Home » Lajme » NISMË: PRESHEVA KA NEVOJË EDHE PËR NJE SHKOLLË FILLORE!?

NISMË: PRESHEVA KA NEVOJË EDHE PËR NJE SHKOLLË FILLORE!?

Preshevë, gusht 2011, verë e nxehtë, muaji i Ramazanit. Presheva, ditën duket thuajse e shkretë. Natën vlon jeta. Preshevarët e kanë adet(praktikë) që natën deri vonë të rrijnë në kafene, çajtore, rrugëve shetitje, kurse ditën flejnë. I huaji nuk do të na kuptonte.

Ponejse, nuk kam ndërmend të shkruajë për mentalitetin tonë jashtë mentalitetit të perëndimit. Thuajse  i kemi dhënë vetes detyrë që të bëjmë të kundërtën e asaj që bënë bota e civilizuar.

Për ate i thonë ditë, kur punohet, natë kur duhet të pushojmë e të flejmë.

Një natë rrijmë në çajtore me një mik dhe bisedojmë për problemet e ndryshme jetësore e shoqërore. Miku më thotë se po dalin ide, nisma të ndryshme për ndërtimin e xhamive, rrugëve, ujësjellsave, por ia ndërpreva muhabetin dhe e kundërshtova se nuk ka nisma dhe projekte për shkolla. Miku menjëherë ma këtheu, këto duhet t’i ndërtojë shteti.Poe vërtetë, por ia që edhe shteti nuk kujtohet për shkollën tonë. Atëherë i thashë na jemi ata që duhet të kujtohemi dhe të kujdesemi për të ndërtuar edhe shkolla.Pou pajtua miku. Por nuk ka kush të merrë iniciativë. Thashë po e nisi me një shkrim e ta shohim si po reagohet. Edhe pse kasha disa projekte tjera shkrimi vendosa ashtu spontanisht të shkruajë dhe t’i rradhiti rreshtat në word.

 

Në Preshevë, me të vërtetë ka nevojë shumë të ngutshme edhe për një shkollë fillore.Podikush do të thonte ka nevojë edhe për të tjera nevoja shoqërore. Më akutja është ndërtimi edhe i një objekti shkollor në qytetin e Preshevës. Sepse Shkolla fillore “Ibrahikm Kelemendi” në Preshevë është shumë e ngarkuar dhe punon në tri ndërrime.Për argumentim po e japim pasqyrën e gjendjes së arsimit fillor në komunën e Preshevës :

Arsimi fillor në Preshevë zhvillohet në 8 shkolla fillore: në Shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” të Preshevës me 2.201 nxënës, në Shkollën fillore “Selami Hallaci” të Rahovicës me 534 nxënës, në Shkollën fillore “Zejnel Hajdini” të Raincës me 289 nxnës, në Shkollën fillore “Dituria” të Corroticës me 402 nxënës, në Shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” të Stacionit Hekurudhor me 197 nxënës, në gjuhën serbe, në Shkollën fillore”9 Maji” të Leranit me 605 nxënës, në gjuhën shqipe dhe serbe, në Shkollën fillore “Abdullah Krashnica” të Miratocit me 439 nxënës dhe në Shkollën fillore “Migjeni” të Caravajkës me 80 nxënës.

Nga lartë shohim se Shkolla fillore në Preshevë është më e ngarkuara me nxënës : 2.201. Të gjithë nxënësit janë shqiptarë.

 

Me sa më kujtohet viteve 1983/84 u mor iniciativa për ndërtimin edhe një shkolle fillore në Preshevë. U caktua lokacioni, dikush thonte u siguruan edhe mjetet financiare për ndërtim, por hasi sharra në gozhdë, nuk u pajtuan pronarët e vendit për çmimin e tokës, ku ishte caktuar ndërtimi i shkollës. Dhe kështu dështoi iniciativa dhe ndërtimi i shkollës së dytë në Preshevë.

 

Pas vittit 1981 arsimi shqip edhe në Preshevë pësoi diskrimin dhe nuk ishte i barabartë me ate në gjuhën serbe.

 

Kështu, në Preshevë bëhet ndarja e nxënësve të shkollës fillore në baza nacionale,  për nxënësit serbë(150) ndërtohet shkollë e re, në Stacionin e Hekurudhës, ndërsa nxënësit shqiptarë(2.200) mbeten të mësojnë në ndërtesë të vjetër të Shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”në Preshevë, pa kushte elementare për zhvillimin e procesit arsimoro-edukativ.

 

Me normat dhe standardet për shkollat fillore në Serbi kërkohet që një shkollë mos të ketë më shumë se 500 nxënës.Pra, qyteti i Preshevës në vend se të ketë 5 shkolla fillore moderne me kabinete, me salla, për zhvillimin e procesit bashkëkohor të mësimit, ai mbete me një shkollë fillore, me një objekt, i cili as për së afërmi nuk i plotëson kushtet për mësim modern. I mungojnë kabinetet dhe sallat për mësim.

 

Andaj edhe nisma e jonë që bashkarisht ta ngritim zërin e ndërgjegjës së të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në ndërtimin edhe të një shkolle fillore në Preshevë.

 

Është momenti, koha e duhur kur ende këtu janë edhe familjarët tanë në botën e jashtme, me kontributin e të cilëve mund të fillohet nisma për ndërtimin e një shkolle në Preshevë. Sigurisht që duhet hulumtuar edhe gjetur edhe donatorë të tjerë, por edhe angazhim nëpërmjet të Këshillir Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Grupi i punës për Arsim, i cili duhet të jetë këmbëngulës që të kërkojë mjete financiare nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë.

 

Në këtë rast Këshilli Nacional duhet të jetë themelues i shkollës fillore, sepse më ligj e ka edhe ketë funksion. Ndërsa qytetarët e komunës së Preshevës duhet ta përkrahin moralisht dhe financiarisht ndërtimin edhe një shkolle fillore në Preshevë.

 

Lokacioni i ndërtimit të shkollës duhet të jetë diku në veri apo perëndim të qytetit, ndërsa do të gjenden donatorë-dhënës të trollit për objektin e shkollës, sepse ndërtimi i kësaj shkolle është me vlerë arsimore, kombëtare.

 

Me anë të këtij shkrimi kërkojmë mendime, propozime dhe ide konkrete lidhur me ndërtimin e shkollës së dytë fillore në Preshevë, e cila është më se e nevojshme për gjeneratat e ardhme tona.

 

Na priftë e mbara në këtë punë.

 

Shkruan : Xhemaledin Salihu

 

Preshevë, më 6 gusht 2011

 

Strategy 3 student hand signals asking students over at the blog to pay full attention and indicating that they will follow this with a non-verbal signal is a wonderful tool for sharpening those listening skills

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch