Një aleancë e ҫuditshme midis Kinës, Iranit dhe Rusisë
Tomasz Kamusella
Universiteti i Sshën Andreas, Skoci
Kreu: Shumëkush është shprehur i befasuar nga aleanca e lindur ndërmjet tre regimeve shumë të ndryshme, Pekinit, Moskës dhe Teheranit.
A kanë ata vallë ndonjë gjë të përbashkët përveҫ autoritarizmit? Rrllë është vënë re që mbi të gjitha Kina, Irani dhe Rusia janë të vetmet perandori botërore tokësore.
Invazioni rus i Ukrainës
Sulmi i pajustifikaur i Kremlinit kundër Ukrainës paqësore, që filloi në 2022 (e vijon sot e kësaj dite), solli në forcimin e madh të lidhjeve të Rusisë me gjigandin komunist të Kinës dhe me teokracinë e nxehtë të Iranit. Pavarësisht premtimeve të Kremlinit, ushtritë ruse dështuan në nënshtrimin e Ukrainës dhe thyerjen e mbrojtjes së saj brenda një jave. Në vend të kësaj, forcat e armatosura ukrainase e ndalën me sukses invazionin edhe kur më pas u përdorën dronet ajrore dhe detare.
Trupat ruse pësuan humbje nga flotat e dronëve ukrainas dhe mbetën pa municion; Kremlini iu drejtua Teheranit për ndihmë. Që atëhere Republika Islamike e Iranit e ka furnizuar Rusinë me 4000 dronë Shahed, pajisje artilerie, municione për armët e lehta, raketa anti-tank, bomba mortaje dhe bomba rrëshqitëse. Rusia ia kthen Teheranit me teknologji balistike dhe sisteme raketore të integruara, duke ndihmuar në zgjerimin e shpejtë të arsenalit dhe aftësive ushtarake të Iranit.
Tri javë para sulmit ndaj Ukrainës, udhëheqësi rus e takoi të ngjashmin e vet në Pekin gjatë Lojrave Olimpike Dimërore në kryeqytetin e Kinës. Të dy udhëheqësit e autokracive më të përparuara botërore nënshkruan një deklaratë të përbashkët për partneritetin e pakufizuar ndërmjet dy vendeve. Qendrimi kinez zyrtar për luftën e rusëve për pushtimin e Ukrainës kufizohet me thirrjet për paqë, respektimin e tërësisë tokësore të shteteve anëtare të OKB dhe premton se nuk do i thyejë sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë. Në të vërtetë, nëndheshëm, Kina bën ҫmos për ta mbajtur fort ekonominë luftarake të Rusisë. Pekini e furnizon Rusinë me armë dhe e lejon vasalin e vet, de facto, Korenë e Veriut, të dërgojё hapur raketa dhe topa për ushtritë pushtuese ruse. Rusia e shpërblen mbështetjen e Kinës me naftë me ҫmine dukshëm të ulëta.
Të ndryshëm apo të ngjashëm?
Për vëzhguesit nga jashtë, aleanca e koordinuar ekonomike, ushtarake dhe politike ndërmjet Kinës, Iranit dhe Rusisë duket vërtet e paskrupullt. Në shikim të parë të tre vendet nuk kanë asgjë të përbashkët.
Kina është një regjim komunist totalitar, ku feja shtypet për hir të ateizmit zyrtarisht të hapur. Qeveria autoritare e Iranit, e përbërë nga klerikët, e sheh sundimin e vet si të frymëzuar nga qielli. Islami shiit është një veprim organizativ i jetës politike dhe sociale të këtij vendi. Rusia pas-sovjetike është larguar shpejt nga demokracia drejt oligarkisë dhe pastaj drejt diktaturës. Në këtë proces elita sunduese përqafoi një martesë cariste – sovjetike midis fronit dhe Kishës Ortodokse.
Me sytë e Kremlinit, Rusisë si zemra etnike dhe demografike e ish Bashkimit Sovjetik, i është “grabitur” nga Perëndimi statusi i saj si superfuqi, me rënien e komunizmit. Kina sot është superfuqia e dytë botërore në fushën ekonomike dhe ushtarake pas Shteteve të Bashkuara. Irani ka luftuar me Arabinë Saudite për statusin e kontestuar të hegjemonit të Lindjes së Mesme. Pra qëllimi i të treve është dëbimi i Perëndimit si ndikim në rajon.
Pavarësisht dallimeve ideologjike dhe politike, Kina, Irani dhe Rusia kanë shkëlqyer në vendosjen e kontrollit të rreptë shtetëror ndaj internetit. Mbi të gjitha, të tre regjimet janë bërë qё herët zhvilluesit dhe
përqafuesit e metodave kibernetike për të sulmuar vendet e tjera. Lufta hibride shpjegon qysh autokracitë botërore e kanë përditësuar Artin e Lufëts të Tzu-së për realitetet e shekullit 21.
Pavarësisht territoreve të stërmëdha të tre autokracive dhe historisë së tyre të hershme për t’u projektuar si “perandori”, rrallë komentatorët e shohin Kinën, Iranin dhe Rusinë si perandori.
Perandoritë tokësore
Vëzhguesit perëndimorë, duke përfytyruar verbërisht përvojën koloniale të vendeve të veta, mendojnë se ekzistojnë vetëm perandoritë detare. Sipas këtij imazhi, metropoli kolonialist është zakonisht një tërritor i vogël i vendosur në Europë. Ndërsa kolonitë e veta shtrihej përtej detrave.
Por, as Kina, as Irani, as Rusia nuk hynë në këtë imazh njëpërmasor perëndimor të perandorisë detare. Nuk ka hapësira ujore që i ndajnë metropolet e tyre nga kolonitë. Disi, duke rënë në retorikën antikolonialiste të përsëritur shpesh në deklarata që bëhen në Pekin, Moskë dhe Teheran, opinion publik perëndimor bëhet pre e dinakërisë dhe harron realitetin e perandorive tokësore. Në shekullin 20, proceset e ҫkolonializimit i zhdukën përandoritë detare, por jo ato të bazuara në kontinent me karakter jo perëndimor. Si rezultat, perandoritë tokësore vijojnë të ekzistojnë ende përgjatë Euroazisë.
Perandoria është një shtet i madh i përbërë nga një përzierje territoresh të larmishme etnikisht, ligjërisht dhe ekonomikisht me statuse të pabarabartë. të pushtuar, të ngjeshur arbitratisht dhe të sunduara nga një metropol në largësi. Po ashtu, statuset e banorëve të perandorisë nuk janë të barabartë. Si rregull, ata të metropolit (kolonizatorët) kanë më tepër pushtet dhe privilegje se sa të tjerët (të kolonizuarit).
Ndryshe nga perandoritë detare, ndarja midis metropolit dhe kolonive të tij nuk duket lehtë në një perandori tokësore në një hartë të zakonshme të botës. Harta të tilla bëjnë dallime kryesisht midis masave tokësore dhe hapësirave ujor, që në rastin e perandorive detare, shërbejnë për të ndarë metropolet nga kolonitë. Harta fizike nuk ndihmon për të njëjtësuar vijën e ndarjes midis këtyre dy tipeve të territoreve në perandoritë tokësore.
Perandoritë tokësore duken si një copë e vetme territori, që për një sy të pamësuar, tregojnë një shtet tjetër të rregullt. Po jo, përkundrazi, duhet të kqyrësh hartat e dëndësisë së popullsisë dhe hartat e ndryshimësisë etnike, gjuhësore dhe fetare për të zbuluar strukturën e pabarartë hapësinore politike. Në perandoritë tokësore metropoli zakonisht ndahet nga kolonitë me anë të zonave më pak të populluara dhe si rregull ndryshon mjaft nga të tjerat në pikëpamje etnike, gjuhësore apo fetare. Ky ndryshim justifikon pozitën e privilegjuar të kolonizatorëve në një perandori tokësore nga ajo e kolonizuar, që janë haptazi të diskriminuara, të shfrytëzuara ose të prapambetura në një mënyrë qeverisëse më të nuancuar.
Perandoritë tokësore të Euroazisë sot
Nga të tri perandoritë tokësore, që po diskutojmë, në Rusinë e sotme qeveria dhe elita janë më pak të ngjashme po t’u referohemi traditave të tyre cariste ose sovjetike si model për t’u ngritur. Metropoli i sotëm i perandorisё ruse të panjohur, me një bërthame popullate rusofone ortodokse të vendit, shtrihet nga Shën Petersburgu deri në Moskë dhe zona e vet e stërmadhe metropolitane që e rrethon. Në veri, në lindje dhe në jug të kësaj zonë qendrore perandorake nisin kolonitë jo ruse etnikisht. Ato në veri (Karelia, Komi) dhe në lindje (rajoni i Vollgës) shpesh kanë të njëjtën fe ortodokse të krishterë me atë të metropolit. Nga ana tjetër, në jug (Kaukaz) shumica e kolonive jane me fe islame.
Ndonëse malet Ural shtrihen në një varg të gjatë majash dhe kodrash, në shekullin 18 gjeografët perandorakë rusë e zgjodhën këtë vargmal si një kufi midis Europës dhe Azisë. Seksioni aziatik i Rusisë llogaritet sa 4/5 e territorit të saj, ndërsa popullsia sa 2/5. Në tërësi 30 % e banorëve të Rusisë janë etnikisht jo rusë, ose 45 milionë. Pra, ata mbizotërojnë si një shumicë e popullsisë, veҫanërisht përgjatë provincave aziatike të vendit dhe në Kaukaz.
Perandoria tokësore e panjohur e Kinës së sotme është tepër e ngjashme me strukturën hapësinore dhe demografike të Rusisë. Në gjysmën perëndimore të territorit të vendit jetojnë vetëm 6 % banorë, ndërsa shumica e popullsisë banon në bregdetin lindor. Metropoli perandorak i Kinës përputhet me bërthamën më të populluar dendur, që shtrihet ndërmjet Pekinit në veri deri në Shangai në jug. Kjo zonë më e brendëshme perandorake përputhet me popullsinë që flet dialektin verior Sinic ku vepron kinezishtja (mandarinishtja) standarde. Nga pikëpamja europiane, dialektet kinezë kanë të drejtën e gjuhëve më vete dhe kështu kjo tregon zonën e kolonive të vjetra të Kinës.
Nga ana tjetër, kinezët etnikë (Han) e përceptojnë gjysmën lindore dhe pjesët veriore të vendit të tyre si jo kineze, historikisht dhe etnikisht. Karakteri i larmishëm etnolinguist dhe etnofetar i kësaj hapësire të stërmadhe njihet si forma qeverisëse e pesë rajoneve autonomë të Guangxi, Mongolisë së Brendëshme, Ningxia, Tibetit dhe Xinjiangut. Në tërësi, pothuaj 2/3 e territorit të Kinës përbëhet nga 13000 territore autonome me shkallë të larmishme qeverisëse për popullsitë pakicë, jo Han.
Pakicat etnike jo kineze përbëjnë 1/10 të gjithë popullsisë që shkon deri 125 milionë. Ky numër i parëndësishëm është baraz me popullsinë e Japonisë. Megjithatë, si në rastin e Siberisë Ruse dhe të Kaukazit, këto grupe etnike jo kineze përbëjnë shumicat korente ose historike dhe shumësitë përgjatë gjysëms perëndimore dhe veriut. Për më tepër, të paktën 1/3 e kinezëve etnikë- ose 430 milionë nuk e flasin kinezishten standard, që në lindje. Ata kanë nevojë të shkojnë në shkollë, ashtu sikurse pakicat jo kineze.
Në shumë mënyra Teherani është sikurse Shën Petërsburgu, ku ka qenë ndërtuar kryeqyteti rus në kënetat gjatë shekullit 18. Shtrëngesat e politikës së brendëshme në Persi pas humbjes se gjysmës lindore perandorake (apo të Afganistanit të sotëm) në vitin 1709 ҫuan në braktisjen e kryeqytetit të vjetër perandorak safaid të Isfahanit, pastaj të Mashhadit, Shirazit dhe në fund, në vitin 1786 u bё Teherani. Në ate kohë, Teherani ka qenë një qytet i vogël dhe rrugor tregtar që lidhte Persinë më Kaukazin dhe Zonën Kaspike.
Për më tepër, sërisht sikurse Shën Petërsburgu, Teherani u vendos në një zonë pak të populluar dhe jo mikpritëse, në këmbët e malit Damavand me 5000 metra katrore kulla. i populluar me folёs të gjuhëve të tjera iraniane dhe me gjuhën turke të azerëve; rajoni u gjend jashtë bërthamës persishtfolëse të perandorisë. Në fillim Teherani dhe rrethinat e tij ka qenë koloni perse para ngritjes së qytetit në rangun e një qendre politike moderne të Persisë. Kjo është një ngjashmëri tjetër me historinë e Shën Petersburgut në perandorinë ruse.
Metropoli persisht folës i Iranit të sotëm shtrihet nga Teherani në very. përgjatë koridorit urban perëndimor-qendror deri në Isfahan dhe Shiraz në jug, Një degë tjetër, sipas vijёs lart e poshtë, shtrihet nga Teherani deri më Mashhad në lindje. Shkretëtirat e pabanuara zënë qendrën e vendit. Shumica e persisht folësve jashtë Iranit, qoftë në Afganistan dhe Taxhikistan, kanë zhvilluar identitete të ndryshme etnike në shekujt e kaluar. Ndarja kryesore ndërmjet këtyre vendeve dhe Iranit është ajo fetare. Në Iran popullsia në pjesën dërmuese ndjek islamin shiik, ndërsa myslimanët sunik mbizotërojnë në vendet e tjera persofone. Ky fakt nxiti më vonë për t’i riquajtur gjuhët e tyre zyrtare të persishtes si Dari në Afganistan dhe Taxhik në Taxhikistan.
Grupet etnike jo persisht folëse mbizotërojnë në perëndim dhe në jug, pikërisht në bregdetin rreth Gjiirit Persik dhe të Omanit, në veri në bregdetin Kaspik dhe përgjatë veriperëndimit të vendit, verilindjes dhe juglindjes. Këto zona shërbejnё si koloni të Iranit të sotëm. Ato pothuaj rrethojnë plotësisht metropolin perandorak, me përjashtim të kufijve lindorë me Afganistanin. Megjithatë, në këtë rast, ndarja fetare ndërmjet Shiive dhe Sunive i ndan persisht folësit në Azinë Qendrore nga bashkëetnikët e tyre në Iran.
Zgjerimi
Karakteristikë e perandorive është zgjerimi, pushtimi, zmadhimi tokësor. Një perandori që nuk e bën këtë ose rëzohet, ҫkolonizohet ose shndërrohet në një shtet kombëtar të qytetarëve që janë të barabartë para ligjit.
Në këtë pikëpamje, Bashkimi Sovjetik ka qenë një perandori e padeklaruar. Deri në ҫmontimin e tij në 1991, Moska ka grabitur sa më shumë territore që mundëte, duke legjitimuar kolonializmin me ideologjinë tradicionale të misionit qytetёrues, i riformuar si “eksportim i revolucionit” (komunist). Kremlini aneksoi disa zona, ndërsa të tjerat u bënë vasalë të perandorisë komuniste, si Mongolia në Azi ose shumica e Europës Qendrore dhe Lindore në formën e Bllokut Sovjetik.
Makineria perandorake u bllokua me ndërhyrjen e dështuar imperialiste të Moskës në Afganistan. Shpartallimi, i kombinuar me barrën e tepërt të garës së armëve të Luftës së Ftohtë, e falimentoi Bashkimin Sovjetik, duke parashikuar dekolonizimin e tij të shpejtë. Procesi solli edhe braktisjen e projekteve të sapolindura kolonizuese ose vasalizuese të Kremlinit në Kubë, Etiopi apo Jemenin e Jugut.
Elita sunduese e Rusisë post-sovjetike luajti me idenë e rregullimit të përkujtuesit të perandorisë komuniste në një shtet-komb demokratik deri në mesin e viteve 1990. Megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe, Kremlini nxiti ose u përzie në luftërat në Moldavi, Gjeorgji dhe Taxhikistan për të shkatërruar disa territore ose për të vasalizuar vendet. Më pas, ideologjia perandorake u rivendos në Federatën Ruse. Pikë kthese ishte lufta imperialiste e Kremlinit ndaj çeçenëve, që guxuan të kërkonin pavarësinë nga Rusia.
Në gjysmën e parë të dekadës së parë të shekullit të 21-të, udhëheqja ruse zhvilloi dhe përqafoi një ideologji perandorake të botës ruse. Me pak fjalë, kjo ideologji propozon pushtimin ose vasalizimin e vendeve dhe zonave, para së gjithash, të banuara nga rusisht-folës, dhe gjithashtu ato që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik dhe Perandorisë Cariste. Në përputhje me programin, Rusia rrëmbeu çdo territor që mundej nga Gjeorgjia dhe Ukraina.
Në 2022 Rusia e sulmoi këtë të fundit me synimin për ta gllabëruar të tërën. Ndërkohë trupat ruse dhe mercenarët e mbëshettur nga shteti kishin ndërhyrë kohë pas kohe jashtë kufijve të botës ruse, qoftë në Siri ose në Afrikën nën Saharanë (Burkina Faso, Republika e Afrikës Qendrore, Mali).
Para dhe pas kolapsit të Perandorisë Kineze në 1912, vendi humbi shumë territore, duke u bërë pjesërisht i dekolonizuar në këtë proces. Themelimi i Kinës Komuniste më 1949 erdhi bashkë me ringritjen e imperializmit kinez. Sovjetikët e kishin lehtësuar këtë zhvillim në 1946 duke e kaluar te komunistët kinezë shumicën e Manҫukos (Manҫurisë), të kapur më herët nga Japonia e mundur. Në të njëjtin vit, kur Kina Komuniste u ngrit, Ushtria Ҫlirimtare Kineze e vuri Xinjiangun nën kontrollin e Pekinit. Dy vite më pas, më 1951, trupat kineze pushtuan Tibetin. Me fitoren e Pekinit në luftën e 1962 kundër Indisë, perandoria kineze aneksoi Aksai Chin. Brenda një dhjetëvjeҫari e gjysëm zgjerimi imperialist, territori i Kinës Komuniste pothuaj u dyfishua, nga 5 në 9 milionë kilometra katrore.
Në 1972, Pekini dhe Uashingtoni e pranuan doktrinën e “Një Kine”, Kjo propozon që Taivani është pjesë e vendit, pa përcaktuar në veҫanti në se “vendi mëmë “, i aluaduar, është aktualisht Kina Komuniste. Sot, Pekini e përdor këtë formulim “vendi mëmë” të mjegullt për të kërcënuar me një pushtim ushtarak të Taivanit.
Deri në vitin 2010, përveç shprehjes së pretendimeve për pothuajse të gjithë detin e Kinës Jugore, Pekini nisi të dërgojë njerëz dhe të bëjë fortifikime të zonës së pabanuar në shkelje të ligjit ndërkombëtar detar dhe në dëm të Malajzisë, Filipineve dhe Vietnamit
Teokracia e Iranit revolucionar, e themeluar në 1979, formalisht nuk është përfshirë në veprimatri zgjeruese territoriale. Por sulmi në 1980 i Irakut ndaj Iranit të dobësuar i dha Teheranit një rast të grabisë dhe vasalizojë fqinjin perëndimor. Shumica Shiite e popullsisë së Irakut ofronte një truall pjellor për të eksportuar atje revolucionin islamik. Lufta mbaroi me bllokim, por pushtimi që pasoi i pjesës në perëndim të Irakut (2003-2011) e destabilizoi vendin dhe e bëri të ndjeshëm ndaj ndikimit Iranian. Gjatë luftës në
Afganistan (2001-2021), pavarësisht disa rezervimeve, Teherani mbajti anën e forcave fetare talibane që në fakt fituan mbi forcat ndërhyrëse të prira nga SHBA.
Ndërkohë, gjatë katër dhjetëvjeҫarëve të fundit, Teherani e ka shtrirë ndikimin e vet në Lindjen e Mesme nëpërmjet një morie organizatash terroriste para-ushtarake shiite si Hezbollahu (arabisht për ‘Partinë e Zotit’) në Liban dhe Siri ose Huthis në Jemen.
Që nga krijimi i saj, qeveria teokratike e Iranit ka bërë thirrje një një luftë mbarë islamike kundër Izraelit. Në 2021, parlamentiiIranian madje diskutoi një ligj për shkatërrimin e Izraelit në vitin 2041. Si rezultat, terroristët e Hamasit në Gaza dhe në Cisjordani u bënë aleatë besnike të Teheranit.
E tëra kjo është pjesë dhe pako e një loje shumë më të madhe imperialiste që po luan Irani. Për një kohë të gjatë, Teherani është ballafaquar me Arabinë Saudite në një luftë të pashpallur për hegjemoni në Lindjen e Mesme. Në një mënyrë ose tjetër ky ballafaqim përfshin vende që nga Egjipti në perëndim deri te Pakistani në lindje. Jo vetëm pushteti laik dhe burimet janë në rrezik, por edhe pakica myslimane e shiitëve arrin të dominojë sunitët majoritarë dhe tokat e tyre. Qëllimi përfundimtar është një kalifat islamik i përtërirë nën kontrollin e përbashkët fetar dhe politik të shiitëve.
Boshti i së keqes apo Perandoritë Tokësore?
Në kohën e tanishme, në një Luftë të Ftohtë të re, një numër në rritje e vëzhguesve perëndimore dyshojnë se Kina, Irani dhe Rusia janë një “bosht i ri i të keqes”. Ky perceptim pranon që të tre vendet “duke rritur bashkëveprimin, ndeshen me normat e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.
Sidoqoftë, ky ngjyrim mijëvjeçar i epitetit adopton në mënyrë të padobishme karakterin e ideologjive të tre vendeve autokratike dhe programeve perandorake të zgjerimit. Në propagandën e tyre të ideologjizuar, Pekini, Moska dhe Teherani pretendojnë në mënyrë të rreme se ‘domosdoshmëria historike’, ‘fati’ ose një ‘hyjni’ u dha atyre një ‘mision’ për të sjellë një koleksion territoresh nën kontrollin e tyre perandorak të padeklaruar. Është, pra, më mirë të përqendrohemi në faktet që kemi në dorë, pa dëshiruar që të gjitha vendet e botës duhet përfundimisht të miratojnë demokracinë dhe perëndimizimin.
Dhe po aq e rrezikshme për mbijetesën e Perëndimit dhe vlerat e tij do të ishte mbështetja e retorikës mesianiste të tre perandorive tokësore autokratike.
Edhe pse Teherani dhe Moska (dhe në një shkallë të kufizuar, Pekini) shprehin ndjenjën e ashpër anti-amerikane, asnjë nga tre autokracitë nuk është në thelb anti-perëndimore. Ata adoptojnë me lehtësi teknologjitë dhe zhvillimet moderne sociale të arritura në Perëndim. Tre shtetet neoimperialiste vetëm sa e vënë një kufizim në demokraci. Ose duket kështu për opinionin publik perëndimor.
Megjithatë, duke mbajtur parasysh karakterin imperialist të Kinës, Iranit dhe Rusisë na lejohet një interpretim tjetër. Elitat në pushtet te të tre vendet nuk e kundërshtuan demokracinë. Për taajo është një shqetësim dytësor. Mbi të gjitha, Pekini, Moska dhe Teherani zgjodhën imperializmin, që do të thotë, programin e (ri-)ndërtimit, shtrirjes dhe forcimit të perandorive të tyre tokësore. Në thelb, kjo zgjedhje gjeopolitike dhe e qeverisjes e përjashton demokracinë. Asnjë perandori nuk ishte, nuk është apo nuk mund të jetë demokratike.
Të tre perandoritë tokësore e shohin këmbënguljen e Perëndimit për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe normat e rendit politik të pasluftës si një frenim të papëlqyeshëm të zmadhimit territorial dhe ambicive të tyre politike. Kina, Irani apo Rusia nuk kërkojnë domosdoshmërisht konfrontim me Perëndimin. Ata nuk ia dalin dot me demokracinë. Autokracitë duan të lihen vetëm për të bërë ashtu siç e shohin të përshtatshme në sferat e tyre përkatëse të ndikimit, në synimet për shtrirjen hapësinore të programeve të tyre të zgjerimit imperialist.
Problemi është se ambicia imperialiste e Kremlinit për rindërtimin e një kryqi të Bashkimit Sovjetik dhe Perandorisë Cariste shkel drejtpërdrejt në gishtat e këmbëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Evropën Qendrore, Arktikun e Lartë dhe potencialisht në Alaskë. Ambiciet e Iranit rrezikojnë aleatët e Perëndimit, para së gjithash, Izraelin, por edhe petroshtetet e Gjirit. Nga ana tjetër, ekspansionizmi i Pekinit kërcënon paqen dhe stabilitetin në të gjithë Azinë Juglindore dhe Australasinë me kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit në Australi dhe Japoni.
Për të qetësuar tri perandoritë tokësore, Perëndimi duket se e ka braktisur Afrikën. Kuptimi i heshtur është se në këmbim Pekini, Moska dhe Teherani duhet të sillen në mënyrë më të ndjeshme në lidhje me interesat e Perëndimit në ‘oborret perandorake’ të tre autokracive. Politika nuk duket se funksionon.
Një e ardhme e papëlqyeshme për Perëndimin
Aktualisht, lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është një provë e ashpër. Kina dhe Irani kërkojnë suksesin e Kremlinit sepse përfundimi i kësaj lufte do të vendosë për të ardhmen e projekteve perandorake të tre autokracive. Kjo nëse Perëndimi do ta linte Pekinin, Moskën dhe Teheranin vetëm, në mënyrë që ata të mund të vazhdonin me projektet e tyre perandorake të paqortuara dhe të pakontrolluara. Një rënie, ndarje apo vasalizim i Ukrainës do të çlironte Kinën, Iranin dhe Rusinë nga kufizimet dhe detyrimet ndërkombëtare që në ditët e sotme e nxjerrin jashtë ligjit imperializmin dhe pengojnë zmadhimin territorial.
Anas këtyre ngjarjeve, duke vështruar nga gardhi, gjysmë-autokraci të tjera me mendje perandorake presin me padurim vendimin. Një kolaps i Ukrainës do të thoshte se Etiopia dhe Turqia mund të zgjidhnin edhe rrugën e perandorive tokësore. Të dy vendet kanë popullsi shumëetnike, struktura hapësinore e të cilave shfaq një ndarje të qartë midis metropolit perandorak dhe kolonive. Përveç kësaj, me traditat perandorake me qëndrim të gjatë nën rripin e tyre, si Addis Abeba, ashtu edhe Ankaraja janë të përgatitura mirë për zbatimin e një skenari të tillë.
Përfundimi i luftës ruso-ukrainase do të tregojë nëse imperializmi mund të funksionojë ende si një ideologji dhe praktikë praktike e qeverisjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin e 21-të.
Çfarë do të thoshte rënia e Ukrainës për demokracinë dhe Perëndimin? Kthimi i imperializmit (ndoshta, nën një sërë emrash të fshehur dhe paranuancuar) do ta bënte demokracinë një sistem të pakicës së qeverisjes, siç ishte para Luftës së Madhe (të dytë) ose gjatë Luftës së Ftohtë. Në aspektin hapësinor, Perëndimi do të reduktohej në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut, duke përfshirë humbjet e rëndësishme territoriale dhe lëshimet ndaj autokracive në Arktikun e Lartë. Kjo do të thotë se Azia, Evropa Qendrore dhe Lindore, Afrika dhe Amerika Latine do t’u liheshin perandorive tokësore autokratike të botës.
Fati i shteteve perëndimore në këtë zonë autokratike-para-imperialiste, si Australia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re apo Tajvani, do të ishte i pasigurt për të thënë më së paku. Të parët që do i dorëzohen presionit dhe pushtimit të perandorive tokësore mund të jenë aleatët e Perëndimit atje, qoftë Indonezia, Guineja e Re, Pakistani, Filipinet apo Tajvani. Stabiliteti i një rendi neo-perandorak koordinues do të mbështetej në parimin e forcës, duke shkaktuar që një nga perandoritë tokësore do të dilte si një hegjemoni globale, me shumë mundësi, Kina.
Një seri konfliktesh lokale dhe globale të domosdoshme për formësimin e rendit të ri botëror të këtij karakteri neoimperialist do të shkatërronin zona të mëdha të globit. Nga ana tjetër, këto shkatërrime do të rrisnin presionin mjedisor, duke zvogëluar zonën ekologjike të banueshme në botë dhe prodhimin total bujqësor. Si rezultat, uria do të kthehej si hakmarrje, ashtu edhe prirja për armatim, si në rastin e Perandorisë Sovjetike të Stalinit dhe Gjermanisë Naziste të Hitlerit në shekullin e 20-të, të errët.
Tetor 2024
Përktheu Bardhyl Selimi, 9/10/2024
Average Rating