Home » Lajme » Një javë grevë urie e përfaqsuesve të IGFM-së në Kumanovë

Një javë grevë urie e përfaqsuesve të IGFM-së në Kumanovë

  Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Kumanovë (IGFM) u bën thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa konkret në drejtim lirimit të këtyre të burgosurve në Maqedoni  të dënuar pa kurrfarë dëshmi relevante, ose më së paku të kthehen këto lëndë në rigjykim

    Ka vazhduar sot dita e shtatë  e grevës së urisë  në zyrat e Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Kumanovë (IGFM-së), ku  në grevë po solidarizohen edhe të afërm të të dënuarve të Brodecit, Manastirit, Shkupit e Kumanovës, duke kërkuar drejtësi nga organet shtetërore. Gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar dukshëm, sidomos e kryetarit të IGFM-së në Kumanovë, Idriz Sinani, për shkak të problemeve të theksuara me veshkët.
Disa  herë për shëndetin e grevistëve vullnetarisht është përkujdesur mjeku Fatmir Hasani nga fshati Sllupçan bëjnë të ditur grevistët të cilin dhe e falënderojnë. Përmes një telegrami, grevsitët i ka përkrahur bordi ndërkombëtar i IGFM-së dhe posaçërisht kryetari i forumit në Gjermani, z.Karl Hafen, i cili u ka bërë thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare që menjëherë të ndërmarrin masa për tejkalimin e kësaj gjendjeje dhe të çohet drejtësia në vend.
Grevistët janë vizituar nga kreu i BFI-së, h.Sulejman ef.Rexhepi, zëvendësavokati i Popullit, Naser Veseli, kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri, etj. Grevistët për çdo ditë po ashtu vizitohen nga shoqata të ndryshme vendore dhe aktivistë, të cilët po solidarizohen me grevistët si dhe gazetar nga Maqedonia e Lugina e Preshevës.

Grevës do t’i bashkëngjiten edhe familjarë të tjerë të të dënuarve të pafajshëm ka bërë të ditur Idriz Sinani kryetar i IGFM-së i cili ka marrur përkrahje edhe nga studentët për mbështetje me anë të protestave në mbarë vendin. Ndërkaq IGFM u bën thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa konkret në drejtim lirimit të këtyre të burgosurve të dënuar pa kurrfarë dëshmi relevante, ose më së paku të kthehen këto lëndë në rigjykim.
Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) në Maqedoni grevën e ka filluar më 19 shtator.

 

 Rastet për të cilat protestohet me grevë urie, janë:

 

1. Rasti i Brodecit – ku njerëz të pafajshëm po mbahen në burg, kurse fajtorët në liri.
2. Rasti i Rexhail Qerimit nga fshati Opajë i Kumanovës, Agim Islamit nga Cairi i Shkupit, dhe Almir Derlanjin nga Shkupi të cilët më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm për gjoja vrasjen e një pjesëtari të njësitit policor “Alfa”.
3. Rasti i Harun Aliut- i cili pasi u dënua me burg të përjetshëm u ekzekutua nga policia në mënyrë shumë misterioze e pa gjyq, si dhe dënimet me burgim të përjetshëm të Ismail Etemit dhe Bashkim Bajramit, lidhur me gjoja vrasjen e një polici në Shkup.
4. Dënimet me burg të përjetshëm të Nehad Sulejmanit dhe Suad Jusufit nga Shkupi, lidhur me një vrasje të kryer në cilësinë e hakmarrjes ndaj dy maqedonasve,
5. Rasti i Manastirit – ku dy vëllezërit Klenja u dënuan me nga 10-12 vjet pa kurrfarë provash.
6. Rasti i Sopotit – i cili tani ndodhet në rishqyrtim dhe presim lirimin e tyre të pafajshëm, duke kërkuar që për të dëmtuarit shteti të paguajë dëmshpërblim.
7. Rasti i Bajrush Sejdiut – në mesin e shumë rasteve ku biznesmenët e suksesshëm shqiptarë janë cak sulmi i organeve maqedonase.
8. Presioni ndaj medieve – sulmi i ashpër policor ndaj Tv A1 dhe tri gazetave të pronarit Velija Ramkovski, si dhe mbyllja e shumë mediave tjera private dhe largimi i gazetarëve nga puna.
9. Mosrregullimi i statusit të shqiptarëve pjesëmarrës në konfliktin luftarak të 2001-shit.
10.Diskriminimi në dhënien e shtetësisë së shqiptarëve të Maqedonisë, diskriminimi në arsim, kulturë e.tj

Rijad Demiri

Com/videoamy1 why not try here related tags 5-minute film festival, classroom technology, field trips 4

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch