Home » Lajme » Nisme per bashkimin e Shoqatave te Krijuesve Shqiptare ne Mergate (Diaspore)

Nisme per bashkimin e Shoqatave te Krijuesve Shqiptare ne Mergate (Diaspore)

Hoteli ”Sirius”Këshilli nismëtar i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën mbarëshqiptare

(Procesverbal, i mbajtur më 5 gusht 2013, në Hotelin ”Sirius”- Prishtinë)

Krijues shqiptarë, që jetojnë dhe krijojnë në vende të ndryshme të Europës dhe më gjërë, u mblodhën me 5.08.2013, në Prishtinë, për të biseduar lidhur me Bashkimin e Shoqatave të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.

Pas disafjalimeve nga përfaqësues të Shoqatave të ndryshme të Krijuesve, u vendos që : të themelohet  Këshilli nismëtar i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën mbarëshqiptare. pas propozimeve të ndryshme,u zgjodhën antarët e Këshillit nismëtar në kete përbërje: 

  Hasan Qyqalla, kryetar (Gjermani),  Hysen Ibrahimi, nënkryetar (Suedi),  Besnik Camaj, nënkryetar (Zvicërr),  Besim Xhelili, nënkryetar (Austri), Anton  Berisha, anëtar (Itali), Imri Trena, anëtar (Norvegji),  Sadije Kryeziu-Bejtullahu, anëtare (Angli), Halit Elshani, anëtar (Belgjikë),  Musa Jupolli, anëtar  (Francë), Silva Terrnava, anëtare (Zelandë e Re).

Kryesuesi z. Ibrahimi, pasi përshëndeti të gjithë anëtarët e Këshillit Inicues, propozoi këtë Rend dite:

1.Emërtimi i Asociacionit të Krijuesve Shqiptarë për Evropë, deri në mbajtjen e Kuven it Themelues (Kongresit).

2.Detyrat që shtrohen për Këshillin nismëtar.

3.Të ndryshme.

Rendi i ditës u miratua njëzëri nga të
pranishmit.

1. Emërtimi i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë, për Evropën

Pas disa propozimeve konkrete, u muar vendim që deri në mbajtjen e Kongresit, Shoqata të quhet: ”Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën” në tekstin e mëtejm, (BKSHM).

2. Detyrat që shtrohen për Këshillin nismëtar.

U morën këto vendime:

-Kongresi i parë për themelimin e BKSHM-së, të mbahet në Gjermani, pasi që është afërsisht në qendër për të gjithë krijuesit në Evropë;

 -të mbahen kontaktet me krijues;

- të zgjërohet lista e Këshillit nismëtar me anëtarë nga shtete tjera që nuk ishin të pranishëm në takim;-të njoftohen të gjithë Krijuesit, në Evropë, për këtë nismë të mbarë.

3. Të ndryshme.

Në pikën e fundit « të ndryshme », nuk pati gjë.

Kryesuesi, z. Hysen Ibrahimi, shpalli të përfunduar, mbledhjen e parë të Këshillit Inicues për formimin e ”Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën (Diasporën)”.

Procesmbajtës:                                           Verifikues:

1.  Sadije Kryeziu-Bejtullahu                1.Hasan Qyqalla, d.v.

 2. Besnik Camaj, d.v.

(Shpërndarë për shtypin nga z.Hysen Ibrahimi-Suedi, shtator 2013)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch