Home » Lajme » Nikoliq: “kërcënimet që vijnë nga Prishtina se do të përdoret forca për të parandaluar zgjedhjet serbe në Kosovë, nuk do të ndalojë mbajtjen e tyre”

Nikoliq: “kërcënimet që vijnë nga Prishtina se do të përdoret forca për të parandaluar zgjedhjet serbe në Kosovë, nuk do të ndalojë mbajtjen e tyre”

I ashtuquajturi kryeshef për Qarkun e Anamoravës, Dragan Nikoliq, ka deklaruar sot se “kërcënimet që vijnë nga Prishtina se do të përdoret forca për të parandaluar zgjedhjet serbe në Kosovë, nuk do të ndalojë mbajtjen e tyre”. “Për serbët që jetojnë në atë territor, e që janë shtetas të Republikës së Serbisë, zgjedhjet janë një nga të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë Nikoliq, transmeton Beta. Sipas tij, përfaqësuesit e autoriteteve lokale në Qarkun e Anamoravës ende nuk kanë marrë udhëzime të veçanta nga Beogradi në lidhje me organizimin e zgjedhjeve. “Komisionet komunale zgjedhore në Anamoravë tashmë kanë filluar me grumbullimin e dokumenteve për kandidatët për këshilltarë dhe lëshuarjen e certifikatave për të drejtën zgjedhore për personat që kandidojnë për deputetë”, tha Nikoliq. Sipas tij, “në 13 vitet e fundit autoritetet e Prishtinës përdorin çdo shkas të mundshëm për të demonstruar forcën mbi serbët që jetojnë në Kosovë, për t’i trembur dhe dëbuar ata.” Ai shtoi se gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, të mbajtura në vitin 2008, nuk ka pasur probleme në vendvotime, as gjatë aktiviteteve parazgjedhore.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch