Home » Lajme, Vendore » Nisi sot aksioni me karakter humanitar Bashkë Solidarë

Nisi sot aksioni me karakter humanitar Bashkë Solidarë

Zyra per te rinje aksioni-logoNisi sot aksioni me karakter humanitarBashkë Solidarë, ku janë përfshirë shumë organizata nga Presheva e Bujanoci, e që po përkrahet edhe nga individë dhe biznese nga e tërë Lugina. Ka arritur në 100 numri i pakove të grumbulluara që ditën e parë. I ftojmë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që ditëve në vazhdim ti përgjigjen thirjes për ndihmë të bashkombasve tanë nga Shqipëria, të cilët janë prekur nga përmbytjet e fundit. Tani më janë caktuar pikat e grumbullimit të pakove, në Preshevë tek Zyra për të rinj dhe zyra e KDNJ-së,ndërsa në Bujanoc tek Shtëpia e Kulturës, Zyra për të rinj dhe OJQ Dituria. Pranimi i pakove bëhet për çdo ditë në lokalet e sipër përmendura.

p.s Pakoja mund të përmbajë gjëra elementare si: miell, vaj, kryp, sheqer,makarona si dhe artikuj higjienik.

Dhuro Edhe Ti Nje Pako
Dhuroni Qe Te Duheni
Bashke Solidare

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress