Home » Lajme, Vendore » Nikoliq: Serbia për shkak të procedurave të udhëheqësisë së mëhershme është gjendur në prag të pranimit të pavarisë së Kosovës

Nikoliq: Serbia për shkak të procedurave të udhëheqësisë së mëhershme është gjendur në prag të pranimit të pavarisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar sot se Serbia për shkak të procedurave të udhëheqësisë së mëhershme është gjendur në prag të pranimit të pavarisë së Kosovës. Nikoliq ka thënë se qeveria e mëhershme e Serbisë me siguri ka qenë nën presione të vështira që të pranojë marrëveshjet me Kosovën. “Po të më kishte thënë dikush para gjashtë viteve që do të pranoj që ti zbatoj marrëveshjet që para disa mua janë kryer…me siguri se nuk do ti besoja. Mirëpo, jeta ka sjellë raporte krejt të ndryshme në teren” ka thënë Nikoliq për B92, duke thënë se askush në botë nuk mund ta detyrojë atë të flas ndryshe. Sipas fjalëve të tij, tani të gjithë e kanë të qartë se Beogradi është i gatshëm për marrëveshje me Prishtinën, mirëpo pranimi i pavarsisë së Kosovës nuk “vjen në shprehje”. “Jam munduar që të gjithë ta kenë më të qartë të gjithë, edhe atyre që e kanë pranuar pavarsinë edhe atyre që nuk e kanë pranuar” ka thënë Nikoliq./A.B/

2 Responses

  1. ismet thotë:

    nikoliqi duhet pa tjeter me pranu republiken e kosoves ose e humb edhe te gjith serbin kosova esht shtet sovran dhe i pavarur ska diskutim

  2. Sugel thotë:

    Fqinjët reaguan të zhgënjyer: kryetari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, dyshon në vullnetin e Nikoliqit për marrëdhënie të mira me vendet fqinje. “Përgënjeshtrimi i gjenocidit të Srebrenicës nuk është hap në rrugën e bashkëpunimit dhe rivendosjes së besimit, por e kundërta”. Deklaratat e Nikoliqit janë “shkak për keqkuptime dhe tensione të reja” në rajon, u shpreh Izetbegoviq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch