Home » Lajme » Nis zbatimi i vendimit për produktet nga Serbia e Bosnja

Nis zbatimi i vendimit për produktet nga Serbia e Bosnja

Ka filluar nga doganat zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Dogana e Kosovës kanë filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksimin shtesë prej 10% të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënësi Adriatik Stavileci.

“Duhet të ceket se nga Serbia si dhe nga Bosnja ka një import mjaft të madh, nga Serbia importi vjetor është rreth 400 milionë euro, ndërsa nga BeH është rreth 50 milionë euro import të produkteve të Bosnjës”, ka thënë Stavileci.

E ministri i shkarkuar para dy muajsh i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, thotë se vendimi i tanishëm dallon prej vendimit të marrë në kohën  e tij për mbrojtjen e produkteve bujqësore në masën 30%.

“Sepse ky vendim me të vërtetë shkel edhe MSA-në edhe Cefta-në. Sepse nuk mund t’i vendoset  një taksë e gjithëmbarshme pa bërë një analizë. D.m.th MSA dhe Cefta lejojnë masa, duke i zbatuar dy ligjet në fuqi, ligjin anti-dumping dhe ligji për masa mbrojtëse dhe subvencionim. Këta nuk janë bazuar në asnjërin ligj”, tha Hasani.

Shkaku i kësaj, sipas ish ministrit Hasani, qeveria nuk do të mund të përballojë presionin e Bashkimit Europian për anulimin e kësaj takse.

“Unë jam i bindur që Qeveria e Kosovës nuk mund t’i përballojë presionit të BE-së. BE-ja na është përzier edhe në konkurset e ndryshme, ndoshta për vendosjen e një kryeshefi të Agjencisë, e jo se për një masë të tillë” , thotë Hasani.

Në rast se Qeveria e Kosovës nga detyrimi duhet ta largojë taksën, Hasani thotë se krijohet rasti ideal të kushtëzohen vendet e CEFTA-së të ri-nënshkruhet marrëveshja, sepse aty figuron UNMIK-u. Po ashtu ai thotë se taksa prej 10% nuk u ndihmon prodhuesve kosovarë, por ajo duhet të jetë 30% për produkte të caktuara.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch