Home » Lajme, Vendore » Nis Festivali Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013

Nis Festivali Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013

Edicioni i dhjetë i festivalit Ditët e Komedisë nis sonte në ora 19  e 30 në Shtëpinë e  Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Natën e parë të festivalit do ta hapë Tetari i Mitrovicës me komedinë Jashtë Bie borë.

Natën e parë të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare e hapi Teatri i qytetit të Mitrovicës me shfaqjen Jashtë bie borë. Ndërsa sonte para publikut do të prezantohet Teatri Dodona me shfaqjen Ku…..Çka?

 Jashtë bie borë është shfaqja  e cila hapi natën e parë  të festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare Presheva 2013. Fillimisht festivalin e ka shpallur të hapur kryetari i komune Ragmi Mustafa i cili ka thënë se ky edicion do ti mundësojë publikut që shfaqjet ti përcjellë falas.

Edhe nikoqiri i këtij Festivali Naser Nuredini  ka përshëndetur të gjitha trupat teatrale të cilat janë pjesëmarrëse në këtë festival.

Aktorët e Teatrit nga Mitrovica para publikut preshevar kanë shfaqur komedinë  ku trajtohet fenomeni i testamentit dhe ndarja mes vëllezërve. Ku në fund komedia përfundon tragjikisht, pasi vëllai  çiço i cili vuan nga sëmundja e autizmit  arrin ti helmoj vëllezërit dhe veten për arsyen e vetme që mos t ndahen kurrë.

Regjisori  i kësaj shfaqje Kastriot Saqipi tha për Radio Televizionin Presheva se rëndësi për këtë shfaqje ishin duartrokitjet e publikut .

Aktorët e Tetarit të qytetit të Mitorvicës  u ndanë me përshtypje të mira  për publikun preshevar.Festivali ditët e komedisë është ndjekur me interesim mjaft të madh  nga publiku.Në natën e dytë të festivalit Ditët e komedisë shqiptare Presheva 2013 do të marrë pjesë Tetari i Dodonës me shfaqjen Ku…… Çka? me regji të  Elmaze Nurës.

Ditët e komedisë shqiptare janë të mirëpritura edhe nga qytetarë të moshave të ndryshme.Festivalin e komedisë e mbështesin Ministria e kulturës së Republikës së Serbisë,  kuvendi komunal,buxheti vetanak i Shtëpisë së  Kulturës Abdulla Krashnica si dhe sponsore tjerë.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch