Home » Lajme, Ndërkombëtare » Një kamion mbyti pesë qytetarë dhe plagosi ahumë të tjerë në Stokholm të Suedisë

Një kamion mbyti pesë qytetarë dhe plagosi ahumë të tjerë në Stokholm të Suedisë

Goteborg, 7 prill

Nga: XHAVIT ÇITAKU

Agjencia e lajmeve TT dhe të gjitha mediat suedeze në qendër të vëmendjes kanë ngjarjne shumë të tmerrshme  që ndodhi në qendër të Stokholmit. Në të vërtetë, një kamion, i cili pohohet se ishte vjedhur, ishte drejtuar me shpejtësi në rrugën “ Mbretëresha” ku kishte shumë qytetar dhe me këtë rast sipas policisë vdekjen e kanë gjetur tre veta ndërsa kanë mbetur edhe shumë të tjerë të lënduar. Mirëpo, sipas lajmeve të Radio televizionit që drejtpërsëdrejti po i paraqet nga vendi i ngjarjes thuhet se vdekjen e kanë gjetur pesë qytetar të pafajshëm. Burimet e policisë theksojnë se vetëm dyshojnë se ky mund të jetë një sulm terrorist. Nga pamjet që tash mund të shihen në mjetet e këtushme të informimit shihet se në atë moment ishte krijuar një kaos  që kishte tmerruar të gjithë ata qytetar që në atë moment gjendeshin afër sulmit. Ndërkaq, Kryeministri suedez se të gjitha të dhënat e deritashme tregojnë se ky ishte një sulm terrorist. Metroja dhe të gjitha rrugët që shpijnë për në qendër të Stokholmit janë të mbyllura. Shihen shumë policë të armatosur rëndë dhe i rekomandojnë qytetarët që mos të dalin përjashta pa ndonjë nevojë të madhe. Po ashtu, spitalet e kryeqytetit janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po ofrojnë shërbimet e nevojshme për të gjithë ata që kërkojnë ndihmë.

Ishte përhapur lajmi se terroristi që drejtoi këtë kamion kishte shtënë me armë, mirëpo burimet e policisë pohojnë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se deri me tash nuk është arrestuar askush për këtë krim të rëndë kundër jetës së qytetarëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch