Home » Lajme, Vendore » Nis asfaltimi i rrugëve drejt malësisë së Preshevës

Nis asfaltimi i rrugëve drejt malësisë së Preshevës

Për herë të parë në territorin e komunës së Preshevës ka nisë asfaltimi I rrugëve drejt Karadakut të Preshevës. E ky fat I ka prirë Shoshajës së Epërme e cila do të behet me rrugë asfaltuar me gjatësi afro 4 km.

Kryetari Ragmi Mustafa ka thënë se prioritet është edhe asfaltimi I rrugëve të tjera në malësi dhe lidhja e tyre me fshatrat e Republikës së Kosovës. Edhe malësia e Preshevës do të bëhet me rrugë të asfaltuara. Dhe kjo ditë do të mbahet në mend pasi për herë të parë nis asfaltimi i një rruge drejt malësisë .

Pikërisht është Shoshaja e Epërme që do të ketë 4 km rrugë me asfalt.

Me këtë rast edhe delegacioni i komunës së Preshevës i udhëhequr nga kryetari Ragmi Mustafa kanë inspektuar punimet në përgatitje e kësaj rruge. Vlera e këtij projekti është 28 milion dinarë , ndërsa sipas kryetari Mustafa kjo është edhe rruga më e gjatë deri tani e cila po asfaltohet me këtë gjatësi.

Ndërkaq kryetari i bashkësisë lokale Ardian Agushi ka thënë se kjo rrugë do të ndikoj edhe në qëndrimin e banorëve në shtëpitë e tyre, por edhe do të krijoj kushte më të mira për jetë. Edhe për banorët ky projekt është një impuls pozitiv , pasi për ta tani është hapur një perspektiv edhe zhvillimin të veprimtarive të tyre. Por kryetari Mustafa ka potencuar se kjo rrugë në vitin e ardhshëm do të lidhet me rrugën tjetër tek penda e Rahovicës .Ndërkaq prioritet për kryetarin e Preshevës mbetet asfaltimi i rrugëve që lidhen me fshatrat e Gjilanit.Rregullimi i infrastrukturës në malësinë e Preshevës do të ndikojnë në mos shpërnguljen e banorëve , por në anën tjetër do të mundësoj edhe zhvillimin e turizmit malorë . Sipas kryetarit Mustafa në përgatitje janë edhe projekt dokumentacionet për rrugët e tjera në Karadakun e Preshevës.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch