Home » Histori » *Një histori e mohuar për tre breza italianësh*

*Një histori e mohuar për tre breza italianësh*

Silvia Ferretto Clemento

(disa pjesë nga materiali)

"Mënyra e vetme për të larguar, ata që ju përkasin etnive të tjera, është
forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror. Mbetet vetëm një
rrugë-zgjidhje, zbimi masiv. Kur forca e shtetit ndërhyn në luftën për
treva, nuk mund të ketë sukses veçse duke reaguar brutalisht"

.

Ky citim është marrë nga një tekst i titulluar "Iscljavanje Arnauta >>(
Zbimi i  shqiptarëve ) që përfaqëson qartësisht një vepër teoriko-praktike
për çrënjosjen e kulturës dhe të popullit  shqiptar.

U paraqit më 17 mars 1937 si Enchiridion, në Rrethin kulturor serb të
Beogradit dhe përpunuar nga boshnjaku Vasa Cubrilovic (anëtar i organizatës
nacionaliste Bosnja e Re më 1937, këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më
1991) dhe që kishte si synim zhdukjen e planifikuar të  shqiptarëve, që
banoin në Kosovë.

Bëhet fjalë për një projekt të vërtetë që paraqet në mënyrë cinike rrugën
për të kryer një << spastrim etnik >> të trevave që duheshin fituar.

E hartuar fillimisht për t'u përdorur nga sërbët kundër  shqiptarëve, në
vitet 40 u zbatua edhe për popullsinë italiane te Istrias dhe më vonë, e
ripastruar nga pluhuri, në vitet 90 nga Slobodan Milosheviç edhe një herë
në Kosovë.

I ashtuquajturi << spastrim etnik >> nuk është një risi tragjike e ditëve të
sotme, por një dukuri gjithmonë e pranishme në marrëdhënjet konfliktuale të
etnive në mozaikun jugosllav (*A. Petacco, L'esodo, Milano, A. Mondadori
Editore, 1999, p. 35.*)

Michel Roux,në fjalën e tij kujton se << ...rrënjët ideologjike të spasrimit
etnik që kanë ndodhur në hapsirën ballkanike, vijnë nga Turqia e cila ka
përcjellë zakone me origjinë nga Sharia, ligji islamik, sipas së cilit
fitorja ushtarake dhe pushtimi territorial ligjërojnë të drejtën e
zotërimit të jetës dhe pasurisë së të mundurve.

Nga turqit, kristianët e Ballkanit kanë mësuar se me shpatë, fiton apo
humbet jo vetëm pushtetin dhe pavarsinë, por edhe shtepinë dhe pasurinë... >>(*
M. Roux, in Europa e nuovi nazionalismi. I Balcani, L. Rastello (a cura
di), Rivista Limes, Rivista Italiana*

*di geopolitica 1-2/93, ivi, p. 2.*)

Ministri i ardhshëm i Titos, rrjeshtonte në projektin e tij shkencor të
spastrimit, menyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :

<< Asnjë veprim nuk kërkon kaq vëmëndje dhe durim. Për të patur nje largim
masiv, kushti i parë është krijimi i një psikologjije të përshtatshme, që
mund të ndikojë në shumë mënyra.

Shteti duhet të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore, në mënyrë të tillë që t'iu
bëhet (atyre me etni tjetër) e pamundur të jetojnë midis nësh. >>

Mjetet e këshilluara nga Çubrolloviçi dhe të praktikuara me besnikëri në
Ballkan, në Venecia Xhulia dhe në Dalmaci për të përshpejtuar proçesin e
largimit ishin : Gjobat, burgosja, përdorimi i të gjitha mundësive të
policisë ...përdorimi i punës së detyruar dhe shfrytëzimi i domosdoshëm i
mjeteve të ndryshme që mund të përdoren me ndihmën e policisë.

<< Në planin ekonomik : Refuzimi i njohjes së dokumentave të vjetra të
pronësisë është një veprim i kadastrës (hipotekës) që në këtë rajon duhet
të shoqërohet me mbledhjen e pamëshirshme të taksave dhe rikthimin me forcë
të çdo detyrimi publik apo privat, anullimin e përdorimit të çdo kullote
komunale dhe shtetërore, ndërprerjen e çdo konçesioni të dhënë, heqjen e
liçencave për kafenet, për ushtrim tregëtar dhe dyqane artizanalë, largimi
nga puna të zyrtarëve, te punësuarve privat e bashkiak >>...( *Cubrilovic
citato da M. Roux, Lo scenario bosniaco: pulizia etnica e spartizione
territoriale, p. 34.*)

Por edhe :

"- praktika dhe masa ndikuese në fushën mjekësore

- zbatimi me force i te gjitha urdheresave ne vend-banimet private;

- shkatërimi i mureve dhe gardheve të larta të shtëpive"

Kjo pikë e fundit që u ideua më 1937, kishte si synim të godiste moralin
islamik të besimit të shqiptarevë të cilët, sipas syres së Kuranit, ishin
shumë të ndjeshëm për privatsinë e tyre dhe moralin tradicional.

Shëmbja e mureve dhe gardheve që rrethonin shtëpitë, i zbulonin gratë
mysylmane ndaj vështrimeve të paturpshme në kundërshtim me privatsinë
familjare të predikuar nga Kurani, dhe do të dobësonte e shqetësonte
jetesën dhe zakonet e vajzave, motrave, grave dhe nënave.

Kjo praktikë megjithëse nuk kishte asnje kuptim, u zbatua edhe tek
italianët.

Ishin të shumta rastet e persekutimeve dhe dhunës kundër klerit katolik,
por edhe shkatërrimit të kishave dhe varrezave. "Ata (njerëzit e etnive të
tjera) janë shumë të ndjeshëm në fushën e besimit. Megjithatë është e
nevojshme të preken edhe në këtë pikë. Varret janë dëshmi të dukshme e
përkatësisë nacionale dhe duke i shkatërruar, arrihej qëllimi i dyfishte :
të fyenin të vdekurit dhe të fshinin dëshminë e ekzistencës së popullsisë
etnike që donin ta zhduknin.

Edhe asimilimi duhej bërë pa lenë asgjë rastësisë. Kolonëve u duheshin
shpërndarë armë. Veçanrisht duhej ndaluar hovi i malësorëve, përderisa
shkaktojnë kryengritje masive".(* V. Cubrilovic citato da A. Vascon in Il
libro bianco, cit*)

Në programin e tij kishte përcaktuar malazestë, si kolonët më të
përshtatshëm për këtë synim : duke qenë arogantë, të paepur dhe të
pallogjikshëm, me sjelljen e tyre do t'i detyrojnë  shqiptarët të largohen.

Ky konflikt duhet përgatitur dhe vënë në zbatim nëpërmjet rekrutimit të
njerëzve të besuar.

Së fundmi duhen ndezur me mjete të efektshme konfliktet lokale që do të
prekin zëmrat...

Nuk duhej bërë gabimi, për të zbuar vetëm të varfërit. Klasa e mesme dhe e
pasur në fakt, sipas Çubriloviçit, përbënte shtyllën kurrizore të popullit
dhe ajo që duhej bërë ishte ndjekja dhe zbimi. Të varfërit të mbetur pa
mbështetjen e bashk-kombasve të pavarur ekonomikisht, do të nënshtroheshin
më lehtësisht.

...duhet krijuar një << ndjenjë e largimit >> duke filluar nga fshatrat (...)
duke dëbuar familje të tëra, fshatra të tëra, duke goditur në fillim klasat
e pasura dhe të mesme, më me ndikim, pa të cilat të varferit do të jenë të
paaftë të bejnë rezistëncë.

Në Istria, në Fiume dhe në Dalmaci plani ishte detajuar me imtesi, kundër
intelektualëve, tregëtarëve, sipërmarrësve, gjyqtarëve, peshkatarëve,
artizanëve, studentëve, punëtorëve pa asnjë dallim.

Organizmi veprues i hartuar nga Cubriloviçi, ishte një strukturë e vërtetë
ushtarake e vënë në fushe-betejë kundër "armikut etnik" të pafuqishëm.

Plani i Cubriloviçit në fakt parashikontë : "

a)       Një strukturë të lartë drejtuese që do të drejtonte të gjitha
<< punët >>, e cila do t'i besohej Komandës së Lartë të Ushtrisë

b)      Një Këshill shtetëror me direktiva vepruese të varura direkt nga
Kreu i Shtetit.

c)      Angazhimi i Policisë, Institucioneve shkencore për një mbështetje
teorike, të Shoqatave kulturore, sindikale dhe të punëtorëve, shtypit dhe
propagandës.

d)     Shfrytëzimi i ndihmës private; duhej zgjedhur ay njeri, që dëshmonte
lidhjen dhe pasionin për këtë vepër të madhe.

e)      Emërimi i një Komisari politik për çdo Komunë të trevës që është
objekt i kolonizimit."

Ndërmjet 1945 dhe 1970 veprimtaria e ligjeslaturës jugosllave ishte shumë
aktive. Sulmi i parë i organizmit jugosllav mbi popullin "e ndryshëm
etnikisht" u bë duke përdorur "gjykatat popullore" dhe krimin e "fobis"
(hedhjes duke i vrarë apo të gjallë në guvat malore) me anën e të cilave
mbollën një terror të tillë tek popullsia sa menjëherë u krijua "psikoza e
nevojshme" e dëshiruar nga Cubriloviçi: " Shteti duhet të ketë të drejtën e
pakufizuar të çpronësoj të mirat materiale dhe pronat e të zbuarve dhe
menjëherë mbas largimit të tyre, duhet t'i popullojë me kolonët e tij.

Në shekullin e 20, vetëm një popull i banuar nga etnija e tij, mund të
garantojë sigurinë e vet, kështu që detyra e jonë e përbashkët e çastit
është të mos braktisim pozicionet strategjike të një rëndësie të tillë në
duart e një të huaji armiqësor ... >>

Ngjashmërija e këtyre << strategjive >> me ato të zbatuara në Venecia Xhulia
dhe në Dalmaci nga drejtuesit komunistë jugosllave ndaj italianëve, që
ishin me etni tjetër, është sa e dukshme aq edhe mbrese-lënëse. Edhe këtu
synimi u arrit plotësisht :

ishin 350 000 ata që lanë të terrorizuar vendin e tyre. Një eksod me
përmasa biblike që dëshmoi aftësinë dhe dobinë e planifikimit shkencor të
pastrimit etnik të një hapësire, ku për 670 vjet zotëroi trashëgimija
romane dhe 580 vjet ajo veneciane, ku kultura, arkitektura, gjuha, historia
e disa regjistrimeve të popullsisë para fashizmit, dëshmojnë edhe sot
përkatësinë italiane të këtyre tokave.

Vete gjuha e folur, është një element i gjallë që dëshmon origjinën e kësaj
zone, ku gjuhëtarët studiojnë shumë fjalë latine e paslatine - gjurmët e të
cilave kanë mbetur në dialektin e istrianëve dhe dalmatëve- dëshmojnë
zhvillimin e pa ndërpre mijëravjeçar.

Në rast se spastrimi ka qenë << i lehtë >> dhe i shpejtë, më i vështirë dhe i
ndërlikuar është përfundimi për t'u çliruar nga një kulturë e formuar dhe e
zhvilluar gjatë shekujve të historisë së këtyre trevave, pavarsisht
<< spastrimit kulturor>> që edhe sot është në veprim si në Kroaci edhe në
Slloveni.

Çubriloviçi, me dëshirën për të treguar bazën shkencore të projektit të
tij, bëri edhe një lloj studimi mbi strategjinë, duke analizuar koston e
veprimeve, rolin e Institucioneve të ndryshme, deri edhe hipoteza për
reagimin ndërkombëtar.

Vënia në zbatim ishte kaq e rëndësishme, sa nuk duheshin kursyer paratë dhe
as jeta e njerëzve. Çubriloviç e kishte parashikuar se asnjë fuqi e huaj
nuk do të shkonte përtej një shprehje të butë të indinjatës për fatin e
shqiptarëvë dhe kështu ndodhi në të vërtetë : në 37, sikurse edhe në vitet
40 dhe 90.

Edhe lufta civile në Kosovë dëshmoi një ngjashmëri të jashtzakonshmë në
zbatimin e metodës dhe mjeteve të projektit të << spastrimit etnik >>,që edhe
një herë arriti përfundime << të shkëlqyera >>. Nga ana tjetër Milosheviçi,
për ta venë në zbatim planin e tij, pati mundësi të mbështetëj pikërisht
tek personi i Vasa Çubriloviçi si njeri, i cili në rolin e të besuarit të
udhëheqësit serb, mbulonte edhe në këtë rast një rol të rëndësisë parësore.

Nga fillimi i luftës në ish Jugosllavi (1991) masakrat dhe zbimet e
realizuara, në kuadrin e << spastrimeve etnike >> të ndryshme, kanë shkaktuar
200 000 të vdekur. Disa përllogaritin se më shumë se 4 milion e gjysëm, ka
qenë numri i përgjithshëm i refugjatëvë dhe te çpërngulurve pas tetë vitesh
lufte të zhvilluar në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e pastaj në Kosovë.

Më 1995 edhe në Serbrenicë, në fund të luftës në Bosnjë u krye një masakër
nga ana e forcave sërbo-boshnjake që vranë komunitetin musliman të zonës,
(më shumë se 7000 të vdekur ).

Më 1998 duke u nisur nga preteksi i veprimtarisë së Ushtrisë çlirimtarë
kosovare  (UÇK), presidenti i atëhershëm Slobodan Milosheviç nisi një
fushatë të ashtuquajtur << antiterroriste >> që u zhvillua si një << spastrim
etnik >> i vërtetë.

Popullsia e krahinës llogaritej në afro 2 milion banorë, nga të cilët 1,6
milion  shqiptarë, 200 mijë serbë dhë 200 mijë nga etni të tjera (kroate,
bosnjak, rome dhe turq). Numri i refugjatëve  shqiptarë nga krahina qe i
lartë, duke përfshirë mbi 700 mijë njerëz, që u detyruan të braktisnin
banesat e tyrë për t'i shpetuar dhunës, përdhunimeve dhe masakrave.

Akti i akuzës i paraqitur në maj të 1999 në Gjykatën Ndërkombëtare për ish
Jugosllavinë kundër Miloshëviçit dhe pjesmarrësve të tjerë të dhunës, që
pësoi populli  shqiptar në Kosovë, të kryera nga 1-20 maji i 1999, fliste
për vrasje të qindra njerëzve. Numri i përgjithshëm i  shqiptarëvë të
larguar nga vendi i tyre, nga fillimi i spastrimit etnik, në mars të 1998 e
deri në përfundimin e luftës, mbi bazën e të dhënave të Komisaritit të
Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) arriti mbi 1,5 million.

Në kulturën sllave ka qenë e pranishme gjithmonë nje ndjenjë e fortë
nacionaliste. Kështuqë nuk bëhet fjalë aq, për ndryshime kulturore, se sa
për faktorin e fuqishëm nacionalist të kulturës serbe, e cila ka dashur të
sllavizojë forcërisht një trevë nëpërmjet dëbimeve dhe masakrave mbi
elementët e padëshiruar, nëpërmjet një formule fatkeqsisht tashmë të njohur
botërisht, të << spastrimit etnik >>(*Gianfranco Lizza, Geopolitica itinerari
del potere, ed. UTET.).*

Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit
të 1986-ës, shkrimtari i shquar nacionalist sërb Dorica Kosiç, që u bë më
1992 president i << Jugosllavisë se Re >> të Milosheviçit, deklaroi :
<< Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Sërbinë e Madhe (...) suksesi
i një veprimit ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të
huaja >>

Ettore Mo, duke rindërtuar zbatimin e përpiktë të projektit të Çubriloviçit
të spastrimeve etnike të kryera nga sllavët, pohoi : << Bota duhet të
punojë, për t'i berë serbët të kuptojnë, se zbatimi i planevë të tilla (si
projekti i Çubriloviçit) nuk është patriotizëm, por krim i rëndë që
ekziston >> ( *E. Mo, Pulizia Etnica un piano studiato 60 anni fa, "Il
Corriere della Sera", 4 maggio 1999.)*

*Spastrimi etnik*

Studiuesi francez Michel Roux, profesor i historisë së Ballkanit, në
Universitetin e Tuluzës, në shqyrtimin e emrit << spastrim >> shikon një
paraardhës tek manifesti bolshevik, në të cilin Lenini, duke nënqeshur me
përbuzje, fshin nga bota, mbretin, priftërinjte dhe kapitalistët : << Shoku
Lenin e pastron tokën nga krimbat >>.

Duhet shënuar se në gjuhën ruse, sikurse edhe në gjuhën serbo-kroate, fjala
<< çistëj >> tregon atë që është e pastër, pa ndotje. (12)

Shumë historianë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin faktin, se
ngjarjet tragjike në Venecia-Xhulia, janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e
pushtimit italian të Jugosllavisë. Sipas Giampaolo Valdevit, nuk bëhet
fjalë për << spastrim etnik >> por <<i dhunës shtetërore >>.

Sipas tezës së tij, nuk ishte dëshira për të zhdukur elementin italian. Më
shumë është një reflektim i një ndryshimi tragjik shoqëror.

Komuniteti, i lidhur me kulturën dhe ekonominë tradicionale në jetën e
përditëshme, ju diktua një << modernitet >> i përfaqsuar nga pushteti
shtetëror komunist. Eksodi, dëshmonte mohimin e kësaj, pra ishte rrjedhojë
e një zgjedhjeje.

Duke u bazuar në dokumentacionin që zotërojmë dhe mënyra e zbatimit të asaj
që Valdevi e përkufizon "moderniteti i pushtetit shtetëror komunist" është
e dukëshme se teza e "tejkalimit të reagimit" dhe "tërbimi popullor" e
mbështetur edhe nga komisioni historik italo-slloven, nuk eshte në gjëndje
ta justifikojë atë që ka ndodhur.

Krimet e kryera, dinamika dhe planifikimi i tyre deri në detajet më të
vogla, nuk ishin sigurisht një dukuri kundër-veprimi, një përgjigje për çka
kishin pësuar gjatë fashizmit, por  një zbatim fanatik dhe i përpiktë, i
asaj që ishte teorizuar dhe planifikuar nga Çubriloviçi në projektin e tij
të "spastrimit etnik".

Zhdukja fizike e etnisë italiane nuk ishtë fundi i politikës së Titos, por
një periudhë e ndërmjetme. Ishte mjeti më i pashpirt, më i egër, por edhe
më i suksesshëm për të shtypur çdo formë të ardhëshmë të mospajtimit me
hegjemoninë sllave në këto toka. Në fakt, në vetë projektin e Çubriloviçit,
synimi nuk ishte ay i zhdukjes së etnive të tjera, por ajo e krijimit të
"mëndësisë së përshtatshme për një eksod masiv".

Masakrat dhe barbaria duhej të tërrorizonin popullsinë deri në atë pikë sa
ta shtrëngonin për t'u larguar, që do të sigurontë zonën << e zbrazur >> prej
etnisë italiane.( Siç kish ndodhur me pare me  shqiptarët.

Në një hartë të 1937-ës, e lidhur me tekstin e Vasa Çubriloviçit, rajoni i
Nishit në Kosovë, ishte shënuar me fjalën << zone e pastruar nga  shqiptarët >>-
L. Rastello, << Europa e nuovi nazionalismi >>, p.2).

 Nga e gjithe kjo është e dukshme se urrejtja nacionale ishte e ushqyer dhe
e organizuar.

Synimi ushtarak në konfliktet etnike nuk është ajo e arritjes së fitores
mbi forcat kundërshtare, por ajo e sigurimit të kontrollit etnik mbi
territorin (...). Përparësitë etnike dhe politike kanë kushtëzuar shpesh ato
strategjiko-vepruese (*Miles, La guerra delle etnie: strategie, tecniche,
scenari, Roma, Limes, 1993).*

Pikërisht për këtë arsye,titistët vepruan me forcë kundër anti-fashistëve
italiane, në vend që të vepronin kundër figurave të njohura fashiste, të
cilët do të ishin të dobishëm për të riforcuar pamjen stereotipe të
italianit = fashist (prej të cilit rrjedh edhe fashist = kriminel, pra
italian = kriminel) që ju interesonte ta krijonin. Vetë intelektuali
antifashist Biagio Marin, përfaqësues i Partisë Liberale ne CLN (Komiteti i
Çlirimit Nacional) nënvizonte se shpesh fashistët më të njohur nuk u
ndoqën, por edhe kur u arrestuan u liruan, ndërkohë që të gjitha qëndrat e
mundëshme antifashiste të patriotëve italianë, (si në Fiume) u çfarosën në
një mënyrë kaq të shpejtë dhe përfundimtare, sa është e pamundur ta pranosh
si një rastësi. (*G. Rumici, Infoibati, pp. 334-335.)*

Masakrat, dëbimet dhe mijëra njerëz të hedhur në greminë, nuk ishte gjë
tjetër veçse çmimi makabër për t'u paguar nga çdo shtet, ku komunizmi hypi
në pushtet.

Nga ana tjetër barbarizmi i titistëvë u pasqyrua veçanrisht kundër vetë
sllavëve, që nuk aprovonin politikën e udhëheqësit komuniste. Plani i
përdorur nga partizanët e Titos për t'u çliruar nga kundërshtarët, është në
fakt i ngjashëm më atë të adaptuar në të gjitha ato shtete ku komunizmi
fitoi pushtetin. Në këtë drejtim është interesante ndërhyrja e Ernesto
Galli Loggia : << Miliona e miliona viktima të këtij shekulli, nuk mund të
dëgjohen. Nga Lenini e deri tek Pol Poti,që nga masat e fshatareve rusë që
më gjakftohtësi u çuan drejt urisë, internimit dhe vdekjes gjatë
kolektivizimit të tokës, nga genocidi i inaguruar prej Maos dhe vijuar deri
më sot prej RP të Kinës në dëm të popullit tibetian, praktikisht nuk ka
patur asnjë pamje historike të komunizmit, që nuk është shoqëruar me
vrasjen e burrave, grave dhe fëmijve të pambrojtur, pra jashtë çdo
pretendimi si << luftë civile >>( *E. Galli della Loggia, Il tabù storico
della sinistra, "Il Corriere della Sera", 25 agosto 1996*.)

Teknikat e propagandës të çfrytëzuara gjerësisht dhe me sukses për të
ndikuar mbi popullin, u përpunuan nga Gustave Le Bon në fillim të shk XX, i
cili në një esse të tij kishte treguar qartësisht, se sa kishte nevojë
turma për << mesazhe >> të thjeshta dhe të përsëritura vazhdimisht.

Pamjet që krijoheshin në shpirtin e njerëzve,(prej propagandës) merreshin
prej tyre si të vërteta (*G. Le Bon, Psicologia delle folle, Milano, Oscar
saggi Mondadori, 1980, p. 42*.). Sepse turma është e ndjeshme vetëm ndaj
ndjenjave të fuqishme dhe folësi i cili dëshiron ta joshe atë, duhet të
abuzojë me deklarata të dhunëshme (të forta). Ekzagjerimi, pohimi,
përsëritja dhe asnjëherë e asgjë, të mos e bazosh më fakte të vërteta.
Perënditë, heronjtë dhe dogmat, diktojnë nuk debatojnë: kur debatojnë
marrin fund.

Duke analizuar turmat kriminale Lë Bon, duke marrë si shëmbull masakrat
franceze të ndodhura më 1792 pohon : << Nuk dihet mirë se kush dha urdhër të
zbrazeshin burgjet për të masakruar mysafirët. Ishte Danton, siç duket e
mundëshme apo ndonjë tjetër nuk ka shumë rëndësi ; mesazhi i fortë i marrë
prëj turmës që masakroi, ishte i vetmi fakt që ka interes.

Ushtria e masakruesve, që përfshinte rreth 300 njerëz, përbën një copëz e
përsosur, e shprehjes së një turmë heterogjene, ku një pjesë e vogël e
kriminelëve profesionistë, të përbërë sidomos nga shitësit dhe artizanë të
ndryshëm (...) nën ndikimin e ideve të caktuara, janë të bindur plotësisht se
po bëjnë një punë patriotike. Roli i tyre është i dyfishtë: i gjyqtarit dhë
i xhelatit dhe nuk e quajnë veten kriminelë.

Duke marrë parasysh numrin e madh të të akuzuarve, vendoset që fillimisht
priftërinjtë dhe fisnikët,oficerët dhë shërbyesit e mbretit, dmth të gjithë
njerëzit puna e të cilëvë vetvetiu shërbentë si provë e mjaftueshme për
fajësi, në sytë e një patrioti të mirë, u masakruan masivisht pa proçes
gjykimi.

Vijimi i ngjarjeve qe i njejtë. Tërbimi i turmës heterogjene dhe i
masakrimeve pa dallim i të pafajshmëve, gjithashtu.

<< Infobia >> : të vrasësh një njeri dhe ta hedhësh kufomën në humnerë apo të
vdesë nga hedhja në humnerë (kjo fjalë ka lindur në fund të Luftës II
Botërore). Gjatë dhe pas luftës << fobie >> (humnerat) u benë vënde të
grumbujve të mëdhënj kockash njerëzore prej ekzekutimeve masive. Të hedhësh
një njeri në << foibe >> do të thotë ta quash një mbeturinë, duke e hedhur
aty ku gjithëmonë njerzit e Istrias hidhnin gjërat që nuk u duheshin më (...)

Viktima e hedhur, zhdukej nga ekzistenca fizike,por edhe si emër në
kujtesën e njerzve. Të vrasësh atë që e quan armik nuk mjafton ; duhej
shkuar edhe më tëj, duhej fshehur trupi dhe vetë jeta, çdo gjurmë, sikur të
mos ketë ekzistuar kurrë. (*G. Oliva, Foibe. Le stragi negate degli
italiani della Venezia Giulia e dell'Istria, Milano, Oscar Mondadori, 2002,
p. 86.*)

Pjesa më e madhe e << të hedhurve në humnerë >> u krye në dy periudha të
dalluara :

*8 shtator 1943 - 13 tetor 1943*

Në dyzet ditët që pasuan pas armëpushimit të nënshkruar nga Badolio
(8.9.43) Venecia-Xhulia, e lenë pa mbrojtje nga ushtarët italiane, akoma e
pa vënë nën kontrollin e ushtrisë gjermane, u bë një pre e lehtë e
partizanëve sllavë.

*1 maj - 10 qershor 1945*. Në dyzet ditë të pushtimit titist, në zonën e
Triestes dhe Goricës, dukuria e << foibes >> njohu kulmin e vet. Hyrja e
Titos në Trieste më 1 maj, ndërkohë që partizanët garibaldinë ishin
drejtuar drejt Lubianës, shënoi fillimin e një periudhe të një terrori të
vërtetë, për banorët e vendit.

Urdhrat dhënë nga Tito dhe Ministri i tij i jashtëm Eduard Kardeli, ishin
të qarta dhe nuk pranonin mëdyshje: Spastrim të menjëhershëm. Dënim të egër
të gjithë nxitësivë të "shovenizmit dhe urrejtjes nacionale" (dmth
anti-jugosllave).

U krye një gjakderdhje që nuk kurseu as anti-fashistët, anëtarë të
Komitetit për çlirim nacional, që kishin luftuar në krah të vrasësve të
tyre të tanishëm, apo të anëtarëve të Rezistencës liberal-demokristiane dhe
lëvizjes për pavarsi të Fiume.

Ushtarake dhe civilë italiane, por edhe civile sllovakë e kroatë, u benë
viktima të arrestimeve, proçeseve të montuara, dëbimeve, torturave dhe
pushkatimeve. Paguan jo vetëm fashistët, por kushdo që i kundërvihej
pushtimit të Venecia - Xhulias nga Jugosllavija.

Rrezikonte jetën e tij kushdo që ishtë italian dhe nuk i kundërvihej
ndjenjës italiane të tij.

Kjo tezë është mbështetur edhe nga historiani Giovanni Berardelli. Faji i
tyre kryesor ishte, për arësyen e përkatësisë së tyre nacionale, një
pengesë për të vënë në zbatim projektin e Titos për aneksimin e zonës së
Friulit dhe Venecia-Xhulias. Edhe historiani nga Trieste, Roberto Spazzali,
e përcakton << foibe >> prodhim i urrejtjeve të ndryshme : etnike, nacionale
dhe ideologjike.

Qe një zgjidhje e egër e një synimi revolucionar të pushtimit territorial.
Kush nuk pajtohej, eliminohej.

Masakra ishte shkatërruese dhe vazhdoi javë të tëra, pavarsisht mbritjes në
Trieste dhe Gorica (2-3 maj) të Divizionit të dytë neo-zelandez e gjeneral
Bernard Freyberg, e përfshirë në armatën e VIII britanike. Kësaj periudhe i
drejtohet një dokument i Shtetit i firmosur nga dy Presidentë të
Republikës, Luigi Einaudi e Giovanni Gronchi, ku njihet fakti se << Trieste
(...) përsëri ju nënshtrua një pushtimi të rëndë të huaj dhe po përballej me
krenari martirizimit, nëpërmjet masakrave dhe << foibise >>,pa hequr dorë nga
dëshira e lidhjes me Atdheun >>( Cfr. www.leganazionale.it/storia.)

Persekutimi i italianëve vijoi deri më 1947, sidomos në zonën e Istrias
afër kufirit, zonë e vendosur në administrimin e përkohshëm jugosllav.

*Ferri titist*

Se çfarë ndodhi në kampet naziste ka një dokumentacion të gjerë, përveç
dëshmive të shumta. Përkundrazi, pothuajse është e pamundur për të
rindërtuar përmasat e kasaphanës të bërë nga titistët dhe për të kuptuar
atë që kishte ndodhur në Jugosllavinë e Titos dhe në kampet e përqëndrimit,
për faktin e mungesës së dokumentave, dëshmive dhe sidomos mundësisë për
t'iu afruar arkivave të shtetit dhe burimeve të tjera të nevojshme.

Asnjë telekamer nuk ka filmuar kurrë kampet jugosllave apo viktimat e tyre,
siç kishte ndodhur në Gjermani. Mungesa e dokumentacionit të filmuar,
përveç një qëllimi të caktuar, ka bërë që për kulturën tonë shumë të lidhur
me imazhin, gjithshka të duket sikur s'ka ndodhur kurrë.

Ajo që kishte ndodhur, u harrua për një kohë të gjatë nga historiografia.
Një tragjedi e madhe e varrosur qëllimisht, që peshon si një gurr i rëndë
mbi ndërgjegjen e atyre që e dinin dhe nuk kanë ndërhyrë, dhe atyre që në
emër të lirisë e të << vëllazërisë >> masakruan pa mëshirë.

Në kampet e përqëndrimit jugosllav,u burgosën dhe humbën jetën mijëra
njerëz, ushtarakë dhë civilë, fashistë dhë antifashistë, anëtarë të
rezistencës, shumë të mbijetuar nga kampet e nazizmit, e deri komunistë.

Që nga qershori i 1948, pas përjashtimit të Jugosllavisë nga kozmosi
sovjetik, ku rrotulloheshin vendet e lidhura me << Traktatin e Varshavës >>,
konformistët, më saktësisht ata komunistë besnikë të ortodoksisë
leninisto-staliniste të lidhur me Kominternin, që e kishte dënuar Titon,
përfunduan në kampet e përqëndrimit. Qe një tragjedi e madhe, brënda së
cilës u zhvillua edhe një luftë vëlla-vrasëse ndërmjet komunistëve.

***

*Masakrat e humnerave *

Tipari i përbashkët i të gjitha vrasjeve ka qenë mungesa pothuajse e plotë
e njoftimeve mbi zhdukjen e njerëzve. Një mister që rriti klimën e terrorit
në të cilën jetonte popullsia. Një vdekje e mistershme. Dëshira e fshirjes
totale, e bënte akoma më të hidhur për të afërmit, prej faktit se zhdukja e
trupave i linte për një kohë të gjatë në pasiguri, për shumë raste edhe në
ditët tona, dhe pamundësinë për t'iu kryer ritet e varrosjes.

Ndërmjet të arrestuarve kishte shumë raste të hakmarrjeve përsonale,viktima
të informatorëve që shfrytëzuan periudhën e ndryshimit të flamurit për të
zgjidhur çdo mosmarrëveshje me viktimat e tyre. Mbi fatin e të arrestuarve
nuk kishte asnjë lajm, sidomos për arësye të një vëzhgimi të hekurt dhe
heshtjes nga ana e zyrtarëve të policisë sekrete jugosllave (OZNA) si dhe
mungesës totale të urdhërave të arrestimeve apo akteve të proçeseve, që do
të dëshmonin fatin e mijëra fatkeqëve. Proçedura ishte gjithëmonë e njejtë :

Njerëz të panjohur trokisnin në derë të shtëpisë dhe ftonin, pak a shumë në
mënyrë të sjellshme, njeriun e caktuar që t'i ndiqte në Komandën partizane
(...). Nganjëherë preteksi ishte për të firmosur një dokument në Komandën
partizane. Koha kalontë dhe familiarët e të ndaluarit, që donin të çonin
ndihme dhe ushqim për të afërmin e tyrë, iu thuhesh të kishin durim, se
duhej të prisnin disa ditë për kryerjen e disa veprimeve të domosdoshme
proçeduriale.

Të arrestuarit e Istrias grumbulloheshin në tre vënde : në kështjellën e
Montecuccoli të Pisino, në Pinguentë dhe në Barbana. Gjyqet popullore
shqyrtuan një numër të madh proçesesh me proçedura të përshpejtuara. Të
akuzuarve nuk ju afrohej asnjë mundësi që siguronte të drejtat e tyre, nuk
u caktua në asnjë rast, avokat mbrojtës dhe nuk kishin mundësi të sillnin
dëshmitarë në favor të tyre. Pas një proçedure të shkurtuar, të akuzuarit
çoheshin para gjyqtarit, i cili me një formulim në dukje ligjor, shpallte
vendimin mbi bazën e akuzave stereotipe (*L. Giuricin, Il settembre '43 in
Istria e a Fiume, p. 106 in G.Rumici, Infoibati, cit., p. 87.*)

Këto vendime pothuajse gjithëmonë të fajsise për viktimën, nuk kishin
mundësi apelimi dhe për shumicën e rasteve parashikonin dënimin
kapital (*G.Rumici,
Infoibati, cit., p. 87*)

Mënyrat e vrasjes dhe eliminimit fizik të të dënuarve ishin të shumta, dhe
varej nga pozita gjeografike e vëndit si dhe kushtet e veçanta të momentit.

Shpesh të arrestuarit para se të vdisnin duhet të hiqnin të gjitha rrobat e
tyre dhe këpucët, kërkesë e vetë vrasësve të cilët më vonë i kanë veshur.
Herë të tjera kriminelët i këmbenin rrobat e tyre të vjetëruara, me ato të
mira të viktimave (...). Shumë persona u pushkatuan apo u vranë në mënyrë të
dhunëshme dhe trupat e tyre u groposën në varre të përbashkëta, në puset
arteziane  apo të minierave. Të tjerët janë hedhur në det dhe u gjendën
vetëm në pak raste. Një pjesë u hodhën në humnerat e maleve.

Pjësa më e madhe e robërve të mbetur në Istria, pësuan vdekjen nëpër
humnerat.  Mbas vendimit me vdekje, viktimat çoheshin në vëndin e
ekzekutimit me duart e lidhura me një tel hekuri mbrapa shpinës. Udhëtimi
bëhej me autobuzë me dritare të errësuara me bojë. Këto mjete u bënë të
njohura në Istria me emërtimin si << karroca e vdekjës >>. Kur mbaronte
udhëtimi, të burgosurit vijonin me këmbë deri në buzë të greminës. Pasi
mberinin në prag të saj, kriminelët fillonin ekzekutimin duke gjuajtur me
një plumb nga pistoleta apo pushka, mbi kokën e viktimës së parë, i cili
duke rënë, tërhiqte mbas vetes edhe shokun e gjallë me të cilin qe i
lidhur. Ndonjërit i premtohej lirija në rast se do të ishte i zoti të
hidhej nëpër rëpirat e humnerës, por ata të paktit që arritën, përsëri u
hodhën në humnerën e tmerrshme.

Agonia e këtyrë fatkeqëve mund të zgjaste ditë të tëra dhe ulërimat dhe
thirrjet e tyre për ndihmë, i kishin dëgjuar banorët e zonës, por frika dhe
terrori që mbretëronte kudo, i pengonte t'iu afroheshin humnerave.

Asnjë nuk ndihej i sigurtë sepse kushdo mund të akuzonte dhe të ish i
akuzuar si << armik i popullit >> pa asnjë vështirsi. Lojë e një masakre
djallëzore, ku sejcili nuk e ndjente veten të sigurtë as edhe në shtëpinë e
tij.

Gjatë pushtimit sllav egërsia dhe barbaria e hedhësve në humnere, në raste
të ndryshme çoi deri edhe në supersticione. Mbasi mbaronin << punën >> me
viktimat, në humnere hidheshin qentë e zinj të gjallë, të cilët sipas një
besimi të lashtë sllav, do t'i pengonin shpirtërat e të vdekurve të
ngjiteshin, për të gjetur prehjen, (pas një varrimi kristian) dhe paqen e
përjetëshme.

*Përcaktimi i viktimave*

Ndërmjet viktimavë të zhdukura të Venecia-Xhulies dhe në Dalmaci, numërohen
jo vetëm ata që përfunduan në humnera, por edhe ata që u mbytën, u
pushkatuan, që u lanë të vdisnin gjatë rrugës, në burgje dhe kampet e
përqëndrimit. Më vdekje në humnera u prekën vetëm një pjesë e të rrëmbyerve
duke u bërë varri i qindra italianëve, por shumë të tjerë perfunduan në
kampet e çfarosjes dhe në varrezat e përbashkëta.

Numri i viktimave, sipas burimeve është shumë i ndryshëm. Nuk ka të dhëna
të sakta me qenëse në zonat e pushtuara nga ish Jugosllavija, shumë
regjistra civilë janë djëgur, për të fshehur të vërtetat e pakëndëshme.

Vështirsia për të mbledhur trupat, nga njëra anë dhe shkatërimi i arkivave
komunalë, nga ana tjetër, e bën shumë të vështirë, në mos të pamundur
përcaktimin e saktë të numrit të viktimave. Sipas Roberto Spazzali, ky
numër vërtitet rreth 4.500 - 5.000 njerëzve. Me këtë numër përputhet edhe
Raul Pupo. Sipas Luigi Papo, numri i përgjithshëm i viktimavë, nuk është më
i pakët se 16 500, nga burime të tjera numri i viktimave shkon deri në
20-30 mijë.

Një studim më i detajuar i Centro Studi Adriatici i publikuar më 1989 flet
për 10.137 viktima.

***

*Goli Otok*

Ishulli Calva apo Goli Otok, janë dy mënyra të ndryshme për të quajtur të
njejtin vend te cilin nga viti 1956 regjimi i Titos e ktheu në një ferr, në
një vënd torturash dhe të vdekjes.

Goli Otok është një shkëmb i madh në mes të detit, i thatë, i shkretë, që
përvëlohej prej diellit të verës dhe i rrahur prej shtrëngatave të ftohta
të dimrit. Një ngritje shkëmbore e lartë afro 230 metra, e vendosur në mes
të kanalit të Morlaccës, ndërmjet ishullit Arbe (Rab) dhe bregut dalmat.
Këtu Josip Broz Tito burgosi nga 1949 deri më 1956, më shumë së 30.000 të
dënuar politikë prej të cilëve afro 4.000 vdiqën për shkak të trajtimit
çnjerëzor që patën.

Ay që arriti të dalë, ishtë i shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht, i
çveshur nga çdo dëshirë për ribelim apo hakmarrje (*G. Scotti, Goli Otok
citato da D. Zandel, Gulag jugoslavo per soli comunisti, "La Gazzetta del
Mezzogiorno", 27 ottobre 2002.*)

(...) Ishte më mirë një muaj në Dachau, se sa një orë në Goli, pohoi italiani
Mario Bontëmpo, që kishtë qënë në të dyja kampet (*R. Morelli, E Tito
disse: inferno sia, "Il Corriere della Sera", 14 luglio 2002*).

Kush zbriste në Goli Otok siguronte një mirseardhje të tmerrshme: dy
rrjeshta paralele të të burgosurve që ulërinin sllogane titiste, ndërmjet
të cilëve i porsa-ardhuri kalonte nën goditjet e shkopinjve, shqelmave dhe
të pështyrave. I burgosuri që godiste, e dinte se po të tregonte më pak
egërsi, do të ishte rradha e tij të goditej prej të tjerëve.(* A. Berrini,
Noi siamo la classe operaia. I duemila di Monfalcone, Mi, Baldini Castoldi
Dalai, 2004, p. 93*)

Në kampet e përqëndrimit jugosllavë, fjala kyç ishtë << pendim >>. I penduari
është ay që pa asnjë lëkundje apo mëdyshje e kupton gabimin e tij dhe e
mbështet me entuziazëm linjën politike të Partisë jugosllave. Për të
vërtetuar pakthyeshmërinë e pendimit të tij, ai duhej të transformohej në
persekutues. Është ay, më shumë se të tjerët, që përkushtohet t'iu
shkaktoje vuajtje, atyre që akoma nuk janë penduar.

Është e pamundur të përshkruhet jeta në Goli, në këtë hapësirë të britmave
të vazhdueshme prej dhimbjeve, goditjeve të shkopinjve, të thirrjeve të
pandërprëra të parrullave, hymneve idiote të kënduara në kor, pa pushimin e
torturave. Jo, nuk është e mundur të përshkruhet një gjëndje e tillë,në të
cilën mijëra njerëz, të dëshpëruar, goditen dhe vriten midis tyre. Asnjë
njeri nuk mund të tregojë këto gjera pa provuar tmerrin dhe asnjë nuk mund
ta shprehe këtë tmerr. (*G. Pansa, Siamo Stati così felici, Milano,
Sperling & Kupfer, 1998, pp. 174-175.)*

Këtij skenari të tmershëmi i shtohen edhe dëshmitë e shkrimtarit dhe
akademikut Dragoslav Mihailovic dhe e një të burgosuri të kampit, Stipe
Govic, sipas të cilëve marshalli Tito kishte përgatitur plane të zhdukjes
së të burgosurve fatkeqë, duke u bazuar në hipotezën se sovjetikët kishin
menduar për të ndërhyrë e << dënuar >> shokët jugosllavë.

Përballe kësaj ndërhyrjeje të mundëshme sovjetike, që të gjitha objektet e
këtij ishulli të mallkuar, duhet të hidheshin në erë, duke zhdukur në këtë
mënyrë brënda natës, të gjitha dokumentet dhe të burgosurit e mbetur, në
kuadrin e << zgjidhjes finale >>.

***

*Spastrimi historiografik*

Sipas një pyetsori të realizuar më 2003 nga Eurispesne, bashkpunim me
"Liberal", me1000 studente të vitit të fundit të shkollës së mesme, 60% nuk
kishin dëgjuar kurrë të flitej për << hedhjen në gremina >>. Emri << foibe >>
ishte i panjohur për shumicën e nxënësve. Ata që pohuan së e kishin dëgjuar
të flitej për "foibe" dhe ju kërkua të shpjegonin së ç'farë dinë: 64,9% e
nxënësve nuk kanë dhënë përgjigje. Përfundimi që u arrit nga pyetsori qe
"se bëhej fjalë për ngjarje që janë trajtuar minimalisht në programet
shkollore, ndoshta edhe nga shkaku i vështirsive të mëdha të hasura në
sigurimin e të dhënave të qarta dhe të saktësuara mbi ngjarjen"

*Vitet e heshtjes*

Proçesi i pabesueshëm kolektiv, i heqjes së historisë, një "spastrim
historiografik " i vërtetë, filloi menjëherë pas mbarimit të luftës së dytë
botërore. Për dhjetra vjet, tragjedia e humnerave dhe zbimit të 350 mijë
italianëve u mbulua mbas një perdeje heshtje dhe mos-prekjes. Mund të
pohojmë me bindje, se vetëm në sajë të kujtesës dhe nismave të shoqatave të
refugjatëve xhuliano-dalmat e Lëvizjes Qytëtare Italiane, që këto ngjarje
dramatike u përcollën ndër vite dhe mbritën tek ne, ndoshta më së fundi për
sytë e të gjithë Italisë dhe Botës.

Është e qartë së kanë qënë të shumtë ata që kishin patur interes për ta
groposur këtë faqe të historisë të quajtur si të papërshtatshme.

E para, Partia Komuniste italiane, e cila dëshironte të ndalonte të hynte
në ndërgjegjen e popullit, idea se disa udhëheqës të saj i kishin dhënë një
mbështetje të heshtur autorëve të krimit të humneravë dhe zbimeve.

Por edhe shumë qeveri italiane të pas-luftës, të cilat për të mos u
përballur për disa probleme të sikletshme, preferuan heshtjen.

Vitë të tëra, për të folur për këtë problem, ka qenë pothuajse e pamundur,
sepse kushdo që tentonte ta bëntë, akuzohej për keq-dashje, revizionist ose
fashist, kështu që detyrohej të heshtë.

Ky qëndrim pati natyrisht ndërlikime të renda dhe përgjegjsi në fushën e
formimit. Mjafton të shikojmë se në librat e historisë, të tre brezave të
studentëve, nuk ka asnjë gjurmë të kësaj faqe tragjike të historisë.

Gjatë të gjithë këtyre viteve, heshtjes së teksteve të librave, u është
shoqëruar ajo e pjesës më të madhe të shtypit, më përjashtim të rasteve të
ralla si psh asaj lokale. Pjesa më e madhe e popullsisë italiane, e re apo
e moshës së mesme, u la e painformuar për faqen më tragjike të historisë
moderne të Vendit tonë.

Politika, për vite të tëra, në të njejtën mënyrë e ka anashkaluar çështjen
dhe vetëm më 1959, për krimin në Basovizza u përurua nje monument në
shoqërinë vetëm të autoriteteve civile, ushtarake dhe fetare lokale.

Në Gorica, Lapidari me emrat e 665 viktimave të ditur, u ngrit vetëm në
vitin 1985

Dhe u desh të kalonin 40 vjet që një President i Republikës italiane të
kryente homazhin e parë zyrtar.

Vetëm me rënjen e komunizmit më 1991, Francesco Cossiga vë një lule në
Basovizza dhe vetëm në 1992 ky vënd u njoh si Monument Nacional.

Edhe në Gjyqsorin italian, pavarsisht krimeve të shumta të kryera gjatë
disa dhjetvjeçarëve, nuk u hap me vite asnjë hetim për të hedhur dritë mbi
genocidin ndaj popullit italian në tokën italiane, i kryer si në kohë të
luftës edhe të paqes. Përpjekjet e para të hetimit dhe proçeset e para për
të zbuluar autorët e këtyre masakrave u bënë vetëm në vitet 90.

*Përgjegjësia politike dhe heshtja e Aleatëve*

Për të mos armiqësuar Jugosllavinë, që në kohën e kulmit të luftës së
ftohtë bëntë pjesë në "Vëndet e pa-angazhuara", amerikanët sikurse edhe
aleatët e tyre, nuk bënë hetime për çfarë kishin kryer jugosllavët gjatë
luftës dhe as shkruan, kur po këta autorë, vijuan edhe pas mbarimit të saj.
Nevoja thelbësore për Aleatët qe, për ta përdorur Jugosllavinë si
"vënd-jastëk" ndërmjet dy blloqeve dhe për t'ia kundërvënë hegjemonisë
sovjetike në Ballkan, gjë që çoi në zgjidhje shumë të vështira, për të
cilat mijëra italianë i paguan mbi kurrizin e tyre.

Do të ishte shumë e vështirë, të arrihej t'iu shpjegohej opinionit botëror
se për çfarë arësyeje Aleatët, megjithëse e dinin për spastrimin etnik që
po bëhej në Venecia-Xhulia, nuk ndërhyne për ta mënjanuar apo për t'i dhënë
fund kësaj kasaphane të tmershme.

Dhe nuk qe vetëm kjo. Aleatët i dorëzuan Marshall Titos, ashtu sikursë bënë
edhe me Stalinin, dhjetra mijë refugjatë, civilë dhe ushtarakë, që ikën nga
vete rusët, duke i çuar drejt fatit të tyre tragjik.

Këta të fundit në fakt, pasi mundën më shumë vështirësi ta kalojnë kufirin
dhe t'i shmangeshin persekutimeve komuniste, u masakruan barbarisht, një
ndihmesë e paçmueshme për Titon dhe Stalinin, nga ana e anglo-amerikanëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch