Home » Lajme, Vendore » Nis zbatimi i marrëveshjes në resorin e shëndetësisë

Nis zbatimi i marrëveshjes në resorin e shëndetësisë

Ministrija e shëndetësisë Sllavica Gjukiç Dejanoviç është e para që nis zbatimine marëveshjes në mes përfaqësuesve politik shqiptarë dhe përfaqësuesve qevritarë. Ajo takimin e parë ka realizuar me kryetzarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Ministrën e ka shoqëruar edhe krtyetari i Trupit Koordinues për Preshevë,Bujanoc e Medvegjë Zoran Stankoviq. Gjatë takimit janë shtjelluar të gjitha problemet në shëndetësi  për të cilën është zotuar se do ti zgjidh ministrja Dejanoviq. Pas takimit kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se vizita e sotme është hap i parë  drejt zgjidhjes së  problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas këtij takimi dy delegacionet kanë vizituar maternitetin dhe shërbimin e Praksës së Përgjithshme.

Nga këtu ministrja  ka thënë se do të punoj në përmisërismin e shëndetit në Jug të Serbisë .Sipas saj ky është një ndër objektet me standardet më të larta në Serbi.

Sipas kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë Bujnaoc e Medvegjë Zoran Stankoviq punët  deri më tani kanë kushtuar afër një milion eurosh.E kryetar Mustafa  shpreson se shuma prej 95 mijë eurosh për furnizim me pajisje të maternitetit do ta mbështesë Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq Drejtori i Shtrëpisë së Shëndetit në Preshevë Bujar Zylfiu  ka paraqitur të gjitha problemet e shëndetësisë në Preshevë duke kërkuar furnizimin me pajisje  teknike. Ndërkaq nga një nëntori mantilat e bardha të këtij shërbimi do të dërgohen  në spitalin e Vranjës për aftësim në shërbimet gjinekologjike.

Materniteti është një kërkesë e kah motshme e qytetarëve të vendit tonë, dhe që nga ky vit kjo kërkesë do të realizohet duke u mundësuar grave lindjen në Maternitetin e Preshevës.

Rtv Presheva 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch