohem nga Prishtina

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, është  revoltuar pse EULEX-i nuk e ka lejuar t’i festojë Krishtlindjet ortodokse në Graçanicë, edhe pse me në kohë e ka parashtruar kërkesën. Sipas tij, EULEX-i edhe një herë ka dëshmuar se në aspektin e statusin nuk është neutral, por se vepron ashtu si i thotë Prishtina.

“Nuk do të shkoj për Krishtlindje në Graçanicë. Nuk dua që Prishtina të vendosë se a mund të shkoj a jo në Kosovën tonë. Është e qartë se EULEX-i pret që autoritetet në Prishtinë ta japin lejen për këtë”, ka thënë Nikolici për ditoren serbe “Kurir”, duke shtuar se mu për këtë do ta ndryshoj qëndrimin e tij ndaj misionit të EULEX-it, si dhe ndaj Brukselit.“Nuk më lejuan të shkoj në Kosovë kur isha përfaqësues i opozitës, e nuk më lejojnë as tash, kur jam president i Serbisë”, deklaroi Nikolici.

/H.H/

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch