Home » Lajme, Vendore » Nis iniciativa që zyrat e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore të barten në qytetin e Preshevës

Nis iniciativa që zyrat e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore të barten në qytetin e Preshevës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Znj.Ardita Sinani ka filluar procedurat për ti sjellë zyrat e Fondit Pensional dhe të Mbrojtjes Shëndetësore, nga Stacioni Hekurudhor në qendër të Preshevës

Postimi i znj. Sinani:

HAPJA E ZYRAVE TË FONDIT PENSIONAL DHE TË FONDIT PËR MBROJTJE SHËNDETËSORE NË QYTET, LEHTËSIM I QASJES NË SHËRBIMET E TYRE

Sot kërkova që të hapen zyrat e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore në qendër të Preshevës. Për këtë, ftova dhe njoftova drejtorët e Fondit Pensional dhe Fondit për Mbrojtje Shëndetësore, z.Sërgjan Dekiq dhe z.Velibor Antonijeviq, sesi vetëqeverisje lokale jemi të gatshëm t’i ofrojmë hapësirat e ish-barnatores së qytetit përballë objektit të komunës, si dhe të kontribuojmë në përgatitjet logjistike e infrastrukturore.

Siç dihet, në komunën tonë, filialet e këtyre dy institucioneve gjinden aktualisht vetëm në Stacionin Hekurudhor. Hapja e zyrave të tyre në qendër të Preshevës do ta lehtësonte qasjen e qytetarëve në shërbimet e tyre, sidomos për qytetarët në moshë të shtyer dhe me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevoja më të shpeshta për shërbimet e sigurimit pensional dhe shëndetësor.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress