Home » Lajme, Rajonale » Nikoliq: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

Nikoliq: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar thënë se nëse Beogradi largohet nga bisedimet për Kosovën dhe nëse i lihet që Prishtina dhe BE-ja të menaxhojnë Kosovën pa pajtimin e Beogradit, do të hyhet në një fazë të madhe të destabilitetit në të cilën Beogradi serbëve në Kosovë shumë pak mund t’iu ndihmonte.

Nikoliq në një intervistë të emituar në TV “Most” nga Zveçani, duke sqaruar kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, që ai e quan bashkësi, ka thënë se “bashkësia e komunave në Kosovë do të ketë kompetenca që të miratoj statute, rregullore, vendime, rregulla dhe rregullore në bazë të ligjeve që i sjellë Kuvendi i Kosovës”.Është hera e parë që Nikoliq e pranon hapur që asociacioni i komunave me shumicë serbe do të funksionoj sipas ligjeve të Kosovës.
Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës, asociacioni i komunave do të jetë i përfaqësuar dhe se në këtë Kuvend ligjet që kanë të bëjnë me asociacionin duhet të miratohet në atë mënyrë që asociacioni të votoj me shumicë për ato ligje.“Nëse nuk ka shumicë të deputetëve të bashkësisë serbe që votojnë për diçka që ka të bëjë me bashkësinë serbe, kjo nuk do të jetë e pranueshme. Këto janë të gjitha masat mbrojtëse që bashkësive të cilat janë në pakicë dhe mbrojtjen që iu sigurohet serbëve në Kosovë, pasi që, sido që ta shikoni, Prishtina do të vendos për atë se si do të jetohet në Kosovë”, ka thënë nder tjerash Nikoliq./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch